Lidhu me ne

Radar

Rita, ora që e kurdis Veliaj

Rita Ora mbështet Erion Veliajn për Tiranën: E dimë që ti i pëlqen sfidat,  ne kemi nevojë për energjinë tënde – Balkanweb.com – News24

Nga Agim Xhafka

Bash në kulmin e fushatës për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë së Tiranës, këngëtarja e famshme Rita Ora i bën Erion Veliajt, kandidatit lejla, një përshëndetje publike. Dhe jo urim për shëndet a për familjen, por reklamë për zgjedhjen e tij, ndikim te fansat e saj që votën t’ia japin këtij njeriu se ai i pëlqeka sfidat dhe sipas Ritës kemi nevojë për energjinë e tij.

Shkurt, kjo vajzë që quhet Rita, që famën e ka nga talenti i vet, që është artiste me emër të madh, kurdiset nga Erion Veliaj tamam si sahati i gjyshit tim. E ndërsa në TV jepej me titra ky urim -reklamë, poshtë pallatit dëgjoja: “Hajde erdhi boti me ujë Selite!”. Përballë po na ngrihet një kullë që ma rrëmbeu atë pak diell që më përshëndeste dhe te lokali i Nebiut vazhdon tallavaja deri në sabah.

Rita jeton në Londër. S’e ka fjalën, i duhet energjia e Lalit për Anglinë. E ka që të them ca fjalë t’i bëj qokën Veliajt se do më duhet. Pa do bëj ndonjë koncert, pa do më duhen ca favore, pa mbase do bëhem investitore strategjikë në një copë bregdet, pa ky djalë do ma shpërblejë mbështetjen, etj, etj.

Dhe si Rita, ky Lali këto ditë ka kurdisur plot këngëtare e artistë. Të gjithë nuk shohin kullat, trafikun tmerr, parkimin beter, ajrin që po na çon në ferr. Por thurin lavde krundesh.

Si atë mot, kur popullin e pushtoi uria e Enveri, si Lali sot, ia gjeti anën të sajojë një çmim nga Meksika sikur ishim banorët më të ushqyer të globit.

O ju vajza artiste, që ju dua shumë e do na duheni edhe për nesër, votoni moj për cilin të doni. Jeni të lira, fare të lira. Por kurdisuni sipas bindjes suaj. Dhe një këshillë të sinqertë; gjeni fjalë të matura kur shpreheni. Që nesër mos skuqeni, mos t’u vijë turp nga vetja e në skena të dilni krenare…

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar2 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar2 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet2 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix2 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore2 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook