Mix
Kanye West shfaqet i veshur me streçe (Foto)
![](https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2023/05/640-0-1683289560xkanye-807.jpg)
Nëse keni menduar se i keni parë të gjitha ‘ngjyrat’ e reperit Kanye West, e keni gabim! Reperi ka tërhequr sërish vëmendjen me look-n e tij teksa është parë në shoqërinë e partneres së tij 28-vjeçare, Bianca Censori në rrugët e Los Anxhelos.
Reperi dhe stilisti i njohur shihet i veshur me një palë streçe ngjyrë gri dhe një xhaketë sportive të Manchester United.
![](https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2023/05/640-0-1683291232xkanye2-168-300x387.jpg)
Ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen në veshjen e tij ishin një palë pantofla me shuall shumë të hollë që jepnin përshtypjen sikur reperi nuk kishte veshur këpucë.
Ndryshe nga reperi, partnerja e tij Censori është shfaqur e veshur me ngjyra më të hapura, një palë streçe ngjyrë bezhë dhe një bluzë.