Lidhu me ne

Aktualitet

Nuk është betejë për gjoksin e Çiljetës, por për cilesinë e jetës

Andi Bushati

andi bushati zgjedhjet

Fushata e gërditshme e Erion Veliajt për të vënë në rresht personazhe të njohur të estradës, të cilëve u ka sponsorizuar shfaqet apo koncertet, ka futur njëkohësisht në kurth si mediat, po ashtu dhe një pjesë të madhe të publikut. Disa merren me mercenarët artistikë që ndryshojnë kamp sipas pushtetit të radhës, disa me amoralitetin e vipave që këndojnë sipas kërkesës së pagatorit, ndërsa të tjerë kanë degraduar deri në zënka se kur ishte më joshëse Çiljeta: me format e bëshme që shfaqte përkrah Salës, apo me mpakjen plastike të periudhës së Lalit. Kjo e fundit ishte ftuar madje një emision për të përligjur transformimin e saj politik, ku i shpjegonte një intervistueseje me nivel IQ të ngjashëm me të sajin, se pasioni për Erionin i kishte shpërthyer në kulmin e një tragjedie familjare. 

Debilizimi i debatit në pikën se kujt ia kushtoi këngën e radhës, njeriu që urren librat, Ermal Mamaqi, apo se cilit do t’ia ofrojë Topi, Luisin, që mban peng prej muajsh, ka bërë që të margjilalizohen problemet reale bashkë me gazetarinë e mirëfilltë që i ngre ato. 

Një shembull krejt të ndryshëm dha këtë fundjave emisioni “Piranjat”. Ai kishte marrë përsipër të testonte ndotjen e ajrit në Tiranë, një gjë për të cilën flet shumëkush, por që mbi shpinë e vuajnë vetëm mbarësit e sëmundjeve të rënda apo ata që humbasin jetën. Duke qenë se prej vitit 2016, kohës kur Veliaj miratoi panin urbanistik të betonizimit të qytetit, Agjensia e Mjedisit e ka ndërprerë matjen që bënte rregullisht në kryeqytet, “Piranjat” pajtuan një kompani italiane që vuri 20 matësa në pika të ndryshme nevralgjike të Tiranës.

Rezultatet e nxjerra nga laboratori i përtej Adriatikut janë alarmante.

Ato përputhen me të gjitha studimet që flasin për shtimin e sëmundjeve të frymëmarrjes apo atyre kardiovaskulare. Ato shkojnë sinkron me përfundimet e Agjensisë Evropiane të Mjedisit, se këtu, humbja e jetëve për shkak të ndotjes së ajrit është e barabartë me atë të vdekjeve nga Covid 19. Ato përputhen me konstatimet se cilësia e keqe e karburanteve dhe lejet marramendëse të ndërtimit, që jo vetëm ndosin ambientin por përqëndrojë popullsinë në një hapsirë të ngushtë, janë shkaqe të këtyre sëmundjeve që i paguajmë jo vetëm me jetë, por edhe financiarisht, me shpenzime shëndetësore.

Raste si ky, duhet të na shërbenin për të ngritur disa pyetje: A duhet rritur kontrolli mbi oligarkët e naftës? A i duhet thënë ‘ndal’ ndërtimit në Tiranë, ashtu sikurse propozon kandidati i vetëm i pa kapur Arlind Qori? A nuk duhet bërë kjo në favor të parqeve dhe hapësirave të gjelbërta? Ç’kafshëri ndodhi që trashëguam 5.2 metra katror gjelbërim për banor nga koha e Enverit dhe kemi përfunduar vetëm me 0.7 m2 për secilin nga ne? A duhet kufizuar radikalisht trafiku në qendër? A duhet taksuar deri në pamundësi biznesi i ndërtimit? Ç’të bëjmë për betonizimin që kap si vlerë deri në 90% të territorit dhe që gjatë të nxehtit të verës i rrit minimalisht në shtatë gradë temperaturat që tregon stacioni meteorologjik?

Ky do të ishte p.sh. një debat real për qytetin, banorët, politikat, zhvillimin e tij, për jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Fatkeqësisht kjo mundësi për shkëmbim idesh është mposhtur nga propaganda idiote e 1 milion pemëve që nuk shihen askund, nga ca palaço që Veliaj i përdhunon moralisht duke i nxjerrë xhiro nga liqeni, nga fidanët e mbjella prej vipash që qëndrojnë me taka mbi pleh dhe prej lumit të thirrjeve në instagram për njeriun që ka shndërruar Tiranën.

Në fakt, ai është vrasësi i saj i ngadaltë. 

Prandaj, sado i shpifur apo i neveritshëm të jetë ky spektakël ai duhet anashkaluar me çdo çmim. Problemi real i këtij qyteti nuk janë as rekrutimi i këngëtareve që ndajnë shtratin me bosët e drogës, as mercenarët e huaj që rikthehen për beteja një ditore në Shqipëri. Erion Veliaj mund të jetë i dëmshëm për talentin korruptues që ka, por ai është vrastar për atë që po i bën qytetit. Ai duhet shikuar vetëm nga ky prizëm. Sepse debatin për gjoksin e Çiljetës, këngën e Ermalit, apo banalitetin e Noizit do ta harrojmë shpejt, por qelizat e imta në mushkëritë tona do të mbeten aty për sa të kemi jetë. 

MË TEPËR

Radar2 orë më herët

Rusmali është kriminel elektoral, ka urrejtje sepse është shkarkuar për korrupsion

Berisha: Rusmali është kriminel elektoral, ka urrejtje sepse është shkarkuar për korrupsion Kryetari demokrat, Sali Berisha, vazhdoi akuzat ndaj Ilir...

Mix2 orë më herët

Harrison Ford: Mund të kisha qenë prind më i mirë

Në moshën 80-vjeçare, ikona e Hollivudit, Harrison Ford, reflekton mbi mundësinë e tij për të qenë një prind më i...

Mix9 orë më herët

Si të kuptojmë nëse mishi që blejmë është i freskët…

Mishi i freskët në dyqane mund të jetë i vështirë për t’u identifikuar, veçanërisht nëse është i bluar. Megjithatë, ju...

Mix9 orë më herët

Sa është euro sot, po dollari ?!

Këmbimi valutor/ Me sa shiten dhe blihen dollari dhe euro. Çfarë ndodh me monedhat e tjera Kursi zyrtar i këmbimit...

Mix9 orë më herët

Bryan Cranston: Do largohem nga aktrimi

Bryan Cranston tashmë mund të imagjinojë se si do të duket jeta në vitin 2026, duke i thënë GQ se ai dhe...

Radar9 orë më herët

Tashmë i Papërshtatshëm për të ndërmjetësuar diçka mes Serbisë dhe Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar sot në një intervistë për “France24” se një ndër arsyet pse ka aktualisht...

Radar10 orë më herët

Lëreni të zvarritet këtë!

Në PD-në e vogël me vulë kanë ndodhur ca sherre. Ka hyrë Lulzim Basha me ca të hurit e të...

Mix10 orë më herët

Origjina e masturbimit

Biologët evolucionarë kanë gjurmuar origjinën e masturbimit tek paraardhësit e njeriut dhjetëra miliona vjet më parë. Gjetjet dolën nga ajo...

Kryesore10 orë më herët

Plani i Bashës për zgjedhjet 2025: Do që të bëhet deputet dhe të hyjë në qeveri me Ramën

Fotomontazh: Sejamini-Basha Analisti Neritan Sejamini deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se plani i Bashës që ka nisur me rizgjedhjen në...

Mix10 orë më herët

Jennifer Aniston zbulon komplimentin që urren të dëgjojë: Nuk e duroj dot

Jennifer Aniston ka marrë komplimente të panumërta gjatë gjithë karrierës së saj, por së fundmi ka shprehur “neveri” për diçka...

Facebook