Lidhu me ne

Kioske

Analiza e Lubonjës: Si u blenë zgjedhjet dhe pse PS mori Shkodrën

Lubonja

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se rezultati i zgjedhjeve të 14 majit ka ardhur si pasojë e një blerjeje masive të votës. Në emisionin “Open” në News24, ai tha se nuk është normale që në një shtet demokratik një parti që qeveris për një kohë kaq të gjatë, në vend që të ezaurohet, rritet në përqindje në raport me kundërshtarin.

Lubonja shtoi se deklaratat e kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës në lidhje me mos-financimin e bashkive të djathta e bën atë të jetë edhe më keq se një drejtues i një vendi autokrat, duke e krahasuar me presidentin rus Vladimir Putin dhe homologun e tij turk Rexhep Taip Erdogan.

“Intuitivisht i kam mëshuar tezës sime që ky është një regjim që nuk rrëzohet me votë, pikërisht sepse është regjim. Nuk është Shqipëria një shtet ku dikush bën arbitrin e nuk ndërhyn në luftën e partive. Këtu jemi në një shtet të kapur nga një parti nëpërmjet grushti shteti gradual të bërë nga Rama.

Vetë rezultati i këtyre zgjedhjeve, nuk është rezultat demokracish. Ashtu siç nuk është rezultat demokracish që një forcë që ka qeverisur për kaq kohë, rritet në përqindje në raport me kundërshtarët.
Sa i përket Shkodrës, aleati kryesor që i dha fitoren PS-së është Tom Doshi me mbi 20% të votave që ka marrë Beci, mbase edhe më shumë. Këtu ka shumë probleme. Doshi është një parti Social Demokrate që nuk e kemi parë kurrë në fushatë të thotë një fjalë e aq më tepër të mbrojë interesat e punëtorëve.

E konsiderojnë oligark madje edhe “non grata”. Jemi në zgjedhje që rezultati u justifikua me një fushatë që u fokusua tek “non grata” e Berishës. Si mund të mos dyshoj si janë këto vota, të marra me meritë, kur nuk dimë meritën e kësaj partie. Ka pasur blerje masive të votës. Nëse bëhen të gjitha këto, një shtet që punon si parti shtet, kur policia gjurmon kundërshtarët ndërkohë këtyre u jep krahë sepse “jeni tanët”.

Një kryeministër në asnjë vend të botës, edhe në vendet autoritare, as Erdogani dhe Putini nuk e bëjnë këtë, që të thonë s’do merrni asnjë lek po votuat kundërshtarët. Nuk e besoj që shqiptarët janë aq budallenj sa kur dëgjojnë të gjithë këto, të japin votën me kaq entuziazëm”, – tha Lubonja. /BW

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

Ja cilat ushqime kanë magnez

13 ushqime që përmbajnë nivel të lartë magnezi Personat me diabet tip 2, tension të lartë të gjakut ose sëmundje...

Mix6 orë më herët

Vokswagen nuk është më konkurrues, nisin shkurtimet

Volkswagen ka nisur shkurtimet e punonjësve, pasi nuk rezulton më konkurruese. Programi i kursimit prej 10 miliardë eurosh (10.9 miliardë...

Mix6 orë më herët

Horoskopi për nesër

Dashi: Këtë javë, vendosmëria dhe përpjekjet tuaja nuk do të kalojnë pa u vënë re, gjë që mund të përkthehet në...

Mix6 orë më herët

Makina më e mirë e 2024/ Nga BMW seria 5 tek Toyota C-HR, 7 finalistet në garën e fortë

Me shpalljen e 7 finalistëve ka nisur numërimi mbrapsht për dhënien e një prej çmimeve më të rëndësishme në sektorin...

Mix6 orë më herët

Çorba e Hasit, receta tradicionale shqiptare trashëguar ndër shekuj

Çorba e Hasit është një ndër recetat më të vjetra, të trashëguara brez pas brezi të kuzhinës shqiptare, specialitet i...

Mix3 ditë më herët

Infeksionet e veshit, faktet dhe zgjidhjet e mira natyrale

Infeksionet e veshit kanë tendencë të ndodhin më shumë në vjeshtë dhe në dimër sepse problemet shëndetit, si të ftohtit...

Mix3 ditë më herët

3 lloje të ndryshme të dhimbjeve të fytit/ Mënyra më e mirë për të trajtuar secilën prej tyre

Foto ilustruese Nëse keni një rast të dhimbjes së fytit, kjo mund të nënkuptojë se është e dhimbshme për të gëlltitur,...

Mix3 ditë më herët

Shkrimi origjinal i David Bowie për dy tekste këngësh del në ankand për 100 mijë paund

Fleta me tekstin e David Bowie që ka dalë në ankand Fleta e teksteve të shkruara me dorë të këngëtarit...

Mix3 ditë më herët

Gigi Hadid reagon sërish për Palestinën

Modelja Gigi Hadid, me prejardhje nga Palestina ka shprehur swrish mbështetjen për vendin e saj pas sulmeve nga qeveria Izraelite....

Mix3 ditë më herët

A e dini sa kushton një veshkë, mëlçia apo zemra? Ja lista e plotë me çmimet e organeve të trupit

Nuk është praktikë e pa dëgjuar transplanti i organeve. Mirëpo gjetja e organit, e aq më tepër përputhshmëria e tij...

Facebook