Lidhu me ne

Mix

Myku i shkaktuar nga antibiotikët, pse ndodh dhe çfarë duhet të bëni në shtëpi

Myku i shkaktuar nga antibiotikët, pse ndodh dhe çfarë duhet

Kur mjeku ju jep antibiotikë, kryesisht receta shoqërohet edhe me medikamente kundër mykyt, veçanërisht të gojës.about:blank

Myku i gojës shkaktohet nga një lloj kërpudhe e organizmit, që njihet si candida albicans. Edhe pse në pamje duket shumë e rrezikshme, ajo është e trajtueshme edhe përmes ushqimeve të duhura.

Në këtë artikull të AgroWeb.org, do të lexoni pikërisht për shkakun kryesor të mykut të gojës; antibiotikët.

Si shfaqet myku i gojës?

Arsyeja pse antibiotikët shkaktojnë myk oral është e thjeshtë për t’u kuptuar, nëse lexoni se si rritet dhe shumohet candida albicans.

Kjo lloj kërpudhe e organizmin gjendet në sistemin tretës. 70% e njerëzve e kanë në florën e tyre bakteriale.

Edhe pse kjo shifër mund të duket e lartë, përgjithësisht candida nuk është e dëmshme për organizmin, pasi mbahet nën kontroll nga bakteret e tjera.

Në 50 % të njerëzve kjo kërpudhë gjendet edhe në gojë, edhe pse gjithsesi nuk përbën rrezik.

Problemi i vërtetë ndodh kur ky organizëm i vogël shumohet në mënyrë të shpejtë.

Ky fenomen ndodh për shkaqe të ndryshme, që nga antibiotikët deri të një ushqyerje e gabuar ose higjenë jo e mirë e gojës.

Si e shkaktojnë antibiotikët mykun e gojës?

Siç u përmend më lart nga AgroWeb.org, balanca kimike në gojë është thelbësore për të mbajtur nën kontroll kolonitë e organizmave që shkaktojnë myk.

Antibiotikët ndikojnë negativisht duke eleminuar pikërisht bakteret që mbajnë në kontroll këtë mikroorganizëm të mykut.

Duke marrë antibiotikë për disa ditë vetëm një ose dy herë në vit, kjo i lejon organizmat e shëndetshme në gojë të rekuperojnë dhe të krijojnë përsëri balancën e tyre.

Duke marrë antibiotikë shpesh, ju rrezikoni të reduktoni organizmat e shëndetshëm në sistemin tretës dhe në gojë, aq sa candida do të rritet dhe shtohet shumë. Kur kjo ndodh, ju vëreni pikat e bardha në gjuhë që janë shenjat tipike të mykut të gojës.

Çfarë mund të bëni?

Për të evituar këtë situatë, është mirë të merrni sa më shumë probiotikë në kohën kur merrni antibiotikë. Këtu përfshihen kosi, djathi, por edhe suplementët e probiotikëve që gjenden në farmaci.

Po ashtu rekomandohet të mos merrni antibiotikë shumë shpesh, pra më mirë të merrni një kurë më të gjatë se dy kura të shkurtra brenda pak javësh.

Kjo sepse duke marrë një kurë dy herë, antibiotikët do të sulmojnë dyfish bakteret më rezistente, dhe herën e dytë mbase mjeku do t’ju japë antibiotikë edhe më të fortë se herën e parë.

Kjo do ta shtojë rrezikun për myk.

Lexoni më poshtë nga AgroWeb.org disa këshilla për trajtime në kushtet e shtëpisë:
Lajini dhëmbët me furçë të butë në mënyrë që të mos acaroni gojën

Mos përdorni solucione të lëngshme për larjen e gojës, përveç rasteve të rekomanduara nga mjeku

Kujdes me nivelin e sheqerit në gjak, nëse vuani nga diabeti,

Mund të përdorni një përzjerje uji me kripë për të pastruar gojën. Tresni gjysëm luge çaji me kripë në një gotë ujë në ngrohtë dhe me të shpëlani gojën herë pas here.

Hani kos sa më natyral gjatë kohës që merrni antibiotikë. AgroWeb.org ju rekomandon kosin e bërë në shtëpi. Kosi ju ndohmon për balancimin bakterial të organizmit.

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook