Lidhu me ne

Kryesore

Zgjedhjet lokale, Berisha: Rama ka vendosur diktaturën më të keqe. Rikthimi i votës së lirë të qytetarëve është misioni ynë

Zgjedhjet lokale, Berisha: Rama ka vendosur diktaturën më të

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur në panelin e konferencës “Revolta e Spaçit, 50 vjet- kujtesë kundër harresës” për zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Berisha u shpreh se sot Edi Rama nuk mund të vendosë diktaturë klasike ashtu si në kohën e etërve të tij, por shtoi se në shumë aspekte ai ka vendosur më të keqen e diktaturave me banda.

Ai tha se në zgjedhjet që u mbajtën ditën e dielë, banditët e qeverisë kërcënuan me jetë dhe u treguan tytën e revoles njerëzve të lirë për fajin e vetëm se donin të votonin të lirë.

“Sot, Edi Rama nuk mund të vendosë një diktaturë klasike, siç ishte diktatura e etërve të tij. Por, në shumë aspekte, ai ka vendosur në Shqipëri një lloj diktature, më të keqen e të gjitha diktaturave. Forma më e keqe e diktaturave është diktaturave e bandave, që ka një kryebandit.

Janë të freskëta ngjarjet e ditës së diel, kur banditë të qeverisë kërcënuan me jetë, u treguan tytën e revoles njerëzve të lirë, për fajin e vetëm se do votonin të lirë. Se po organizonin një proces, që është detyrim kushtetues. Më keq se në një diktaturë ideologjike, dita e diel dëshmoi një shkrirje të plotë të Policisë së Shtetit me bandat.

Nga Lezha, më vinin telefonatat, më dërgoheshin videot se si banditët kalonin nga Blinishti në një zonë tjetër, por gjithnjë të shoqëruar nga policia. Pra, u ndala në këtë koment për të theksuar se rikthimi i të drejtës së votës së lirë të qytetarëve shqiptarë është misioni i të gjitha misioneve sot, për të gjithë ata që besojnë se vota e lirë është origjina e të drejtës dhe ligjit, është e tregut të lirë, është themeli i lirive dhe dinjitetit.

Sot, krahas një farse zyrtare, shikoni se si propaganda dhe mediat janë në garë, se si të fshehin këtë farsë, se si ta maskojnë atë.

Nuk ka tipar më të qartë të një regjimi diktatorial të bandave se kjo që ndodh. Është rasti që të gjejmë frymëzim, është rasti të përmbushim detyrimet tona, përndryshe pas tetë vitesh do kenë ikur edhe 1 milion tjetër shqiptarë dhe nuk do merret vesh kush mbetet.

Edhe njëherë dua të shpreh nderimin tim më të thellë për heronjtë e Spaçit, për familjet e tyre dhe për të gjithë ata shqiptarë dhe familjet e tyre që kaluan në diktaturën komuniste kalvarin më të egër që Europa ka njohur ndonjëherë në regjimin, të cilin e krahasuan me të drejtë si regjimi i Hitlerit të Europës pas luftës”, tha Berisha.

MË TEPËR

Radar2 orë më herët

Rusmali është kriminel elektoral, ka urrejtje sepse është shkarkuar për korrupsion

Berisha: Rusmali është kriminel elektoral, ka urrejtje sepse është shkarkuar për korrupsion Kryetari demokrat, Sali Berisha, vazhdoi akuzat ndaj Ilir...

Mix2 orë më herët

Harrison Ford: Mund të kisha qenë prind më i mirë

Në moshën 80-vjeçare, ikona e Hollivudit, Harrison Ford, reflekton mbi mundësinë e tij për të qenë një prind më i...

Mix9 orë më herët

Si të kuptojmë nëse mishi që blejmë është i freskët…

Mishi i freskët në dyqane mund të jetë i vështirë për t’u identifikuar, veçanërisht nëse është i bluar. Megjithatë, ju...

Mix9 orë më herët

Sa është euro sot, po dollari ?!

Këmbimi valutor/ Me sa shiten dhe blihen dollari dhe euro. Çfarë ndodh me monedhat e tjera Kursi zyrtar i këmbimit...

Mix9 orë më herët

Bryan Cranston: Do largohem nga aktrimi

Bryan Cranston tashmë mund të imagjinojë se si do të duket jeta në vitin 2026, duke i thënë GQ se ai dhe...

Radar9 orë më herët

Tashmë i Papërshtatshëm për të ndërmjetësuar diçka mes Serbisë dhe Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar sot në një intervistë për “France24” se një ndër arsyet pse ka aktualisht...

Radar10 orë më herët

Lëreni të zvarritet këtë!

Në PD-në e vogël me vulë kanë ndodhur ca sherre. Ka hyrë Lulzim Basha me ca të hurit e të...

Mix10 orë më herët

Origjina e masturbimit

Biologët evolucionarë kanë gjurmuar origjinën e masturbimit tek paraardhësit e njeriut dhjetëra miliona vjet më parë. Gjetjet dolën nga ajo...

Kryesore10 orë më herët

Plani i Bashës për zgjedhjet 2025: Do që të bëhet deputet dhe të hyjë në qeveri me Ramën

Fotomontazh: Sejamini-Basha Analisti Neritan Sejamini deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se plani i Bashës që ka nisur me rizgjedhjen në...

Mix10 orë më herët

Jennifer Aniston zbulon komplimentin që urren të dëgjojë: Nuk e duroj dot

Jennifer Aniston ka marrë komplimente të panumërta gjatë gjithë karrierës së saj, por së fundmi ka shprehur “neveri” për diçka...

Facebook