Lidhu me ne

Kryesore

“500 mijë shqiptarë votuan opozitën”, Berisha: Nuk ka zgjedhje të lira me Ramën

“500 mijë shqiptarë votuan opozitën”, Berisha: Nuk ka

Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka deklaruar zgjedhjet e 14 majit ishin të blera nga qeveria. Kryedemokrati u shpreh se në këto zgjedhje më shumë se çdo herë e gjithë qeveria qendrore, e gjithë qeveria vendore, u shndërruan në një makineri mafioze elektorale.

Ata që besojnë se kjo blerje masive e votës mund të kapërcehet me frymë, mashtrojnë veten. Ata besojnë se Edi Rama bën zgjedhje të lira dhe pranon rotacionin. Detyrimi për të mbrojtur votën e lirë të shqiptarëve më shtyn të flas para jush: me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira.”

Në këto zgjedhje, më shumë se në çdo zgjedhje tjetër në 32 vite, e gjithë qeveria qendrore, e gjithë qeveria vendore, u shndërruan në një makineri mafioze elektorale. Përballë garonin 61 kandidatë, në 61 bashki të vendit, të cilët u votuan nga 510 mijë qytetarë dhe patën zero financime nga financat publike të narkoshtetit shqiptar.”

“Ata të cilët injorojnë këtë realitet, si realitet të papajtueshëm me çdo standard të votës së lirë, ata janë anëtarë të mafies së narkoshtetit ose kanë probleme me veten e tyre. Unë do mbroj votën e lirë!”

“Për rikujtesë, pas ardhjes në pushtet në vitin 2005, në zgjedhjet e vitit 2009, firmosa një vendim ku ndaloja të gjithë zyrtarët, përfshi kryeministrin, që të përdorin për fushatë mjete apo burime zyrtare. Ambasadorja Glover kryesonte vëzhgimin e zgjedhjeve të vitit 2009. Ajo shkruan se ky urdhër i kryeministrit u zbatua plotësisht.”

“Unë në vazhdim do ju njoh ju me të gjithë aspektet e tjera të kësaj farse kriminale të paprecedent. Me Edi Ramën zgjedhje nuk ka dhe këtë çdo shqiptar që dëshiron ose beson se shteti ligjor, se ekonomia e tregut, se e ardhmja garantohen vetëm me votën e lirë, duhet të bëjë gjithçka për të larguar këtë armik të votës së shqiptarëve.”

“Duke thënë këto, garantoj çdo demokrat dhe çdo qytetar, se analiza e të gjithë veprimtarisë elektorale të PD-së do të jetë një analizë e plotë, e thelluar, pa asnjë hezitim, në përputhje me të gjitha normat që kemi.”, tha Berisha.

Berisha tha gjithashtu se qeveria kishte për qëllim zhdukjen e opozitës, ku deklaroi se 500 mijë shqiptarë votuan për të.

“Cila është e vërteta? Një përpjekje antiligjore, antikushtetuese për të asgjësuar me çdo kusht opozitën e vërtetë. Kjo është fakt. Kjo është ndërhyrje direkte në fushatë, kjo nuk është shpikje e imja, ky është një realitet. Në kundërshtim me çdo lloj parimi dhe ligji, PD-ja, forca kryesore opozitare u fut në zgjedhje pa logo dhe emri i kryetarit të koalicionit u refuzua në mënyrën më staliniste.”

Të gjitha këto kishin për qëllim zhdukjen e opozitës. Tani procesi ka mbaruar. Çfarë ndodhi? 500 mijë shqiptarë votuan opozitën. Dështuan të gjithë ata, vendas dhe të huaj, që donin të zhduknin opozitën. Opozita dëshmoi se është e paasgjësueshme. Opozita është në këmbë, e vendosur të qëndrojë më fuqishëm se kurrë për interesat e shqiptarëve.”

“Së dyti, kemi një statut partie, se ka njerëz që keqkuptojnë. Përdorin dy lloje mashtrimi, tezash. Ai statut do zbatohet pikë për pikë. Unë jam ky që jam sot këtu. Në verën e vitit 1991 kam bërë një betim, që zgjedhjet e para të lira që do humbas, unë largohem nga politika. Unë nuk tërhiqem përpara krimit monstruoz elektoral. Vetëm sa më shtojnë motivet.
Por anëtarët e PD, në përputhje me statutin, do ftohen. Ata që rrinë nëpër ekrane, ata rrahin ujë në hava.”

MË TEPËR

Mix13 orë më herët

Pagjumësia rrit rrezikun e goditjes në tru

Njerëzit që vuajnë ng insomnia kanë një rrezik më të madh për goditje në tru, krahasuar me njerëzit pa që...

Radar13 orë më herët

Basha u shantazhua me dosjen Muzin, Rama me dosjen McGonigal për të shkuar te ndarja e Kosovës

Basha u shantazhua me dosjen Muzin, Rama me dosjen McGonigal për të shkuar te ndarja e Kosovës Gazetari Çim Peka...

Letersi20 orë më herët

BILALL XHAFERI: BALADË ÇAME

Baladë çame, poezi nga Bilall Xhaferi Ylberi, si një përshëndetje e përlotur lamtumirë,u zhduk matanë largësive,mbi kreshtat e flakëve,nëpër shi…...

Mix20 orë më herët

Google Pixel 8: Konfirmohet shpejtësia e karikimit të baterisë

Google Pixel 8 është flamuri i ri i gjigantit Mountain View i cili do të prezantohet pas disa muajsh. Debutimi...

Mix20 orë më herët

Motorola prezanton RAZR 40 dhe RAZR 40 Ultra

Motorola ka prezantuar dy smartfonë të rinj të palosshëm. RAZR 40 dhe RAZR 40 Ultra ndajnë disa veçori, siç është...

Mix20 orë më herët

Xiaomi 13 Ultra: Zbulohet data e debutimit global

Më në fund është shpallur data e debutimit global të kamerafonit të ri nga OEM numër një në botën kineze....

Mix20 orë më herët

Gisele Bundchen flet pas ndarjes nga Tom Brady dhe përlotet gjatë konferencës

Gisele Bundchen nuk i ka mbajtur dot lotët gjatë një leksioni vetëm pak ditë pasi ish-bashkëshorti i saj, Tom Brady,...

Mix20 orë më herët

5 këshilla për të mposhtur pagjumësinë e verës

Gjatë muajve të verës, moti i nxehtë dhe marrja e pamjaftueshme e ujit prish modelet e gjumit duke çuar në...

Radar20 orë më herët

Rama përgatit draft për Kosovën pa u konsultuar me Kurtin: Është neutral, as për njërin e as për tjetrin

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë për gazetarët, dedikuar situatës në Kosovë. Edhe pse nga Bratislava u shfaq i qetë...

Radar20 orë më herët

Basha i prerë: PD-në nuk e drejton Berisha, e kam përjashtuar unë !

Mohon takimin me Ballën dhe dënon dhunën në parti, Basha: PD-në nuk e drejton Berisha, është përjashtuar “Partinë Demokratike nuk...

Facebook