Lidhu me ne

Kioske

Në cilën dhomë të shtëpisë do ta vendosje një foto të Edi Ramës?

Opinion/ Në cilën dhomë të shtëpisë do ta vendosje

nga Naum Mara

Si një lloj “humori i zi”, në këtë shkrim po prek disa “përputhje” në vitet e Komandantit tonë legjendar, me “Skënderbeun e sotëm” të Spiropalit. Ndoshta edhe Spiropalsja këtë ngjashmëri ka pasur në mendje, por përdori emrin e Skënderbeut për të qënë “politikisht korrekt”.

Mendja te përputhjet më shkoi se, në vitin 1968, kur “Enveri ynë“ mbushi 60 vjet dhe ishte i konsoliduar në pushtet, u mendua se kishte ardhur koha, që fotoja e tij të ishte në gjithë shtëpitë shqiptare, duke përjashtuar ato të armiqve të klasës. U bënë foto të bukura, ku Udhëheqësi i qetë dhe i buzëqeshur, qëndronte i patundur në kolltukun e tij para disa kaçubeve landro. Fotot ishin të përmasave të ndryshme dhe ju shpërndaheshin kryefamiljarëve, bazuar në rëndësinë që kishin në punë. Piramida funksiononte në këtë mënyrë. Fotot më të vogla “13×18” ju jepeshin punëtorëve të thjeshtë. Të gjitha duhej të vendoseshin në vendin më të dukshëm në dhomën më të mirë të shtëpisë.

Edi Rama po i afrohet përvjetorit të 60-të dhe në pushtet është më i fortë se kurrë. Mund të realizohet mot, më 4 korrik, një cikël me fotot e tij në Vilën e Surrelit dhe t’ju shpërndahen shqiptarëve. Pas posterave të mëdha dhe fotove të kudondodhura në gjithë rrjetet sociale, nuk ka pse mos kenë nga një foto në dhomën e ndenjes, jo vetëm aktivistët, por edhe të gjithë shqiptarët që e duan dhe i besojnë.

Por ka edhe disa numra të tjerë, që përkojnë, mbase jo në mënyrë të frikshme, por që ja vlen të përmenden. Duken si një formë parodike e fatit të shqiptarëve. Rama u angazhua në karrierën politike në vitin 1997, kur ishte 33 vjeçar, po aq sa ishte edhe “Legjendari”, kur u afrua nga Koço Tashkoja në mbledhjen e fshehtë të nëntorit 1941. Ramën e afroi Fatos Nano, që mendonte se mund ta përdorte si vegël të efektshme ndaj kundërshtarëve të tij politikë.

Më pas, me të njëjtin talent intriganti, Rama ngjiti shkallët drejt pushtetit absolut, duke përdorur çdo mënyrë që i jepte avantazh ndaj shokëve të një “ideali”. Duke përdorur presionet, shpënien e fjalëve në vesh, shitjen e të tjerëve, lulet në spitale dhe dhuratat në datlindje dhe gjithfarë makinacionesh, që nuk janë as në librin “Princi”, po njëlloj si Komandanti, në moshën 40 vjeçare, ai shtiu në dorë kontrollin e Partisë. “Koço Tashkoja- Fatos Nano” ishte penduar që kishte sjellë “Përbindëshin” në Parti, por ishte tepër vonë.

Sigurisht, që ligjet e sistemit të ri, nuk e lejojnë Edi Ramën as të pushkatojë shokët dhe as të izolojë vendin. 

Kur ishte 53 vjeç, Enver Hoxha e mbylli plotësisht Shqipërinë për shqiptarët, ndërsa në moshën 53 vjeçare, kur mori mandatin e dytë qeverisës, Rama filloi t’i detyrojë shqiptarët në masë të madhe të largohen nga vendi. Pra bëri të kundërtën e Heroit të tij. E vetmja ngjashmëri qëndron në lidhjen që ka forcimi i pushtetit në dorën e një njeriu me rritjen e paranojës.

Në pragun e mbushjes 60 vjet, Edi Rama ka pushtetin më absolut, që ka pasur gjatë karrierës së tij dhe është bërë më paranojak se kurrë. E dëshmon në afrimin që bën në sferat e larta qeverisëse të shumë njerëzve jo brilantë dhe “peqelepista”. Ata, të cilët fillojnë “të rrisin ambiciet” i ul disa shkallë më poshtë duke ju kujtuar të gjithëve, se në Olimpin e Partisë Socialiste ka vend vetëm për Zeusin. Të gjithë të tjerët janë të skartueshëm. Aq të qartë ja u ka bërë vartësve të tij këtë, sa shumë prej ministrave e përsëritin vetë këtë refren.

Edhe pse nuk shkon t’i urojmë “Rrofsh sa malet tona!”, nuk është as e udhës të grishim “Forcat e Mbinatyrshme” ta marrin një orë e më parë.

Në fund të fundit, nuk është faji i tij. Thjesht një ngjashmëri numrash.

MË TEPËR

Radar9 orë më herët

Basha takim me bizneset: Ekonomia e kapur nga interesat e një grupi! Duhet Reformë Zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur, paraditen e sotme, në njësinë administrative numër 8 në Tiranë, në lagjen...

Radar9 orë më herët

Kina merr përsipër rindërtimin e Sirisë

Shtrëngimi i duarve mes Xi Jinping dhe Bashar al-Assad tregon shumë më tepër se fundi i izolimit të Sirisë që...

Mix9 orë më herët

Cilat janë përfitimet shëndetësore të spinaqit?

Nga të gjitha perimet jeshile me gjethe, spinaqi është një nga ato më të njohura dhe më të konsumuara. Mund...

Mix9 orë më herët

3 arsye të vërteta pse gratë tradhtojnë

Kultura mashkullore na ka mësuar se tradhtia është mashkullore. Në fakt, kjo është një gënjeshtër e madhe. Para së gjithash,...

Mix9 orë më herët

Diferenca ideale e moshës në çift sipas prezantueses së njohur amerikane Emma Willis!

Prezantuesja e njohur amerikane, Emma Willis, mendon se mund ta ketë zbuluar sekretin për t’u dukur gjithnjë e re, edhe...

Mix9 orë më herët

3 këshilla për të jetuar të lumtur

Lumturia është një gjendje e natyrshme e trurit dhe prodhohet nëse veprojmë në mënyrën e duhur. Ja disa këshilla praktike...

Mix9 orë më herët

Miley Cyrus bëhet brune për herë të parë pas 10 vitesh

Miley Cyrus është kthyer në rrënjët e saj. Ish-ylli i “Hannah Montana”, e cila u bë e famshme me look-un...

Mix9 orë më herët

7 gjëra të thjeshta që mund t’ju bëjnë më të lumtur

Lumturia është diçka për të cilën mendojmë shumë. Ka qenë një gur themeli i kulturës sonë që nga fillimi. Megjithëse...

Radar10 orë më herët

Qëllimi i Berishës, të fitojë betejën ndaj Bashës jo ndaj Ramës!

Analisti Ergys Mërtiri tha se Berisha në zgjedhjet e pjesshme lokale në Kukës nuk kishte si qëllim të mundte Edi...

Kritike10 orë më herët

Arlind Qori: Opozita ka marrë fund, Rama po të dojë mund të fitojë dhe zgjedhjet brenda PD-së

Kreu i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori duke komentuar fitoren e Partisë Socialiste në Bashkinë Kukës thotë se me këtë rezultat,...

Facebook