Lidhu me ne

Kioske

Në fund fasada nuk prodhon më asgjë

Gjiknuri-Ramës në telefon: Meta vjen i maskuar, LSI e ka humbur toruan -  www.lexo.al

Gjatë një diskutimi në Parlament, një ndër drejtuesit e Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, duke mbrojtur projektligjin për rishikimin e pagave të funksionarëve publikë, ndërtë tjera tha se:

Ne do të përballemi me sfida të mëdha të burimeve njerëzore. Është e vërtetë që ne kemi investuar në spitale të mira, por neve na duhen edhe mjekë, edhe infermierë…

Komenti vjen ndërkohë që migrimi i njerëzve ka mbërritur në pikën e shndërrimit të tij në element të një krize ekonomike strukturore. Qeveria socialiste kujtohet tashmë për këtë situatë të cilën e injori për dy mandate. Rritja e pagave është një hap, kushtëzimet për studentët e mjekësisë është një hap tjetër dhe tani rritja e pagave në administratë është masa e fundit. Z. Gjiknuri shtoi se rritja në sektorin publik do të detyrojë edhe sektorin privat që të reagojë, mirëpo të dhënat tregojnë se sektori privat nuk po gjen dot krah pune megjithë rrogat e rritura jo pak.

Në këtë kuptim, rritja e pagës dëshmon vëmendjen e qeverisë drejt problemit të ikjes së njerëzve dhe ikjes madje nga sytë këmbët, por nuk e adreson atë. Sepse teksa qeveria socialiste ka rreth 10 vjet që trumbeton rritje ekonomike dhe sukses në reforma, ajo përballet me paradoksin e humbjes së bazës njerëzore që mbështet një ekonomi të tillë në zgjerim. Dhe kjo kërkon shpjegim të qartë, përtej përgjithësimit që bëhet aktualisht se të gjitha vendet janë prekur nga kjo dukuri.

Ç’është më e rëndësishmja; askush në Shqipëri nuk flet për punën, por vetëm për politikën dhe emigrimin, shenjë kjo e pamohueshme se asnjë qeveri deri më sot dhe asnjë politikë nuk ka arritur që të normalizojë një ekonomi reale tregu ku të veprojë konkurenca. Ne kemi një treg me monopol qeveritar në shpërndarjen e parasë publike, duke krijuar asimetri të mëdha, por ka monopol edhe me rregullimet e improvizuara dhe lobuara nga grupe të ndryshme që dominojnë një ekonomi në situatë oligopoli. Një qeveri apo një politikë që mund të donte realisht të vepronte për të moderuar gjendjen aktuale do të interesohej më shumë në nxitjen e sipërmarrjes sesa në rritjen e pagave, që në fund të fundit ushqen një apati tanimë të kudondodhur.

Nga ana tjetër, vetë diskutimi që po bëhet, përveçse reflekton presionet e mbledhura ndër vite provon me fjalët e z. Gjiknuri që “na duhen mjekë, përpara se të na duhen spitale të mira” se qasja e fasadës që është ngritur në kulm me drejtimin e z. Rama, nuk mbështetet më dhe nuk mbështet dot asnjë lloj zhvillimi real. Mjafton të shohësh nivelin e kryebashkiakëve të kuptosh se reforma territoriale dhe administrative zhbëhet tërësisht në të gjitha qëllimet, sikundër mjafton ikja e 20-30% të njerëzve për çdo qendër të madhe banimi, për ta bërë të pakuptimtë investimin në rrugë e bulevarde të projekteve personale, krejtësisht absurd.

Kriza tërësore që po kris anijen e ekonomisë shqiptare e ka detyruar qeverinë të ulet në tokë e të flasë për ato gjëra që deri më tani i kishte lënë në periferi të delireve të njërit apo tjetrit, ndonëse duket pak vonë. Pasi njerëz si ky z. Gjiknuri, mund të mburren me votat e marra dhe fitoret elektorale, por ata përfaqësojnë shkakun e kësaj klime të përgjithshme që është krijuar e që e ka vënë qytetarin e zakonshëm edhe njëherë në zgjedhje për mbijetesë. Mesa duket mundësitë e mëdha që ofron rritja ekonomike e sukseseve socialiste nuk po shihen më si alternativë ndaj ikjes në masë. Është edhe paraja informale dhe ajo patjetër do të tolerohet për të mbajtur në këmbë stabilitetin e rremë të këtij vendi. Por ne e kemi tashmë përvojën për të kuptuar se këto para kalohen në duar të caktuara, imponojnë modele të caktuara në qendrat urbane të Shqipërisë duke qenë kështu një ndër shkaqet e mëdha të mosfunksionimit të këtij vendi që mbetet i paintegruar me ritmin e zhvillimit në vende të tjera. Ndaj edhe ikja e njerëzve vijon të mbetet edhe një largim nga feudi i një grupimi që është aq i pasuruar saqë këto masat për pagat sepse duken si filantropi.

/Respublica.al

MË TEPËR

Radar3 orë më herët

Rusmali është kriminel elektoral, ka urrejtje sepse është shkarkuar për korrupsion

Berisha: Rusmali është kriminel elektoral, ka urrejtje sepse është shkarkuar për korrupsion Kryetari demokrat, Sali Berisha, vazhdoi akuzat ndaj Ilir...

Mix3 orë më herët

Harrison Ford: Mund të kisha qenë prind më i mirë

Në moshën 80-vjeçare, ikona e Hollivudit, Harrison Ford, reflekton mbi mundësinë e tij për të qenë një prind më i...

Mix10 orë më herët

Si të kuptojmë nëse mishi që blejmë është i freskët…

Mishi i freskët në dyqane mund të jetë i vështirë për t’u identifikuar, veçanërisht nëse është i bluar. Megjithatë, ju...

Mix10 orë më herët

Sa është euro sot, po dollari ?!

Këmbimi valutor/ Me sa shiten dhe blihen dollari dhe euro. Çfarë ndodh me monedhat e tjera Kursi zyrtar i këmbimit...

Mix11 orë më herët

Bryan Cranston: Do largohem nga aktrimi

Bryan Cranston tashmë mund të imagjinojë se si do të duket jeta në vitin 2026, duke i thënë GQ se ai dhe...

Radar11 orë më herët

Tashmë i Papërshtatshëm për të ndërmjetësuar diçka mes Serbisë dhe Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar sot në një intervistë për “France24” se një ndër arsyet pse ka aktualisht...

Radar11 orë më herët

Lëreni të zvarritet këtë!

Në PD-në e vogël me vulë kanë ndodhur ca sherre. Ka hyrë Lulzim Basha me ca të hurit e të...

Mix11 orë më herët

Origjina e masturbimit

Biologët evolucionarë kanë gjurmuar origjinën e masturbimit tek paraardhësit e njeriut dhjetëra miliona vjet më parë. Gjetjet dolën nga ajo...

Kryesore11 orë më herët

Plani i Bashës për zgjedhjet 2025: Do që të bëhet deputet dhe të hyjë në qeveri me Ramën

Fotomontazh: Sejamini-Basha Analisti Neritan Sejamini deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se plani i Bashës që ka nisur me rizgjedhjen në...

Mix11 orë më herët

Jennifer Aniston zbulon komplimentin që urren të dëgjojë: Nuk e duroj dot

Jennifer Aniston ka marrë komplimente të panumërta gjatë gjithë karrierës së saj, por së fundmi ka shprehur “neveri” për diçka...

Facebook