Lidhu me ne

Mix

Çfarë përmban marrëveshja në rast divorci që kanë nënshkruar Ronaldo dhe Georgina

1366 2000

Pavarësisht se Cristiano  Ronaldo dhe Georgina Rodriguez vazhdimisht mohojnë zërat se lidhja e tyre ka përfunduar, raportimet e mediave thonë se çifti kanë arritur një marrëveshje për mundësinë e divorcit.

Në një raportim të TV GUIA thuhet se çifti kanë përcaktuar kushtet në një kontratë paramartesore. Kjo marrëveshje hyn në fuqi në rast të problemeve mes çiftit dhe bashkë me të, Rodriguez do të marrë një mbështetje të konsiderueshme financiare në rast divorci.

TV GUIA pretendon po ashtu se kur influencerja mbeti shtatzënë, Rodriguez dhe Ronaldo së bashku arritën një marrëveshje që siguronte që të dy pasuritë e tyre të mbroheshin në rast divorci.

Sipas kushteve të marrëveshjes, Rodriguez do të bëhet pronarja e vetme e shtëpisë së tyre familjare në lagjen luksoze La Finca në Pozuelo, Madrid dhe do të marrë 100,000 euro në muaj për pjesën tjetër të jetës së saj. Disa nga kushtet e marrëveshjes u ndryshuan në vitin 2022 pas lindjes së Bella Esmeralda, vajzës më të vogël të çiftit.

Ndërkohë, emisioni televiziv portugez Noite das Estrelas pohoi se Rodriguez nuk është vetëm nëna e fëmijëve të saj biologjikë Alana Martina dhe Bella Esmeralda, por është gjithashtu e regjistruar ligjërisht si nëna e binjakëve Eva dhe Mateo, të cilët kanë lindur të dy nga një nënë surrogate.

Edhe kanali televiziv portugez CMTV ka publikuar detaje për historinë.

Më 18 dhjetor 2018, Georgina Rodriguez udhëtoi e vetme nga Torino, Itali për në Lugano të Zvicrës për të regjistruar Alana Martinën si shtetase portugeze në konsullatën portugeze. Janë regjistruar edhe binjakët Eva dhe Mateo, të cilët kanë lindur në të njëjtin vit, 2017. Rodriguez udhëtoi vetëm, por kishte një dokument të nënshkruar nga Cristiano Ronaldo që i jepte asaj autoritetin e plotë për të regjistruar fëmijët”.

Me pak fjalë, çifti ka lidhur marrëveshje të ndryshme si për pasurinë ashtu edhe për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook