Lidhu me ne

Kioske

Shqipërisë nuk i duhet një Kryeministër që e sheh vendin si Turist!!!

Nga Ardit Haxhija

Mbrojtja e fëmijëve të rrugës/ Për parandalimin e këtij fenomeni, ngrihen  grupe të posaçme pune - SOCIALE

Shqipëria është një vend me potencial turistik të jashtëzakonshëm, me peizazhe të mahnitshme dhe një kulturë të pasur. Megjithatë, ndihet se ky potencial nuk është përdorur plotësisht për arsye të ndryshme, dhe përpjekjet për të promovuar turizmin ndonjëherë kanë qenë më shumë propagandë sesa veprime konkrete.


Në këto vite, është vënë re një mungesë investimesh serioze në infrastrukturën turistike. Rruga e Kombit, e nisur në kohën e partisë demokratike, ende nuk është mbyllur, ndonëse kalojmë  me pagesë në të. Rruga e Thethit shfaqet si një shembull tjetër i infrastrukturës së dobët, ku dy makina shkëmbehen me vështirësi .


Rrugët e plazheve në jug dhe veri gjjthashtu nuk ofrojnë aspak standarde. Shumë prej tyre nuk kanë as rrugë, duke detyruar pushuesit të bëjnë udhëtime të gjata në rrugë pa rrugë për të arritur në ato zona. Edhe rruga drejt Komanit, ku ndodhen hidrocentralet kryesore dhe Tajlanda Shqiptare, është ndër rrugët më të dobëta.Për të mos harruar rrugën kryesore që ka Shqipëria, Shkodër – Tiranë e cila në këto 10 vite është trajtuar si rrugë e dorës së dytë por që në realitet është plaga më e madhe e kësaj qeverisjeje. Nuk mund të bëjmë propagandë për turizëm cilsor kur e vetmja rrugë lidhëse tokësore me Europen nuk ekziston. 


Turistët që vizitojnë Shqipërinë kanë pasur shpesh shqetësime lidhur me infrastrukturën dhe këtë e kanë reflektuar në komentet e tyre. Në vend që të mbajnë mend peisazhet dhe burimet natyrore, ata ndihen të prekur negativisht nga mungesa e kushteve të përshtatshme.


Një fakt tjetër që kritikohet është numri real i turistëve. Nuk mund të konsiderojmë turistë ato që vijnë nga emigracioni për pushime apo shqiptarët e Kosovës e te Maqedonisë. Megjithatë, dhe shumica e vizitorëve të huaj që vijnë konsiderohen turistë ‘one stop shop’ që vijnë e nuk kthehen më, ndërsa ata që mund të sjellin të ardhura afatgjatë shkojnë në vende të tjera si Greqia, Italia dhe Turqia.


Është theksuar se Shqipëria ka potencial për të ofruar punësim cilësor, por për shkak të situatës së vështirë, me qindra mijëra njerëz janë larguar nga vendi në këto 10 vite. Kjo situatë e bën edhe më të vështirë zhvillimin e turizmit.


Shqipërisë nuk i duhet një kryeminister që e sheh Shqipërinë si turist dhe mrekullohet nga bukuritë natyrore të vendit tonë. Shqipërisë i nevojitet një kryeminister qe e njeh me detaje vendin e tij dhe e di ku janë problemet reale që kerkojnë zgjidhje imediate.

Boll më me propagandë boshe. Nuk mashtrohen as te huajt as shqiptarët nga fotot e bukura apo gjoja bumin ne turizëm.Është e rëndësishme që turizmi të mbështetet nga veprime konkrete, dhe investimet në infrastrukturë, për të siguruar një përvojë cilësore për turistët dhe një kontribut më të madh në ekonominë e vendit.

MË TEPËR

Radar7 orë më herët

Basha takim me bizneset: Ekonomia e kapur nga interesat e një grupi! Duhet Reformë Zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur, paraditen e sotme, në njësinë administrative numër 8 në Tiranë, në lagjen...

Radar7 orë më herët

Kina merr përsipër rindërtimin e Sirisë

Shtrëngimi i duarve mes Xi Jinping dhe Bashar al-Assad tregon shumë më tepër se fundi i izolimit të Sirisë që...

Mix8 orë më herët

Cilat janë përfitimet shëndetësore të spinaqit?

Nga të gjitha perimet jeshile me gjethe, spinaqi është një nga ato më të njohura dhe më të konsumuara. Mund...

Mix8 orë më herët

3 arsye të vërteta pse gratë tradhtojnë

Kultura mashkullore na ka mësuar se tradhtia është mashkullore. Në fakt, kjo është një gënjeshtër e madhe. Para së gjithash,...

Mix8 orë më herët

Diferenca ideale e moshës në çift sipas prezantueses së njohur amerikane Emma Willis!

Prezantuesja e njohur amerikane, Emma Willis, mendon se mund ta ketë zbuluar sekretin për t’u dukur gjithnjë e re, edhe...

Mix8 orë më herët

3 këshilla për të jetuar të lumtur

Lumturia është një gjendje e natyrshme e trurit dhe prodhohet nëse veprojmë në mënyrën e duhur. Ja disa këshilla praktike...

Mix8 orë më herët

Miley Cyrus bëhet brune për herë të parë pas 10 vitesh

Miley Cyrus është kthyer në rrënjët e saj. Ish-ylli i “Hannah Montana”, e cila u bë e famshme me look-un...

Mix8 orë më herët

7 gjëra të thjeshta që mund t’ju bëjnë më të lumtur

Lumturia është diçka për të cilën mendojmë shumë. Ka qenë një gur themeli i kulturës sonë që nga fillimi. Megjithëse...

Radar8 orë më herët

Qëllimi i Berishës, të fitojë betejën ndaj Bashës jo ndaj Ramës!

Analisti Ergys Mërtiri tha se Berisha në zgjedhjet e pjesshme lokale në Kukës nuk kishte si qëllim të mundte Edi...

Kritike9 orë më herët

Arlind Qori: Opozita ka marrë fund, Rama po të dojë mund të fitojë dhe zgjedhjet brenda PD-së

Kreu i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori duke komentuar fitoren e Partisë Socialiste në Bashkinë Kukës thotë se me këtë rezultat,...

Facebook