Lidhu me ne

Kioske

Oligarkia e vendit duket e shkëputur totalisht nga populli. Reflektime në këto pak ditë në Shqipëri pas dy viteve pa ardhur

Gazi Aga

M’paska marrë malli pa masë. Në Petrelë çdo gjë të kujton fëmijërinë dhe si për çdo të rritur, kujtimet e kohëve të pafajshme janë gjithmonë nostalgjike dhe të bukura. Çdo lagje, madje edhe gurët e përronjtë të lidhin me të kaluarën. Era e një luleje ku vendosen kacabujte më kujtoi terrorin që i bënim kacabunjve me fije peri dhe të shkretët fluturonin rreth nesh (kohe xhahilijeti ????).

Shqiperia është shumë e bukur. Fushat, kodrat, malet, bregdeti; gjithçka ka bukurinë dhe origjinalitetin e vet. Jo veç i bukur gjeografikisht, por i mbushur me histori e tradita. Begati e dhuratë prej Zotit.

Është tragjike të vëresh boshatisjen e një vendi të tillë dhe zëvendësimin e venalinjve me të huaj. Në çdo biznes të vogël dëgjohej ankesa e mungesës së fuqisë punëtore sepse çdokush ka ikur jashtë shtetit.

Paska shume turistë. Në disa vende shqiptaret ishin pakicë. Gjë e mirë ardhja e turistëve nëse nuk largohen të zhgënjyer.

Betonizimi paska ecur me hapa galopante. Infrastuktura brenda qyteteve qenka ngushtuar edhe më shumë, ndërkohë që ndërtimet shtohen. Kjo në long-term, do te sjellë bllokimin (edhe më dramatik) të qarkullimit.

Oligarkia e vendit duket e shkëputur totalisht nga populli. Çmimet stratosferike dhe vendet lluksoze duket që janë shtuar.

Politika e kurseve te kembimit duket mafia e re ne kete vend. Cmimet nuk ndryshojne, por thjesht shtrenjtohet leku dhe ata qe marrin ndonje asistence ekonomike nga diaspora duket qe po varferohen edhe me shume.

Me ndertimin e kullave te larta cdo ze qe nuk perkon me interesat e kesaj industrie te pashpjegueshme me te ardhurat e ndershme, do te shtypet pa meshire. Do te duhet kurajo e madhe e gershetuar me guximin e te ndershmit qe robi te mund te qendroje me te drejten.

Shqipëria ka potenciale te jashtezakonshme. Ne nje skenar ku do te sundonte ligji dhe do te kishte rregulla loje te qendrueshme, shume shqiptarë do te ktheheshin dhe shume firma te huaja serioze do te vinin per te investuar.

Zoti i ndihmofte njerezit e ndershem qe vuajne ekonomikisht. Zoti i dhente durim dhe force rezistence ndaj haramit atyre qe jane ne kerkim te nje jete me te mire. Kulmi i reflektimit te forces se besimit eshte kur te gjithe rendin pas te mirave te kesaj bote pa vene re burimin e te ardhurave dhe besimtari nuk e ben kete pavaresisht se e ka mundesine ta beje.

Nje jete na ka dhene Zoti ne kete bote. Menyra se si e jetojme do e beje kete jete farë te xhenetit ose xhehenemit. Allahu mos na ndafte nga e mira dhe e drejta.

MË TEPËR

Radar8 orë më herët

Basha takim me bizneset: Ekonomia e kapur nga interesat e një grupi! Duhet Reformë Zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur, paraditen e sotme, në njësinë administrative numër 8 në Tiranë, në lagjen...

Radar8 orë më herët

Kina merr përsipër rindërtimin e Sirisë

Shtrëngimi i duarve mes Xi Jinping dhe Bashar al-Assad tregon shumë më tepër se fundi i izolimit të Sirisë që...

Mix8 orë më herët

Cilat janë përfitimet shëndetësore të spinaqit?

Nga të gjitha perimet jeshile me gjethe, spinaqi është një nga ato më të njohura dhe më të konsumuara. Mund...

Mix8 orë më herët

3 arsye të vërteta pse gratë tradhtojnë

Kultura mashkullore na ka mësuar se tradhtia është mashkullore. Në fakt, kjo është një gënjeshtër e madhe. Para së gjithash,...

Mix8 orë më herët

Diferenca ideale e moshës në çift sipas prezantueses së njohur amerikane Emma Willis!

Prezantuesja e njohur amerikane, Emma Willis, mendon se mund ta ketë zbuluar sekretin për t’u dukur gjithnjë e re, edhe...

Mix8 orë më herët

3 këshilla për të jetuar të lumtur

Lumturia është një gjendje e natyrshme e trurit dhe prodhohet nëse veprojmë në mënyrën e duhur. Ja disa këshilla praktike...

Mix8 orë më herët

Miley Cyrus bëhet brune për herë të parë pas 10 vitesh

Miley Cyrus është kthyer në rrënjët e saj. Ish-ylli i “Hannah Montana”, e cila u bë e famshme me look-un...

Mix8 orë më herët

7 gjëra të thjeshta që mund t’ju bëjnë më të lumtur

Lumturia është diçka për të cilën mendojmë shumë. Ka qenë një gur themeli i kulturës sonë që nga fillimi. Megjithëse...

Radar9 orë më herët

Qëllimi i Berishës, të fitojë betejën ndaj Bashës jo ndaj Ramës!

Analisti Ergys Mërtiri tha se Berisha në zgjedhjet e pjesshme lokale në Kukës nuk kishte si qëllim të mundte Edi...

Kritike9 orë më herët

Arlind Qori: Opozita ka marrë fund, Rama po të dojë mund të fitojë dhe zgjedhjet brenda PD-së

Kreu i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori duke komentuar fitoren e Partisë Socialiste në Bashkinë Kukës thotë se me këtë rezultat,...

Facebook