Lidhu me ne

Mix

“Barbie” bëhet filmi më fitimprurës, tejkalon “The Dark Knight”

Filmi “Barbie” thyen rekord në shikueshmëri dhe financë

Filmi i regjisores Greta Gerwig ka tejkaluar “The Dark Knight”, si filmi më fitimprurës ndonjëherë për kompaninë Warner Bross në Shtetet e Bashkuara. Filmi fantazi mbi kukullën e famshme, me protagoniste Margot Robbie, ka arkëtuar më shumë se 537 milionë dollarë në Shtetet e Bashkuara, më pak se një muaj pasi nisi të shfaqej në kinema, më 21 korrik.

Filmi “The Dark Knight”, fitues i Çmimit Oscar, që e pati premierën në fundjavën e njëjtë në korrik të vitit 2008, pati fituar 536 milionë dollarë nga kinematë në SHBA.


Por, ky nuk është rekordi i vetëm që është thyer nga “Barbie”. Filmi ka tejkaluar edhe suksesin e “Captain Marvel” të vitit 2019. “Barbie”, ku interpreton edhe aktori Ryan Gosling, ka fituar më shumë se 1 miliard dollarë nga shitjet e biletave në gjithë botën, duke i thyer të gjitha rekordet e filmave që janë realizuar nga regjisore gra. Ndonëse disa konservatorë, përfshirë senatorin Ted Cruz dhe komentatorin Ben Shapiro, e kanë kritikuar atë që e kanë quajtur si mesazh me elemente diskriminuese të filmit, diçka e tillë nuk ia ka ndalur suksesin që pritet të vazhdojë edhe për një kohë të gjatë.


Margot Robbie, e cila është edhe producente e filmit, pritet t’i fitojë rreth 50 milionë dollarë nga filmi, falë shitjeve të biletave dhe përfitimeve shtesë nga kompania që e shpërndan atë.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Si të shmangni dhimbjet e stomakut në vjeshtë – Tri kura natyrale

Kur ftohet koha ndër të parët që e ndjen dhe jep sinjalet e tij është organizmi. Kjo është e vërtetë...

Mix1 ditë më herët

Ja në cilat vende çmimi i iPhone 16 është më i shtrenjtë

Ndryshe nga të gjitha thashethemet, Apple nuk i ngriti çmimet e serisë iPhone 16. As iPhone 16 Pro që mori...

Mix1 ditë më herët

Ngrënia e proteinave për mëngjes mund të jetë çelësi për humbje peshe

Fillimi i një udhëtimi për humbje peshe është një punë e ndërlikuar. Dietat mund të duken si zgjidhje të përkohshme,...

Mix1 ditë më herët

5 vitaminat më të mira për parandalimin e rënies së flokëve!

A po ndikon dieta juaj te flokët tuaj? Nëse nuk po merrni mjaft vitamina dhe minerale të rëndësishme, kjo do...

Mix1 ditë më herët

3 ushqimet më të mira, që forcojnë sistemin imunitar!

Dietologët e njohur kanë zbuluar 3 ushqimet me më shumë lëndë ushqyese, që forcojnë sistemin imunitar. Këto 3 ushqime janë...

Mix1 ditë më herët

Lady Gaga zbulon planet për martesë

Lady Gaga ka zbuluar së fundmi  se si i fejuari i saj Michael Polansky i kërkoi dorën për martesë. E...

Radar1 ditë më herët

“Izraeli i lirë të zgjedhë mënyrën e hakmarrjes ndaj Iranit” – James David Vance

SHBA-ja duhet të mbështesë Izraelin në hakmarrjen e tij kundër Iranit, edhe nëse përfshin një sulm parandalues, tha zëvendëspresidenti i...

Radar1 ditë më herët

Katër opsionet e Izraelit për t’u hakmarrë kundër Iranit

Nga Ben Caspit Pas sulmit më të madh ndonjëherë të raketave nga Republika Islamike e Iranit kundër Izraelit, Kryeministri Benjamin...

Mix1 ditë më herët

“THE SUN”/ Eva Murati ‘çmend’ tifozët, “Spektakli i Champions League është edhe më i bukur me ty”

Prezantuesja SHQIPTARE Eva Murati ka mahnitur me një fustan gri të hapur teksa prezantoi ndeshjet e Champions League mbrëmjen e...

Mix1 ditë më herët

Sa kohë të jetës sonë e kalojmë në gjumë?

Një njeri mesatar kalon 26 vite të jetës së tij duke fjetur, që është e barabartë me rreth 9500 ditë....

Facebook