Lidhu me ne

Mix

Katy Perry në betejë ligjore për emrin e saj

Katy Perry ka nisur një sulm tjetër në betejën e saj të vazhdueshme me stilisten e Down Under, Katie Perry, pasi këngëtarja e “I Kissed a Girl” u gjykua dhe u shpall fajtore në fillim të këtij viti për shkelje të markës australiane.

Këngëtarja e “TGIF” tani ka bërë ankim, pasi humbi nga sipërmarrësja e veshjeve në prill. Sipas Perry, e cila tani mban emrin  Taylor, të dyja fillimisht u ngatërruan në vitin 2009. Pikërisht atëherë këngëtarja dhe përfaqësuesit e saj lëshuan një letër ndalimi dhe u përpoqën të merrnin nën kontroll markën me bazë në Australi, e cila kishte funksion që nga viti 2007.

“Ata deklaruan se duhet të ndaloja menjëherë tregtimin me këtë emër,” shkroi Taylor në një postim në blog. “Tërhoqa të gjitha rrobat e mia dhe më thanë të firmos një dokument të hartuar prej tyre për të thënë që tani e tutje nuk do të tregtoj më kurrë me këtë emër.

Taylor shtoi se kur ajo refuzoi të pajtohej, ata thjesht “zgjodhën të shpërfillnin” ekzistencën dhe të drejtat e saj të markës tregtare australiane, duke mbushur dyqanet e zinxhirit në të gjithë vendin me mallrat e Perry”. Sipas stilistes, disa nga fansat e këngëtares “Waking Up in Vegas” e kanë kërcënuar dhe ngacmuar atë dhe familjen e saj gjatë proceseve gjyqësore.

Pas disa muajsh diskutimi, Gjykata Federale Australiane mbajti anën e Taylor, e cila e quajti atë “një fitore për biznesin e vogël”. Sidoqoftë, fitorja e saj ishte jetëshkurtër. Ekipi ligjor i Perry-t paraqiti apelimin e tyre vetëm disa muaj më vonë, në fillim të kësaj vere.

Sipas Taylor, ajo ishte duke i vënë fëmijët e saj në shtrat kur erdhi emaili fatal. “Ky është një rast për të cilin mendova se kishte një fund në horizont,” u ankua ajo. “E megjithatë këngëtarja ka zgjedhur të vazhdojë ta zvarritë atë.” “Marka ime është e ardhmja ime, ëndrra ime, jetesa ime,” vazhdoi stilistja. “Dhe tani ka një shans që marka ime të hiqet.”

MË TEPËR

Mix21 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix21 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix21 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix22 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix22 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix22 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook