Lidhu me ne

Kioske

Tallja e madhe me qytetarët

Rama Takes his War on Media to Albanians' Phones | Balkan Insight

Nga Klodian Tomorri 

Kryeministri Edi Rama u shfaq i ashpër me ndërtuesit para kamerave. Duke i akuzuar për evazion dhe nëndeklarim të çmimeve të shitjes, kryeministri tha se nuk do të tërhiqet kurrë nga referencat e rritura. Duke parë këtë shfaqje shumë mund të kenë menduar se qeveria po u shtrëngon rripin oligarkëve të ndërtimit. Por ky është një teatër edhe një tallje e madhe.

Taksat e rritura në ortek nuk do t’i paguajnë ndërtuesit. Ato do të paguhen deri në qindarkën e fundit nga qytetarët shqiptarë.

Janë qytetarët që do të paguajnë 8 për qindëshin mbi referencën e rritur, sa herë që blejnë një banesë. Janë qytetarët që do të paguajnë 15 për qindëshin e fitimit kapital mbi referencën e rritur, sa herë që shesin një banesë. Po kështu, janë qytetarët ata që do të paguajnë taksën e rritur të pronave si pasojë e dyfishimit të shkallës tatimore dhe rritjes së bazës referenciale mbi të cilën llogaritet ajo.

Me pak fjalë, ato 400 milionë euro shtesë në vit që do të paguhen si taksa mbi pronën dhe sigurim i detyrueshëm për tërmetin do të paguhen të gjitha nga qytetarët.

Kur zoti Rama u bërtet ndërtuesve para kamerave se referencat nuk do të ndryshojnë, ai e di shumë mirë se barrën po ja u ngarkon familjeve. Kur u bërtet për strehimin social po ashtu.

I vetmi risk që kanë ndërtuesit nga rritja e taksave është ai se rritja e çmimeve nga taksa do ta çojë ekuilibrin e tregut në një pikë më lart. Atje ku kërkesa është më e vogël dhe çmimi më i lartë.

Pra, ky është risku i vetëm i ndërtuesve. Që ata nuk do shesin kaq shumë sa shesin tani, por më pak. Ose ndryshe që nuk do të fitojnë kaq shumë. Ndërsa ata që humbin para nga xhepat janë qytetarët. Jo pak, por 400 milionë euro në vit sipas llogarive të vetë qeverisë.

Dhe që kjo të bëhet e pranueshme për publikun, duhej edhe ky teatri i sotëm. Ai ku kryeministri ja u ‘mblodhi’ ndërtuesve me të bërtitura. Dhe në teatër të gjithë janë në rol. Ndërtuesit bëjnë sikur po i paguajnë ata taksat e rritura. Ndërsa kryeministri bën sikur po u merr shpirtin të pasurve për të mirën e qytetarëve.

Por kjo është kaq banale. Ashtu siç është banal edhe fakti tjetër. Një kryeministër që bërtet për evazion në vitin e tij të 10-të në pushtet.

/Kapitali.al

MË TEPËR

Kryesore1 ditë më herët

Në Kosovë rriten pensionet me 20%, në Shqipëri me 4%

Ju kujtohet pak javë më parë kur mazhoranca mbushi çdo dritare të mediave shqiptare me indeksimin e pensioneve me 4%?!...

Radar1 ditë më herët

Florida, amerikanët presin me ankth uraganin Milton!

Erërat e forta uragane do të fillojnë të godasin bregun më vonë sot përpara rënies së Miltonit në tokën e...

Mix1 ditë më herët

Melania rrëfen takimin e parë me Donald Trump: Ishte i shoqëruar nga një grua tjetër, por më kërkoi numrin e telefonit

Ne librin e ri, Melania Trump kujtoi takimin e saj të parë me Donald Trump, teksa rrefeu se ai ishte...

Radar1 ditë më herët

Deri në 51,000 fëmijë në Gaza mund të jenë të pashoqëruar ose të ndarë nga prindërit

Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit (IRC) ka publikuar një raport të ri që detajon ndikimin shkatërrues që lufta e Izraelit në...

Mix4 ditë më herët

3 shenjat më kreative të horoskopit

Nëse e doni artin dhe frymëzimin, atëherë duhet të keni pyetur veten se cilat shenja të zodiakut kanë aftësinë të...

Mix4 ditë më herët

9 kullat më të larta në botë

Kullat më të larta në botë janë ndër ndërtimet më impresionuese dhe simbolet e zhvillimit modern. Ato janë të njohura...

Mix4 ditë më herët

Si humbja e dëgjimit rrit rrezikun për demencën

Një studim i ri dhe i madh nga Franca nënvizon lidhjen midis humbjes së dëgjimit dhe demencës. “Duke pasur parasysh...

Mix4 ditë më herët

Truri dhe funksionet e tij

Truri i njeriut është një organ kompleks dhe kritik që funksionon si qendra kontrolluese e sistemit nervor dhe si qendër...

Mix5 ditë më herët

Anne Hathaway konfirmon vazhdimin e “The Princess Diaries”

Anne Hathaway ka konfirmuar së fundmi se do të ketë një vazhdim të ri të “The Princess Diaries”. 41-vjeçarja postoi...

Mix5 ditë më herët

Skandali më i madh në industrinë e muzikës! Çfarë duhet të dini për akuzat ndaj reperit Sean Diddy Combs?

Sean “Diddy” Combs është arrestuar prej disa javësh tashmë, i akuzuar për trafikim seksual dhe shantazh, shkruan A2 CNN. Prokurorët...

Facebook