Lidhu me ne

Kritike

Femuri i 3-vjeçares dhe ashti i thyer i shtetit dhe i shoqërisë

Çapajev GjokutajFemuri i 3-vjeçares dhe ashti i thyer i shtetit dhe i shoqërisëÇapajev Gjokutaj

Një vajzë trevjeçare guget e këndon diku në një dhomë mbushur cit me krevate tip marinar. Mesa duket pasi është lodhur e mërzitur në turmën e fëmijëve të kopshtit, ka ikur tinëz dhe e shtrirë në një nga krevatët i këndon vetes për ta vënë në gjumë.


Hyn edukatorja e qorton, e shan, e quan sharabajgë dhe pastaj dëgjohet një ‘krak’ që pasohet nga të qara me ngulç. Trevjeçarja ka thyer këmbën te pjesa e femurit si pasojë e tërheqjes gjithë forcë e egërsi nga edukatorja e pashpirt, më e pashpirt se gardianet e Gestapos që kemi parë në filma.


Fëmija mbahet 3-4 orë në këtë gjendje pastaj njoftohen prindërit dhe me paturpësi u thuhet se diçka e ka pickuar ndaj këmba e vajzës është enjtur. Drama vazhdon me kalim nga një spital tek tjetri, policë që fshehin të vërtetën, mjek ligjor që për të konstatuar krimin kërkon t’i sjellin vogëlushen e sakatosur në zyrë dhe kështu me radhë e kështu më tutje, zvargur-zvargur, deri sa pas dy tri ditësh ngjarja bëhet subjekt i një emisioni televiziv.


Çudia nis pikërisht këtu: kur ngjarja ikën nga realja e përditshmërisë dhe shndërrohet në imazh virtual televiziv. Sa hap e mbyll sytë zbulohet se kopshti, ndërtesë trekatëshe në mes të Tiranës, qënkej i palicensuar ndaj mbyllet tak-fak.


Kundër edukatores sadiste, që paskish edhe episode të tjera dhune, nis menjëherë ndjekja penale. Dy policë dhe mjeku ligjor, që më së paku u treguan të mefshtë e indiferentë, pezullohen nga detyra.


Shoqata të mbrojtjes së fëmijëve tubohen e protestojnë para kopshtit, opinionistë e aktivistë nxitojnë ekraneve për të analizuar ngjarjen rrëqethëse. Ekranet televizive shfaqin e rishfaqin edukatoren që rreh vogëlushen me vizore si dhe imazhin e femurit të thyer, si për të dëshmuar se diçka është thyer keqazi në ashtin e shoqērisë tonë.


Përvoja të mëparshme të shtyjnë të mendosh se pas tri katër ditësh zhurmë, do e harrojmë ngjarjen rrëqethëse, do ikim nga virtualja e do kthehemi tek realja e mbushur me informalitet, neglizhime e idiferencë. Do të vazhdojmë letargjinë mes parregullsish e skandalesh të përditshme, derisa hera ta sjellë që ndonjë tjetër thagmë skandaloze të kapërcejë kufijtë e reales, të hyjë në rrafshin e virtuales mediatike e të vërë në lëvizje mekanizmat e shtetit dhe të shoqërisë.


Shyqyr dhe kaq, do të thoshte indiferenti dhe do vazhdonte avazin e vjetër: Haja e qenit, pija e qenit, vetēm mos iu nda karadyzenit.


Po taksat nuk i paguajmë virtualisht e me fushata, kurse fëmijët, të moshuarit dhe gjithë qytetarët kanë nevojë për shërbime e standarde, për shtet e ligj, çdo ditë e çdo çast, këtu dhe tani. Për të mos shtuar se aksioneve ua kemi pirë lëngun me vakt e me kohë.

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

Ja cilat ushqime kanë magnez

13 ushqime që përmbajnë nivel të lartë magnezi Personat me diabet tip 2, tension të lartë të gjakut ose sëmundje...

Mix12 orë më herët

Vokswagen nuk është më konkurrues, nisin shkurtimet

Volkswagen ka nisur shkurtimet e punonjësve, pasi nuk rezulton më konkurruese. Programi i kursimit prej 10 miliardë eurosh (10.9 miliardë...

Mix12 orë më herët

Horoskopi për nesër

Dashi: Këtë javë, vendosmëria dhe përpjekjet tuaja nuk do të kalojnë pa u vënë re, gjë që mund të përkthehet në...

Mix13 orë më herët

Makina më e mirë e 2024/ Nga BMW seria 5 tek Toyota C-HR, 7 finalistet në garën e fortë

Me shpalljen e 7 finalistëve ka nisur numërimi mbrapsht për dhënien e një prej çmimeve më të rëndësishme në sektorin...

Mix13 orë më herët

Çorba e Hasit, receta tradicionale shqiptare trashëguar ndër shekuj

Çorba e Hasit është një ndër recetat më të vjetra, të trashëguara brez pas brezi të kuzhinës shqiptare, specialitet i...

Mix3 ditë më herët

Infeksionet e veshit, faktet dhe zgjidhjet e mira natyrale

Infeksionet e veshit kanë tendencë të ndodhin më shumë në vjeshtë dhe në dimër sepse problemet shëndetit, si të ftohtit...

Mix3 ditë më herët

3 lloje të ndryshme të dhimbjeve të fytit/ Mënyra më e mirë për të trajtuar secilën prej tyre

Foto ilustruese Nëse keni një rast të dhimbjes së fytit, kjo mund të nënkuptojë se është e dhimbshme për të gëlltitur,...

Mix3 ditë më herët

Shkrimi origjinal i David Bowie për dy tekste këngësh del në ankand për 100 mijë paund

Fleta me tekstin e David Bowie që ka dalë në ankand Fleta e teksteve të shkruara me dorë të këngëtarit...

Mix3 ditë më herët

Gigi Hadid reagon sërish për Palestinën

Modelja Gigi Hadid, me prejardhje nga Palestina ka shprehur swrish mbështetjen për vendin e saj pas sulmeve nga qeveria Izraelite....

Mix4 ditë më herët

A e dini sa kushton një veshkë, mëlçia apo zemra? Ja lista e plotë me çmimet e organeve të trupit

Nuk është praktikë e pa dëgjuar transplanti i organeve. Mirëpo gjetja e organit, e aq më tepër përputhshmëria e tij...

Facebook