Lidhu me ne

Kritike

Nga Lutfi Dervishi/ Falimentimi i fjalës…

LUTFI DERVISHI

Nga Lutfi Dervishi/ Falimentimi i fjalës...

Fjala dhe lajmëtari kanë një mbrojtje të fortë në Kanun: “Fjala nuk bën mort”, “Lajmësi nuk ka faj”.

Në të njëjtën kohë, nga ana tjetër Kanuni tregohet i ashpër me thashethemexhinjtë dhe dallkaukët:

“Ai që mbjell e hap fjalë të këqija e gërgasa, herë për njanin e herë për tjetrin, me gojë të kanunit thirret ‘Argat i së keqes’ – as e thërret kush në punë, as i nep kush rrogë.” (Fjala; nyja e 86)

Por mjerisht, fjalët, dikur shtylla komunikimi, po shkërmoqen nga mbipesha e gënjeshtrave, sajesave, thashethemeve dhe po zhvlerësohen përballë propagandës, premtimeve të rreme e teorive konspirative.

Harrohet se “Burri kapet prej fjalet” dhe “Fjala asht s’asht, e asht thyen”.

Fuqia e fjalës përherë e më shumë minohet nga akuzat ndaj gazetarëve, integriteti i së cilëve është lëkundur sa nga akuzat për korrupsion e shantazh, aq edhe nga uria për vëmendje apo klikime më shumë.

Në këtë vorbull të marrëzisë digjitale, po ngrenë krye sharlatanët, megallomanët, mitomanët dhe “profetët” e vetëshpallur.

Metamorfoza e fjalëve, nga mjete komunikimi, te municion për betejat politike, është e qartë si kristali në Parlament, në 15 kanalet televizive me 24 orë “lajme”, në 56 televizionet e tjera gjeneraliste, në 800 portalet e dedikuar për lajme dhe pa diskutim, në shkurret e pafundme të rrjeteve sociale.

Rrjetet sociale dhe portalet, fushë beteja e epokës sonë digjitale, përmes përronjve të urrejtjes dhe të ndihmuar nga anonimati, kujdesen që vorbulla e kaosi të mos mungojë qoftë dhe një minutë.

Televizionet me oreks elefanti për “debate” po e shndërrojnë informacionin në kakofoni. Çdo shpresë për pak qartësi e kuptim, zhytet në oqeanin e fjalëve.

Debatet e përnatshme i ngjajnë dramave shekspiriane, ku protagonistët nuk janë mbretër e mbretëresha, por “koka të mëdha” që parashikojnë kobë, mënxyra, gjakderdhje, thika pas shpine, arrestime, investime, gjëmime e tërbime.

Në këtë cirk të përditshëm e të përnatshëm, futen edhe zyrtarët/qeveritarët të cilët kanë marrë detyrën e pa kërkuar të rrefyesve duke raportuar për veten se sa mirë po punojnë për këtë vend të bekuar dhe sa shumë po treten për të realizuar ëndrrën shekullore të popullit për anëtarësim në BE.

Thënia e fjalës së fundit në fillim, është kthyer në moto të diskursit publik.

Mjerisht, vendi e gjen veten jo në një shoqëri informacioni, por në një shoqëri thashethemi, ku vija mes faktit dhe trillimit mjegullohet nga perdja e tymit, e propagandës dhe e disinformimit, duke e bërë gjithnjë e më sfidues, deri në fshirje, dallimin e realitetit nga iluzioni.

Fjalët hidhen në ajër, jo me qëllimin për të kuptuar, por thjesht për të bërë zhurmë si dioksid argumentësh më të dëmshëm se vetë dioksidi i karbonit.

Dialogu është shndërruar në një monolog kaotik, ku të “ftuarit” rreken të dominojnë skenën duke raportuar jo atë që ngjet në realitet, por atë që duan ata të shesin se ngjet në rradaken e tyre. Dialogu nuk nënkupton më shkëmbim idesh, por një garë se kush prodhon decibelët më të lartë. (Akuzat dhe kundërakuzat nuk bëjnë më asnjë përshtypje)

Viktima e parë e kësaj katraure komunikimi mbetet më e dobëta e kohës sonë… e vërteta.

Demokracia, e brishtë siç është, kthehet në kakofoni, fjalët humbasin fuqinë dhe asgjë nuk bën më përshtypje.

Thuaj çfarë të duash, trego sa të duash, ekspozo skandalin më të madh.. asgjë nuk ndodh,.duke nxjerrë kështu jashtë loje manualët e komunikimit, gazetarisë dhe fushave të ndërlidhura me to.

Në një garë për t’ia kaluar artit, gjendja e sotme e komunikimit të kujton John Snow te “Game of Thrones”, një nga personazhet më të dashur edhe për faktin se përpiqej t’i shpallte të vërtetën kundërshtarit dhe që thotë: “Kur ka njerëz që bëjnë premtime të rreme, fjalët nuk kanë më kuptim. Nuk ka më pyetje, veç gënjeshtra gjithnjë e më të bukura”.

E lemë me kaq pasi jam i bindur që dieta e leximit që po përhapet ditët e sotme, nuk lejon gëlltitjen e më shumë fjalëve se kaq…

MË TEPËR

Kryesore1 ditë më herët

Bushati ia thotë në sy Berishës: Në Tiranë krimi s’ka ndikim dhe ju humbët thellë. Saliu: Komisionerët tanë i shitën zgjedhjet, se iu ikte koka

Sali Berisha, i ftuar në Syri Tv, iu përgjigj gazetarit Andi Bushati, i cili tha se pse u dorëzuan komisionerët...

Sport5 ditë më herët

VIDEO: Kamionisti publikon pamjet e para pas aksidentit tronditës të Diogo Jota

Një kamionist ka filmuar makinën e tipit Lamborghini të portugezit Diogo Jota pak minuta pas aksidentit të mesnatës, teksa automjeti...

Radar5 ditë më herët

Ish-kryeministri izraelit: Të ndalet lufta në Gaza, njerëzit po vriten në radhë për bukë

Ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert, i njohur për qëndrimin e tij dialogues dhe për bashkëpunimin me intelektualë palestinezë si Sari Nusseibeh,...

Mix5 ditë më herët

Elena Ferrante: Mos përgojoni gratë

Përktheu: Loreta Bërhami Si është e mundur, më pyesin njerëzit, që nuk njeh qoftë edhe një kurvë? Patjetër që njoh:...

Mix5 ditë më herët

Kush nuk mund të hajë domate?

Fruti i kuq lëngshëm dhe freskues i mbushur me likopen është i dashur nga të gjithë dhe konsiderohet një ushqim...

Mix5 ditë më herët

Boronicat, si t’i përdorni për uljen e tensionit të gjakut

Boronicat janë të ëmbla, ushqyese dhe shumë të shëndetshme. Këto fruta kaq të vogla i bëjnë kaq mirë trupit dhe...

Kryesore5 ditë më herët

Humbja e thellë më 11 Maj – Lefter Maliqi: Duhen dorëheqje në PD! Nëse s’bëjmë analizë, Rama do na turpërojë përsëri

Nëse opozita nuk bën një analizë të thellë brenda vetes së saj me rigjenerim strukturash, dorëheqje të njerëzve që dështuan...

Mix5 ditë më herët

Q5: Roboti i ri humanoid me AI të përparuar që bën gjëra të paimagjinueshme

Në vitet e fundit, robotika humanoide ka përjetuar një përshpejtim të paparë, me Kinën që po e vendos veten si...

Mix5 ditë më herët

4 gjëra që bëjnë njerëzit autentikë pa u munduar fare

Carl Jung ka thënë: “Privilegji i jetës është të bëhesh ai që je vërtet.” Si qenie njerëzore, shumica prej nesh dëshirojmë të...

Mix5 ditë më herët

Shenjat e horoskopit të cilave u hapet “porta e parave”!

Dashi Vëmendja juaj tani është te financat tuaja. Mërkuri në Demi nga 10 deri më 25 maj është i mirë...

Facebook