Lidhu me ne

Mix

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe cilësinë dhe përmbajtjen e saj. Nëse na duhet një adresë, një restorant, një parukeri, një numër telefoni, mund ta gjejmë fare thjesht duke naviguar në Google. Por nga ana tjetër shpesh rrezikojmë që të mbesim thjesht në botën virtuale të teknologjive, duke dominuar atë reale. Është koha që të reflektoni. Ndërkohë, nëse ju ndodh që t’ju zërë gjumi natën me celular në dorë ose në jastëk dhe nëse gjatë ditës hapni mesazhet edhe kur nuk ju ka ardhur një i tillë, atëherë është koha për të reaguar.

Lëreni mënjanë telefonin kur të jeni bashkë me miqtë ose me familjarët. Hiqjani zilen për pak dhe futeni në çantë. Nëse jeni midis miqsh mund të bëni edhe një lojë qesharake: vendosini të gjithë smartphone-t mbi tavolinë lart njëri-tjetrit. I pari që thyen rregullin “pa telefon”, paguan porositë. Ndërkaq, si alternativë, merrni në konsideratë blerjen e një celulari ekonomik, një nga ata të vjetrit me pak funksione dhe pa internet, që mund ta përdorni posaçërisht kur dilni me miqtë. Natën fikeni dhe mos keni frikë se nuk do t’ia arrini të zgjoheni ditën e nesërme: zilja e zgjimit bie edhe kur e keni të fikur, për fat të mirë ekziston edhe një opsion i tillë!

2 në 3 njerëz  kanë varësi ndaj telefonit

Dy nga tre përdorues të celularit terrorizohen nëse nuk e kanë telefonin me vete. Të dhënat kanë dalë nga një studim që arrin në përfundimin se numri i atyre që vuajnë nga varësia ndaj telefonit është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Kështu, ata që kanë nomofobi, ose frikë nga mungesa e telefonit, ka shkuar në 66 për qind të përdoruesve nga 53 për qind që ishte 4 vite më parë. Mbi të gjitha nga nomofobia vuajnë të rinjtë nga mosha 18-24 vjeç. 77 për qind e tyre thonë se janë nomofobikë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

Roli i jastëkut tek dhimbjet e qafës – Kujdesi që duhet të tregoni

Cilësia e jastëkut është e një rëndësie thelbësore për gjumin. Ai mund të na ndihmojë të kemi një gjumë të...

Mix5 orë më herët

Arrat, bajamet, lajthitë – Fuqi të forta kundër diabetit

Konsumimi i arrorëve është një nga zgjidhjet natyrale më të mira për t’u mbrojtur nga mundësia e diabetit. Lajm i...

Mix5 orë më herët

“Krejt e thirrin Rexhon”: Filmi për largimin nga Maqedonia e Veriut

Një realitet që prek mijëra shqiptarë të Maqedonisë së Veriut tashmë është sjellë në ekran përmes një filmi që po...

Mix5 orë më herët

TikTok është fiksuar pas “dopamine drinks” – A e përmirësojnë vërtet humorin?

Një pije që të bën të ndihesh më i lumtur? Super, më sillni 14 të tilla tani! Ndoshta ke dëgjuar...

Mix6 orë më herët

Sot është dita e duhur për të hapur biznesin tënd, ja 20 arsyet

Nëse po mendon të hapësh një biznes tëndin, urime! Ky është vetëm fillimi i një aventure që mund të ndryshojë...

Mix6 orë më herët

Kufjet Apple Powerbeats Pro 2 tregojnë rrahjet e zemrës

Më në fund është këtu, Apple ka zbuluar Powerbeats Pro 2 të ri, kufjet që premtojnë të revolucionarizojnë botën e...

Mix6 orë më herët

Roblox, Discord, OpenAI dhe Google bashkojnë forcat për të mbrojtur të miturit

Google, OpenAI, Roblox dhe Discord kanë krijuar ROOST (Robust Open Online Safety Tools). Është një organizatë jofitimprurëse që synon të zhvillojë mjete të Ai...

Radar6 orë më herët

Edhe Ardit Gjebrea bën një insta story për Erion Veliajn

Pas ngjarjeve të fundit që lidhen me arrestimin e Erion Veliajt, prezantuesi i njohur Ardit Gjebrea ka dalë publikisht në...

Radar6 orë më herët

Flamur Noka i sulet Taulant Ballës, hedh në tokë gardistin dhe godet me shishe socialistin

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, iu sul Taulant Ballës në mes të tensioneve gjatë seancës plenare. Gjatë shkëmbimeve të...

Radar6 orë më herët

“Rama ka fshirë fotot me Alex Soros″, Evi Kokalari kundër Berishës: E ke humbur fare! S’ka postuar kurrë, nuk ka amerikan që ju shpëton

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka reaguar pas deklaratës së Sali Berishës se kryeministri Edi Rama ka fshirë çdo foto me Alex Soros,...

Facebook