Lidhu me ne

Kioske

A ka Shqipëria më shumë kriminelë apo të çmendur?

Nga Kreshnik Spahiu

A ka Shqipëria më shumë kriminelë apo të

Atentati i realizuar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi është pasqyra e një shoqërie në degradim.
Padyshim që disa mund të logjikojnë shkurt duke thënë fajin e ka shteteti por kjo do ishte e keqja më e vogël, por cila është zgjidhja kur përgjegjëse është shoqëria dhe qeveria?

– Atentati ndaj avokatit thjesht zbuloi sa mijëra të çmendur kemi në gjirin e shoqërisë sonë. Kjo është një lajthitje kolektive dhe jo individuale. Mblidhet fisi me krushqinë dhe vendosin me unanimitet ta masakrojnë avokatin. Fisi nuk kishte asnjë njeri me logjikë normale të “votonte” kundër dhe të ndalonte dorën krimale të kushërinjve.
– Atentati ndaj avokatit thjesht zbuloi një nga cilësitë më të errta të shqiptarve që është mosmirënjohja. Ngjarja ishte unike në botë që të vrasësh avokatin për të mos e paguar për punën e tij. Një shërbim i lirë nga një profesionist që me shpenzimet e tij i përfaqësoi të drejtat e tyre për 4 vjet duke ju rikthyer pronat që s’do i kishin marre dot as për 40 vjet apo 40 gjenarata.
– Atentati zbuloi se pabesia është dobësia e një pjese të shqiptarve duke trasformuar atë çka krenoheshin prindrit tanë që dikur quhej BESA. Disa horra me kapele si hijena e gjurmuan avokatin pasi ai shoqroi fëmijët në kopësht. Pabesia për të goditur mbrojtësin e tyre. Pabesia për ti ngulur thikë pas shpine njerout që i nxorri nga varfëria në pasuri. Pabesia po e “parakalon” besën në Shqipëri.
– Atentati zbuloi se Ne kemi shumë injorantë, të çmendur, monstra dhe barbar në mesin tonë në shekullin e civilizimit. Atentati tregoj se sa pak eurpian janë një pjesë e shqiptarve.
– Atentati tregoi që jo vetëm qeveria apo shoqëria ka degraduar por edhe opozita politike. Ata vrapuan të keq-përdorin atentatin duke krijuar alibi se gjoja krimi u krye nga Edi Rama. Vrapoi në spital vajza ish-kryeministrit për ta quajtur atentat politik. Zyrtarisht opozita vazhdon ta quaj Ramën atentator për këtë çështje duke lehtsuar atentatorët me hipotezat e tyre.
– Atentati manifestoi edhe brutalitetin e krimit me agresivitetin që godasin pa mëshirë ndaj një profesionisti, ndaj një babai, ndaj një njeriu që iu dha “dorën e ngrohtë” kur shteti ju rrëmbeu pronat.
Për këto arsye më shumë se kriminelët kanë filluar të shqetësojnë budallenjtë dhe të çmendurit me shumicë në Shqipëri.
Ata godasin në mënyrë çnjerzore mbi qënjet njerzore të dobëta dhe vunerabël. Ata vrasin dhe dhunojnë gratë e tyre, motrat, prindrit, avokatët, policët, mjekun, policin.
Koha po tregon se në rrugët e Shqipërisë ka më shumë të çmendur se kriminelë.
Mjafton të shikosh si ngasin makinat nëpër rrugë apo autosrada, pa iu dhimbsur as jeta e tyre dhe as e të tjerve.
Në këto raste nuk vlen as thënia popullore:
“Hapi rrugë badallait”, sepse këta janë aq shumë në Shqipëri, sa ta zënë rrugë kudo dhe kurdo.
Ruajna o Zot nga budallenjtë!

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Era e keqe e gojës tek fëmijët, shkaqet pse ndodh dhe çfarë të bëni!

Shpesh era e keqe e gojës së fëmijëve çudit prindërit, pasi pritet që nga fëmijët të ndiejmë vetëm erën e...

Mix2 ditë më herët

Si të trajtoni kapsllëkun dhe kur të shqetësoheni!

Kapsllëku është një gjendje e karakterizuar nga më pak se tre lëvizje të zorrëve në javë. Mund të ndodhë papritur...

Mix2 ditë më herët

Vlerat e jashtëzakonshme të mjaltit të gështenjës

Pema e gështenjës i përket të njëjtës familje ku bëjnë pjesë ahu dhe lisi. Për mijëra vite me rradhë, gështenja...

Radar2 ditë më herët

120 konteinerët/ Kumbaro: S’janë mbetje toksike, janë mbetje të dyshuara të rrezikshme

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, tha në Komisionin e Mjedisit se mbetjet në 120 kontejnerët e kthyer nga Tajlanda nuk...

Radar2 ditë më herët

Kush është Susie Wiles, shefja e kabinetit të Trump

Donald Trump emëroi Susie Wiles shefe të kabinetit të ardhshëm të Shtëpisë së Bardhë. Susie është gruaja e parë që...

Mix2 ditë më herët

Aloe Vera: Bima magjike për shëndetin dhe bukurinë

Aloe vera është një nga bimët më të përdorura në mjekësinë tradicionale dhe kozmetikë. Me gjethet e saj të trasha,...

Mix3 ditë më herët

6 ushqimet e stinës që ndihmojnë mushkëritë

Përfshirja e këtyre ushqimeve në dietën tuaj mund të ofrojë përfitime të ndryshme për shëndetin e mushkërive, por është gjithashtu...

Mix3 ditë më herët

Domatet dhe karrotat, sekreti kundër tensionit të lartë

Domatet bashke me karrotat mund të ulin tensionin e gjakut tek pacientët që vuajnë nga hipertensioni i gradës së parë...

Kryesore3 ditë më herët

Spartak Ngjela: Berisha “non grata” u shpall nga Administrata e Trump, asnjë shans që t’i hiqet

Spartak Ngjela u shpreh se nuk ka asnjë mundësi që Donald Trump t’ia heqë “non-grata” ish-kryeministrit Sali Berisha, sepse historia...

Radar3 ditë më herët

Pasuria i ra ndjeshëm vitet e fundit, sa para ka tani Donald Trump?

Peisazhi financiar i Presidentit Donald Trump është përballur me ujëra të trazuar kohët e fundit, të shënuara nga një sërë...

Facebook