Lidhu me ne

Kioske

Llogaria është e thjeshtë: 12 vjet në opozitë dhe mund të paguajnë LaCivita-n

Nga Alba Malltezi

VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Ndërsa shumë prej shqiptarëve presin hetimet dhe llogaritë e SPAK të kuptojnë se ku kanë shkuar, ku janë fshehur, ku përdoren paratë e korrupsionit të politikanëve shqiptarë, sfida e disave prej tyre tashmë është haptazi fare. Pas vilave, jetës së luksit, pallateve, kullave, asgjë nuk i ndal.

Në delirin e nisjes së një fushata elektorale të ashpër, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi pa asnjë ndroje se ka punësuar pikërisht ish-marinsin me medalje Chris LaCivita, konsulentin politikan të Republikanëve amerikanë, për të ëndërruar në fitoren e zgjedhjeve të 11 majit 2025 në Shqipëri. Po, po tamam, LaCivita, shoqëria e të cilit për fushatën e Donald Trump të 2024 ka fituar 19,2 milionë dollarë.

Lajmi që Berisha, Mediu, Noka, Gjin Gjoni, Këlliçi etj. etj. do të kenë për strategjinë e tyre elektorale një prej studiove më të shtrenjta në botë, duket se po përcillet me gëzim nga shumë nga ata që ose nuk duan, ose nuk dinë të kuptojnë. Si munden ta paguajnë? Apo Këlliçi do të lërë orën e tij peng, Gjin Gjoni dyqane e vila, Berisha, Mediu, Noka e të tjerë, dihet, në sy të të gjithëve se sa dhe çfarë kanë.

Po a mund të arrijnë shifrat stratosferike 19 milionë dollarë, apo më shumë apo më pak?

Iluzionet do të bëjnë që të dëgjojmë në këto ditë si justifikim të paimagjinueshmen: Për shembull se Chris LaCivita do ta bëjë si bamirësi ndihmën që do të japë, apo se i ka bërë ulje çmimi, apo se kështu apo ashtu. Nuk kuptohet sepse LaCivita nuk e kishte menduar “skonton” për presidentin e ardhshëm më të fortë në Botë, Donald Trump, për të bërë në vend të 19 milionëve dollare, rreth 150 dollare, me mik.

Nuk do të dëgjojmë asnjë pyetje të tillë nga gazetarët ku këta politikanë do të shkojnë e të mburren se si ja bënë dhe si do të vazhdojnë të kenë avokatët dhe konsulentët më të shtrenjtë në botë për hallet e tyre, ndërsa votat t’i kërkojnë nga vendi më i varfër në Europë.

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

Probleme me pagjumësinë? Ja çfarë të hani para gjumit

Nëse jeni një nga ata që keni vështirësi të flini natën, nuk jeni vetëm. Ju ndoshta nuk e dini që...

Mix5 orë më herët

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Dashuria është në ajër këtë javë! Ngjarja më e rëndësishme kozmike këtë javë është eklipsi diellor në Dash, i cili...

Mix5 orë më herët

“Adolescence” është një histori e vërtetë

Mini-seriali me katër episode “Adolescence”, që rrëfen historinë e një djali adoleshent të akuzuar për vrasjen e një shoqeje të...

Mix5 orë më herët

Sienna Miller na dëshmoi se kjo xhaketë nuk del kurrë nga moda

Ne kemi marrë shpesh udhëzime nga Sienna Miller sa i përket stilit dhe veshjes. E njohur për qasjen e saj ndaj...

Mix5 orë më herët

”Othello” me Denzel Washington thyen të gjitha rekordet

Një prodhim i ri teatror i “Otellos” të William Shakespeare, me aktorët amerikanë Denzel Washington dhe Jake Gyllenhaal, ka thyer...

Mix5 orë më herët

10 përfitime të jashtëzakonshme shëndetësore që marrim nga xhenxhefili

Me sa duket xhenxhefili është një përbërës kryesor në shumë lëngje të shëndetshme dhe kjo jo pa arsye. Ndërsa rrënja...

Mix5 orë më herët

Këto 3 shenja horoskopi nuk i duron dot askush në zyrë

Janë disa shenja të horoskopit që, megjithëse mund të jenë ideale për shoqëri, në zyrë nuk janë edhe aq partner...

Mix5 orë më herët

3 ushqimet që ju duhen për një mëngjes të shëndetshëm!

Nëse kërkon një mëngjes të thjeshtë, por të pasur me vlera ushqyese, janë disa përbërës që nuk duhet t’i anashkalosh....

Mix5 orë më herët

“Përfitimet Shëndetësore të Arrave | Një burim i shëndetit dhe mirëqenies

Arra është një nga frutat më të shëndetshme që mund të përfshini në dietën tuaj të përditshme. Përveç shijes së...

Mix5 orë më herët

Brokoli | Një perime e pasur me përfitime shëndetësore

Brokoli është një nga perimet më të shëndetshme që mund të shtoni në dietën tuaj. I njohur për vlerat ushqyese...

Facebook