Lidhu me ne

Kioske

Rrjetet sociale nuk kanë qenë kurrë neutrale.

Rrjetet sociale nuk kanë qenë kurrë neutrale. Ja si na

Andrea Colamedici

Rrjetet sociale nuk kanë qenë kurrë neutrale. Ata kanë ndryshuar, pas çdo scroll-i, vetë mënyrën se si ne mendojmë për realitetin. Ky është teknofeudalizmi dixhital

Nuk është një distopi e të ardhmes. Eshtë e tashmja, në të cilën jemi zhytur tashmë. Një sistem pushteti, i cili nuk kufizohet vetëm në kontrollin e informacionit, por plazmon edhe vetëdijen kolektive nëpërmjet arkitekturave teknologjike, që na i paraqesin si neutrale dhe të pashmangshme.

Nuk është një shmangie nga sistemi, apo një zhvillim i papritur. Jo, është realizimi i vet më i plotë.

Platformat sociale kanë vepruar gjithmonë sipas kësaj logjike. Prania në inaugurimin e Trumpit, e Elon Musk, Mark Zuckerberg si dhe tekno-oligarkëve të tjerë, është thjesht momenti kur pushteti del në skenë dhe fotografohet. Sepse ata nuk kanë më nevojë të fshihen prapa retorikës së neutralitetit teknologjik.

Duhet pranuar, me një ndershmëri të pamëshirshme, se ne – mendimtarë, gazetarë, akademikë, analistë, e kemi pranuar këtë sistem sepse na ka ofruar një pushtet që e donim aq shumë: aftësinë për të përhapur idetë, për të plazmuar opinione, për të ndërtuar kollaj një publik përmes hapësirave të tyre.

Ishte një pakt faustian, dhe ne e dinim. Në këmbim të dukjes dhe influencës, ne mbyllëm një sy (ndonjëherë të dy), ndaj themeleve të brishta të ngrehinës.

Artikull pas artikulli, postim pas postimi, kemi kontribuar për të legjitimuar atë sistem që me fjalë donim ta çmontonim.

Teknofeudalizmi na transformoi, nga të nënshtruar të pavetëdijshëm në vasalë të vetëdijshëm.

E kemi ditur gjithmonë që kjo arkitekturë kontrolli nuk është neutrale. Ajo është projektuar për të fragmentuar diskursin publik në fluska algoritmike, për të transformuar debatin në përplasje, për të reduktuar kompleksitetin e mendimit, në logjikën binare të like-ve.

Radikalizimi i diskursit publik nuk është një efekt anësor, por një karakteristikë strukturore, e qartë, e platformave të projektuara për të maksimizuar angazhimin përmes polarizimit.

Dhe ajo që po jetojmë, nuk është aq shumë një krizë e demokracisë, se sa një transformim i thellë i sferës publike.

Qytetaria dixhitale është një formë skllavërie e vullnetshme. Një nënshtrim që na paraqitet si zgjedhje, ku vetë pjesëmarrja i nënshtrohet logjikës së fitimit dhe kontrollit.

Pranimi i këtij dimensioni është thelbësor për të imagjinuar forma të rezistencës, që shkojnë përtej kritikës sterile të pushtetit teknokratik.

Alternativat teknike ekzistojnë tashmë: platforma të decentralizuara, protokolle open source, sisteme komunikimi autonome dhe të ndërlidhura. Por adoptimi i tyre i kufizuar zbulon se si problemi nuk është pikësëpari teknik.

Pengesa e vërtetë është varësia psikologjike dhe sociale që kanë krijuar platformat dominuese.

Prandaj rrugëdalja kërkon një lëvizje të dyfishtë: nga njëra anë, zhvillimin e infrastrukturave teknike alternativa, që të mishërojnë parimet e autonomisë dhe kontrollit demokratik, dhe nga ana tjetër kultivimin e formave të reja të ekologjisë mendore.

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Verdhëza – Si dallohet dhe kurohet

Në kohët e sotme, njeriu është i rrethuar nga shumë sëmundje, disa prej të cilave të rrezikshme e serioze. Në...

Mix9 orë më herët

Pse keni dhimbje koke kur ndryshon moti?

Nga stuhitë deri në ditët me diell, ndryshimet e motit mund të shkaktojnë dhimbje koke ose simptoma të migrenës. Për...

Mix9 orë më herët

“Adolescence” dhe frika e mos njohjes së fëmijës tënd

Miniseriali që po pushton botën dhe që sfidoi të gjitha algoritmet Është një (mini)serial që po pushton botën. Quhet Adolescence...

Mix10 orë më herët

Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez ‘paralizon’ Venecian për tre ditë

Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez po përgatiten për një dasmë madhështore në Venecia, e cila do të zgjasë tre ditë,...

Mix10 orë më herët

Hurmat e Arabisë, nëntë llojet më të shëndetshme

Hurmat e Arabisë janë fruta të shijshme dhe shumë të shëndetshme. Në të vërtetë, hurmat e Arabisë është një term...

Mix11 orë më herët

Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?

 Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën? Nokturia është një gjendje e zakonshme tek të moshuarit, që ndikon thellësisht në shëndetin...

Mix11 orë më herët

Pse ndodh një hernie diskale dhe a largohet?

Pse ndodh një hernie diskale dhe a largohet? Edhe pse e dhimbshme, hernia e diskale është jashtëzakonisht e zakonshme. Kushdo...

Mix11 orë më herët

Si dukej Olta Gixhari në moshën 14 vjeçare!

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, ka publikuar një foto të vjetër në Instastory, duke ndarë me ndjekësit e saj një...

Mix11 orë më herët

Mungesa e magnezit, kërcënim i heshtur për shëndetin

Mungesa e magnezit mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, përfshirë dhimbje muskulore, lodhje dhe çrregullime kardiovaskulare. Ushqimet të pasura me...

Mix11 orë më herët

“Indiana Jones” tani edhe në PlayStation 5

Video-loja aksion-aventurë “Indiana Jones and The Great Circle”, dikur i qasshëm vetëm përmes Xbox, tani po integrohet edh në PlayStation...

Facebook