Lidhu me ne

Kioske

Berisha më shumë flet për Donald Trump dhe politikat e tij se sa për Shqipërinë

Shkruar nga Ervis IljazajShpresa amerikane e Partisë DemokratikeSali Berisha

Aq shumë shpreson PD te konjuktura e re ndërkombëtare, saqë çdo ditë apo çdo takim elektoral që bën Berisha më shumë flet për Donald Trump dhe politikat e tij se sa për Shqipërinë.

Që nga zgjedhja e Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara, Partia Demokratike ka shfaqur një entuziazëm shumë të madh. Kjo sepse prej vitesh Sali Berisha që nga momenti që është shpallur non-grata ka ngritur një narrativë se lufta që i bëhej atij ishte luftë e Sorosit. Me ardhjen e Trump tashmë, sipas tyre, gjërat kanë ndryshuar dhe izolimi ndërkombëtar i Berishës dhe i PD-së ka marrë fund.

Aq shumë shpreson PD te konjuktura e re ndërkombëtare, saqë çdo ditë apo çdo takim elektoral që bën Berisha më shumë flet për Donald Trump dhe politikat e tij se sa për Shqipërinë. Është e qartë se Partia Demokratike ka ndërmarrë një fushatë agresive në këtë drejtim. Kërkon që t’i mbushë mendjen shqiptarëve se tashmë që në Shtëpinë e Bardhë është Donald Trump, pushteti i Edi Ramës ka marrë fund dhe është radha e tyre.

Duket sikur Partia Demokratike kaq po priste, që në SHBA të ndryshonte pushteti dhe rotacioni do të ndodhë automatikisht në Shqipëri. Çdo ditë Berisha u thotë shqiptarëve se si Sorosi ka marrë fund dhe se si ai është e keqja më e madhe, a thua se hallet e shqiptarëve kanë të bëjnë me Sorosin apo se shqetësimi i tyre është pikërisht ky njeri.

Megjithatë, është fakt që konjuktura gjeopolitike ka ndryshuar dhe mund të jetë në favor të Berishës dhe Partisë Demokratike, edhe pse zyrtarisht deri më sot nuk ka asnjë veprim për të hequr non-gratën e Berishës. Mirëpo edhe sikur të gjitha këto të jenë të vërteta, a majfton konjuktura e re gjeopolitike që Partia Demokratike të vijë në pushtet?

PD me retorikën e saj prej kohësh nuk flet më për hallet e Shqipërisë, por vetëm se si Donld Trump do të largojë Edi Ramën nga pushteti. Sigurisht që konjukturat gjeopolitike janë të rëndësishme, por ama ato asnjëherë nuk mjaftojnë për rotacion pushteti.

Për shembull, Sali Berisha nuk ka bërë asgjë për të bashkuar opozitën. Ka bërë disa thirrje publike sporadike, por ndonjë hap konkret për të bashkuar të gjitha partitë që janë në opozitë deri më tani nuk është parë. Është përgjegjësia e tij si lider i opozitës që të bashkojë forca për të bërë të mundur rotacionin, dhe asnjë hap nuk është hedhur në këtë drejtim. Nuk kuptohet se përse Sali Berisha nuk bëri asgjë konkrete në këtë drejtim, kur është e qartë se matematika apo dhe sondazhet tregojnë se kështu siç janë rreshtuar partitë në opozitë është në favor të Edi Ramës.

Por nuk mungon vetëm ky akt nga ana e tij, pra bashkimi i opozitës, por ka dhe veprime të tjera të cilat mungojnë në serinë e veprimeve që PD duhet të bëjë për të rrëzuar këtë qeveri, të cilat deri më sot mungojnë. Nuk perceptohet që Sali Berisha dhe PD po bëjnë të gjitha veprimet e duhura për ardhjen në pushtet. Edhe hartimi i listave për kandidatët për deputetë nuk solli asnjë risi. Në to janë të njëjtën njërëz siç kanë qenë prej shumë vitesh tashmë. Janë disa veprime nga ana e Partisë Demokratike dhe Sali Berishës që të lënë të kuptosh që nuk janë maksimizuar të gjitha shanset dhe mundësitë për të bërë të mundur rotacionin.

Kjo ndodh ndoshta ngaqë Berisha po shpreson më shumë në konjukturat e jashtme dhe gjeopolitike se sa te mobilizmi i brendshëm. Por ka një lajm të mirë në këtë histori për PD. Tashmë që në ShBA ndodhen aleatët e saj dhe jo kundërshtarët, nuk ka më asnjë alibi për humbjen e zgjdhjeve të 11 majit. Tashmë nuk ekziston një Soros që të dëmtojë opozitën shqiptare dhe Sali Berishën. Përkundrazi, në pushtet janë armiqtë e Sorosit dhe miqtë e Berishës.

MË TEPËR

Radar16 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar18 orë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix19 orë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook