Lidhu me ne

Kioske

Kaosi i krijuar nga Donald Trump, një oaz për autokratët e mbarë botës

Shkruar nga Marc ChampionKaosi i krijuar nga Donald Trump, një oaz për autokratët eTrump dhe Netanyahu /

Siç e tha dikur personazhi i “Game of Thrones”, Littlefinger, “kaosi është një shkallë për keqbërësit”. Në botën reale, kjo thënie vlen edhe për të fortët, dhe ofron një lente të dobishme përmes së cilës mund të shihen pasojat e kaosit ndërkombëtar të nxitur së fundmi nga Donald Trump.

Në fakt, për liderët autoritarë antipatikë kudo që janë, dhe që po përpiqen të çlirohen nga kufizimet e zgjedhjeve dhe institucioneve të pavarura, nuk ka pasur kurrë një moment më të mirë për të ngjitur shkallët e fundit të shkallares drejt sundimit absolut.

Për shembull marrim rastin e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Kohët e fundit ai burgosi rivalin e tij kryesor politik Ekrem Imamoglu, i sigurt se tani mund të përballet me çdo lloj reagimi.

Prokurorët e akuzuan për korrupsion kryebashkiakun popullor të Stambollit, por ky ishte një vendim qartësisht politik, i marrë vetëm disa ditë përpara se të shpallej si kandidat presidencial kryesor i opozitës.

Lëvizja e Erdoganit provokoi protesta të mëdha në rrugë, por shumë pak nga kritikat e ashpra ndërkombëtare që ishin parë deri disa vite më parë. Në një epokë të kaosit ekonomik dhe pasigurisë ushtarake, Evropa nuk ka luksin t’i japë përparësi përhapjes së demokracisë.

Shqetësimi i saj madhor është të mbajë në krah Turqinë, një prodhuese e madhe e armëve, partnere tregtare dhe anëtare e NATO-s. Ndërkohë, në Uashington, Erdogan ka marrë vetëm lëvdata nga kryenxitësi i kaosit.

Trump e sheh si të ngjashëm me veten. Bashkëpunimi i presidentit turk i nevojitet për Sirinë, Rusinë dhe Iranin. Duke folur me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të hënën, presidenti amerikan foli për marrëdhëniet e tij të shkëlqyera me liderin turk, dhe se sa i zgjuar në kontrollimin e zhvillimeve në Siri.

Asnjë fjalë për Imamoglu. Madje partia kryesore opozitare në Turqi, e ka akuzuar Erdoganin – pa ofruar prova – se i ka kërkuar leje SHBA-së, përpara se ta arrestonte kryebashkiakun. Ndërkaq Ministri turk i Financave Mehmet Simsek, tha në një intervistë të martën për Financial Times, se Turqia nuk do dëmtohet, madje mund të ketë përfitime nga lufta tregtare globale që sapo ka nisur Donald Trump.

Një shembull tjetër është Netanyahu. Shumëkush mund të mendonte se ai do të mbante një profil të ulët, duke pasur parasysh kontributin e tij në dështimin spektakolar të masave të sigurisë, që e lejuan Hamasin të niste më 7 tetor 2023 sulmin më të rëndë ndaj hebrenjve që nga koha e Holokaustit.

Po ashtu, ai po përballet gjithashtu me hetime të shumta dhe çështje gjyqësore në Izrael për mashtrim dhe në Hagë për krime lufte në Gaza. Ai po përpiqet të shkarkojë kryeprokurorin dhe zyrtarin më të lartë të sigurisë së brendshme.

Gjykata e Lartë e Izraelit, nisi të martën seancat dëgjimore nëse duhet t’i mbështesë këto kufizime gjyqësore, apo ta lejojë qeverinë të shkarkojë kreun e shërbimit sekret përgjegjës për hetimin e këshilltarëve të Netanyahut për rrjedhjet e të dhënave të klasifikuara.

Por duket se kryeministrit izraelit nuk po i hyn gjemb në këmbë. Kohët e fundit, ai i dha fund një armëpushimi të negociuar nga SHBA në Gaza, duke e rinisur luftën me një qëllim akoma më ambicioz: krijimin e të ashtuquajturave zona tampon.

Po ashtu, bllokoi qasjen tek ndihma humanitare dhe u bëri thirrje palestinezëve që “të bëjnë lirisht zgjedhjen se ku duan që të shkojnë” nga territori që ai po e bën të pabanueshëm. Netanyahu ka kryer vizitën e parë në Uashington, si lider i një vendi që kur Trump nisi një luftë tregtare ndaj gjithë botës.

Po ashtu, pati një pritje madhështore në Budapest nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, që zgjodhi jo vetëm të injorojë urdhrin e Gjykatës së Hagës për arrestimin e Netanyahut, por njoftoi se vendi i tij do të tërhiqet nga anëtarësimi në këtë gjykatë.

Vetë Orban sapo ka nisur një fushatë për të eliminuar të gjithë ata që e kundërshtojnë atë, përfshirë organizatat jofitimprurëse si grupi anti-korrupsion Transparency International dhe atë çfarë ka mbetur nga media e pavarur e Hungarisë.

Ashtu si Erdogan, edhe ai ka ecur shumë më tej në eliminimin e kufizimeve gjyqësore në pushtetin e tij sesa Trump apo Netanyahu. Dhe po e shfrytëzon mundësinë për të ecur akoma më shumë në këtë kurs. Ndërkohë presidenti rus Vladimir Putin, vazhdon të ketë dorë të lirë nga administrata e re amerikane, përfshirë tarifat.

Megjithatë, ka një paralajmërim të madh për të gjithë këtë fitore të autokratëve të rinj. Rusia mund të jetë ende përfituesja kryesore e vendimit të Trump për ta shpërbërë rendin botëror aktual të udhëhequr nga SHBA, por është e paqartë se si do të reagojë Trump ndaj mospërfilljes së vazhdueshme të përpjekjeve të tij për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Netanyahu pati vërtet një takim të vlefshëm në Zyrën Ovale, por iu desh dhe të përballej me tarifat, si një lider vasal që përulet përpara një perandori të dinastisë Ming në Pekin. Një rend i ri ndërkombëtar i liderëve si Putini, Netanyahu dhe Orban është një botë nacionalizmash konkurrues.

Tani për tani, liderët nga e djathta populiste janë të bashkuar me njëri-tjetrin, dhe në pjesën më të madhe edhe me Trump, në kundërshtimin e tyre ndaj “rendit botëror liberal” të vjetër që SHBA krijoi pas Luftës së Dytë Botërore.

Por ata duhet të kenë kujdes se çfarë dëshirojnë. Kur të zhduket armiku i përbashkët liberal, ata do ta gjejnë veten gjithnjë e më shumë në mosmarrëveshje me njëri-tjetrin. Për këtë pyesni Pierre Poilievre, liderin e Partisë Konservatore të Kanadasë.

Deri pak javë më parë, mesazhi i tij për uljen e taksave në kuadër të motos “Kanadaja e Para” dukej fitues, duke i dhënë atij një epërsi të vazhdueshme prej 10 për qind në sondazhet përpara zgjedhjeve parlamentare të këtij muaji.

Por tani ka mbetur prapa, pasi mbështetësit po e braktisin, të shqetësuar se kjo qasje e ngjashme me MAGA-n, e bën atë të përshtatshëm për t’i bërë ballë kërcënimit të ri, nacionalist që vjen nga fqinji jugor, SHBA-ja.

nga “Bloomberg”

MË TEPËR

Kioske28 minuta më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix35 minuta më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore1 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar3 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix3 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar4 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar5 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix5 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore7 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix7 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Facebook