Lidhu me ne

Kioske

Ylli Manjani: PD ështëzgjuar vonë për të mundur Ramën, plus partitë e reja votat do i marrin nga ajo

Ylli Manjani: PD ështëzgjuar vonë për të mundur

Duke komentuar gjetjet e sondazhit të Barometrit, Ylli Manjani tha se Partia Demokratike është në një trend rritje, por që është i pamjaftueshëm për rotacionin politik.

Sipas Manjanit, situata në të cilën gjendet PD sot, i ngjan asaj të periudhës para zgjedhjeve të 2021, kur PD-në e drejtonte Lulzim Basha.

“Nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të 2021, unë nuk shoh ndonjë dallim shumë të madh. Kështu ishte dhe në 2021, flas për të njëjtën periudhë kohore në fillim të fushatës, kur PD pati një zgjim shumë të vonuar, dhe sot është e njëjta gjë. PD ka një zgjim të vonuar, duke krahasuar janarin e këtij viti me marsin e këtij viti, PD tregon se është zgjuar nga 24% në 30%.

Pra, ky quhet zgjim. Kështu ka qenë fiks, dhe PD e Lulit. Erdhën nga pandemia, nga histori të paqarta, kishin djegur mandatet, sistemi zgjedhor kishte shumë debate të kësaj natyre, dhe pak a shumë jemi në të njëjtin trend”, tha Manjani.

Manjani theksoi se po sheh një “zgjim” të PD-së kohët e fundit, por që sipas tij është i pamjaftueshëm, pasi ky zgjim duhej të kishte ndodhur minimum një vit më parë.

“Është vërtetë se ka një rritje krahasuar me matjen e fundit. Rritja është 2.2% nga shkurti, që tregon atë që thashë, se ka një zgjim të PD-së. Në fakt, nuk ishte normale, PD duhet të kishte qenë zgjuar që para një viti, po kjo është temë tjetër. Skenari normal do duhej të ishte që të kishim një PD shumë më aktive, që kohë më parë, të paktën para një viti, që sot të ishim në shifra më të mëdha, për t’i dhënë mundësinë fushatës që të tejkalosh kundërshtarin. Pra, rritja e PD është e qëndrueshme, ka rritje, por jo e mjaftueshme për të bërë rotacionin”, tha Manjani.

Po ashtu, Manjani theksoi se një dëm i madh për PD vjen edhe nga partitë e reja opozitare, pasi ato mund të marrin shumë vota nga elektorati i djathtë.

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar17 orë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix19 orë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix19 orë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix19 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix19 orë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar19 orë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix19 orë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix20 orë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix20 orë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook