Lidhu me ne

Mix

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose siç njihet në jetën reale, Jimmy Donaldson. Ai është më shumë se një yll i rrjeteve sociale, është një fenomen global, një sipërmarrës gjigand dhe një njeri që ka shndërruar videot virale në një perandori që vlen mbi 500 milionë dollarë. Por rruga drejt këtij suksesi nuk ishte aspak e lehtë, përkundrazi, ishte pothuajse e pamundur.

Shtatë vite pa asnjë sukses

Historia e MrBeast fillon në vitin 2012. Vetëm 13 vjeç, ai hap kanalin e tij në YouTube dhe nis të postojë video lojërash. Por për vite me radhë, përmbajtja e tij kaloi pa u vënë re. Deri në vitin 2016, kishte ngarkuar mbi 1,000 video, por kishte më pak se 10,000 abonentë, një shifër shkatërruese për moralin, duke pasur parasysh përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm.

Shumë do të kishin hequr dorë.

Por jo ai. Jimmy u fiksua pas zbulimit të “formulës” së suksesit në YouTube. Ai e studioi platformën si një shkencëtar, analizoi thumbnail-et, titujt, ritmin e videos dhe kohën e mbajtjes së audiencës. E gjitha me qëllimin për të kuptuar një gjë të vetme, çfarë i bën njerëzit të klikojnë?

Videoja që ndryshoi gjithçka

Në vitin 2017, ai ndërmori një rrezik që shumica do ta konsideronin qesharak, u filmua duke numëruar deri në 100,000. Një video që i mori 40 orë pa ndërprerje për ta realizuar. Ishte absurde, por pikërisht për këtë arsye, njerëzit nuk mund të mos e shikonin deri në fund.

Rezultati? Videoja shpërtheu me miliona klikime. Dhe për herë të parë, MrBeast kishte provën se strategjia e tij funksiononte.

Çmenduria si strategji

Pas këtij suksesi, ai vijoi me sfida edhe më të çuditshme, shikonte bojën teksa thahej, thoshte emrin e Logan Paul 100,000 herë dhe lexonte të gjithë fjalorin anglez në kamera. Ishte kombinimi i absurditetit me përkushtimin total, dhe publiku e dashuroi.

Por ajo që e diferencoi më shumë ishte vendimi për të riinvestuar çdo cent të fituar nga YouTube në video të tjera edhe më madhështore, dhuronte makina, shpërblente punonjës të fast food-eve me 10,000 dollarë, madje bleu edhe një ishull të tërë për ta dhuruar në një video.

Nga YouTuber në filantrop miliarder

Në vitin 2020, MrBeast ishte tashmë mbreti i përmbajtjes virale. Por ai nuk u ndal.

Krijoi markën e çokollatave “Feastables”, që sot vlen qindra milionë dollarë, dhe më pas “Beast Burger”, një koncept virtual restoranti që shiti mbi 1 milion hamburgerë në muajt e parë.

Nisma më njerëzore? “Beast Philanthropy”, një kanal ku të gjitha të ardhurat nga reklamat shkojnë për bamirësi. Dhe ky është vetëm fillimi i asaj që duket të jetë një perandori në zgjerim.

Çfarë mësojmë nga MrBeast?

Më shumë se një histori suksesi, MrBeast është një leksion mbi durimin, analizën dhe trimërinë për të ndjekur një vizion që askush tjetër nuk e sheh. Ai provoi se nuk është ideja ajo që bën diferencën, por përkushtimi total ndaj saj.

Sot, ai nuk është thjesht një YouTuber. Ai është moguli i së ardhmes mediatike, një përzierje perfekte mes kreativitetit ekstrem dhe strategjisë së pastër biznesi.

Nëse do të “vjedhësh” një strategji suksesi, kjo është ajo që duhet të marrësh me vete.

Notes to an entrepreneur

MË TEPËR

Mix14 orë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix14 orë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix16 orë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Mix17 orë më herët

Mashtrimi që tronditi Australinë: Rikthehet historia e Belle Gibson në Netflix

Ishte një histori që preku miliona: një vajzë e re, e bukur dhe e vendosur, që pretendonte se kishte mposhtur...

Mix17 orë më herët

Florence Pugh rrëfen frikën gjatë xhirimeve të “Thunderbolts”

Florence Pugh ka rrëfyer se ishte e bindur se do të vdiste gjatë një skene të rrezikshme që realizoi për...

Radar20 orë më herët

“Berisha do dalë edhe më dobët se në 2021-shin, forcimi i partive të reja çon në shpërbërje të PD-së” – Juristi Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu parashikoi një humbje të thellë të PD-së dhe Sali Berishës në zgjedhjet e 11 majit. Duke komentuar...

Radar20 orë më herët

A i trembet Rama hakmarrjes së heshtur më 11 maj?

Shkruar nga Armand Shkullaku Pse e shqetësojnë Edi Ramën komentet mbi sondazhet, kur ato që kanë rëndësi janë shifrat elektorale?...

Mix2 ditë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix2 ditë më herët

Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni

Anemia është një gjendje shëndetësore ku trupi nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut ose kur këto...

Mix2 ditë më herët

Pse Rare Beauty e Selena Gomez po zgjedh Substack në vend të Instagramit?

Rrjetet sociale janë të mbingarkuara me përmbajtje të shpejtë dhe të konsumueshme, aty kemi edhe Rare Beauty, marka e grimit...

Facebook