Lidhu me ne

Mix

Pse Rare Beauty e Selena Gomez po zgjedh Substack në vend të Instagramit?

Rrjetet sociale janë të mbingarkuara me përmbajtje të shpejtë dhe të konsumueshme, aty kemi edhe Rare Beauty, marka e grimit themeluar nga Selena Gomez, që po ndjek një strategji ndryshe, komunikim i thelluar dhe i sinqertë, përmes Substack

Më 1 prill, marka publikoi postimin e saj të parë në këtë platformë, duke hyrë në një valë të re kompanish që po përdorin Substack jo thjesht për t’u “shfaqur”, por për të treguar histori, për të krijuar lidhje autentike dhe për të rritur besnikërinë ndaj brandit.

Kur një newsletter bëhet “dritare” e brendshme e markës

Nën autorësinë “Rare Insider”, drejtoresha e strategjisë kreative, MacKenzie Kassab, po përdor newsletter-in si hapësirë për tregime që nuk kanë vend në TikTok apo Instagram. Aty flitet për proceset e zhvillimit të produkteve, iniciativat për shëndetin mendor të Rare Impact Fund, dhe sfondin njerëzor që ndërtohet pas çdo produkti të ri.

“A kemi një rregull të artë? Po. A i bën njerëzit të ndihen mirë kjo përmbajtje?”, shpjegon Kassab. “Nëse po, atëherë ia vlen të ndahet.”

Substack si mjet i ri i storytelling-ut të markave

Tradicionalisht shtëpi për gazetarë e shkrimtarë të pavarur, Substack tani po tërheq edhe marka si M.M.LaFleur, The RealReal dhe shumë të tjera, të cilat kërkojnë një kanal më të thellë, më autentik dhe më pak të varur nga algoritmet. Qëllimi nuk është shitja e drejtpërdrejtë, por ndërtimi i një komuniteti të angazhuar.

Për Rare Beauty, kjo qasje ka funksionuar, një nga postimet më të suksesshme tregoi historinë e krijimit të Soft Pinch Bouncy Blush dhe shkaktoi një valë interesimi për prapaskenat e produkteve të tjera.

Një qasje “creator-i”, jo “korporate”

Rare Beauty po sillet më shumë si një krijues përmbajtjeje se sa si një brand tradicional. Nuk ka buxhet të veçantë për newsletter-in, as një ekip të dedikuar. Madje as Selena Gomez nuk është e përfshirë drejtpërdrejt në menaxhimin e tij.

“Ajo që po bëjmë është ende shumë eksperimentale. Strategjia po ndryshon çdo ditë,” thotë Kassab.

Ky fleksibilitet dhe përgjigje ndaj komenteve të komunitetit, qofshin ato në Instagram, TikTok apo Sephora, është çelësi i suksesit. Sipas ekspertes së marketingut Lia Haberman, kjo është “sjellje tipike e një krijuesi: nxirr përmbajtje, shih çfarë rezonon, dhe ndërto më tej mbi të.”

Çfarë nënkupton kjo për markat shqiptare?

-Platforma të tilla si Substack janë terren i lirë për tregime të sinqerta dhe të thelluara, jashtë presionit të algoritmit.

-Angazhimi i komunitetit me përmbajtje që “nuk ka për qëllim shitjen” mund të krijojë besnikëri shumë më të fortë se fushatat e zakonshme.

-Transparenca dhe personaliteti po bëhen avantazhe konkurruese më shumë se perfeksioni.

Në një treg gjithnjë e më i ngopur me reklama, është pikërisht zëri i sinqertë i brandit që mund ta bëjë diferencën. Dhe Rare Beauty po e tregon këtë më së miri – një newsletter në javë, një histori reale, një hap më afër konsumatorit.

Modern Retail

MË TEPËR

Kryesore1 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore4 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore6 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike6 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar6 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore6 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar6 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar6 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal6 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar8 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Facebook