Lidhu me ne

Mix

ADHD: Çrregullimi që prek mijëra fëmijë dhe të rritur

ADHD është një çrregullim neurozhvillimor që ndikon në përqendrim, vetëkontroll dhe sjellje, duke prekur miliona fëmijë dhe të rritur në mbarë botën.

Çrregullimi i mungesës së vëmendjes dhe hiperaktivitetit – i njohur gjerësisht si ADHD – është çrregullimi neurozhvillimor më i përhapur në botë, duke prekur rreth 8–10 për qind të fëmijëve dhe 2–5 për qind të të rriturve.

ADHD ndikon në mënyrën se si një person përqendrohet dhe vepron në jetën e përditshme. Një fëmijë me ADHD mund të harrojë shpesh gjërat, të shpërqendrohet lehtë ose të ketë vështirësi për të qëndruar ulur, ndërsa tek të rriturit, çrregullimi shfaqet shpesh përmes vështirësive në menaxhimin e detyrave, impulsivitetit dhe lodhjes mendore.

Nuk ekziston një test i vetëm për të diagnostikuar ADHD-në. Diagnoza bazohet në një vlerësim të thelluar të sjelljes, i cili duhet të tregojë se simptomat janë të pranishme për të paktën gjashtë muaj dhe ndërhyjnë në funksionimin e përditshëm.

Simptomat përfshijnë mungesë përqendrimi, hiperaktivitet dhe impulsivitet.

Megjithatë, jo të gjithë individët me ADHD janë hiperaktivë – shumë persona, veçanërisht femrat, mund të vuajnë më shumë nga vështirësia për t’u përqendruar, pa e shfaqur këtë përmes sjelljes së dukshme.

ADN-ja ka rol të madh, por jo të vetmin

Djemtë e moshës 4–11 vjeç kanë deri në katër herë më shumë gjasa të diagnostikohen me ADHD sesa vajzat, pjesërisht sepse kriteret diagnostikuese janë më të ndjeshme ndaj sjelljeve të dukshme si hiperaktiviteti dhe impulsiviteti – të cilat shfaqen më shpesh tek djemtë.

Ndërsa vajzat tentojnë t’i fshehin vështirësitë e tyre ose t’i shfaqin ato në mënyra të brendshme, si ankthi apo depresioni, megjithatë hendeku gjinor po ngushtohet me kalimin e viteve.

Shkencëtarët bien dakord se gjenet luajnë një rol të madh. Rreth 70–80 për qind e rasteve të ADHD-së kanë bazë gjenetike.

Megjithatë, nuk është një “gjen i vetëm” që shkakton çrregullimin. ADHD është një çrregullim i ashtuquajtur poligjenik, që do të thotë se përfshihen mijëra variante të vogla gjenetike, secila me ndikim të vogël.

Edhe mjedisi ka ndikimin e tij

Një mjedis mbështetës mund të ndihmojë ndjeshëm fëmijët me ADHD. Prindërit që përshtatin sjelljen e tyre ndaj nevojave të fëmijës shpesh ndihmojnë në menaxhimin e simptomave.

Por nëse edhe vetë prindërit kanë ADHD, kjo mund të ndikojë në mënyrën se si e kuptojnë ose e trajtojnë çrregullimin.

Gjithashtu, studimet tregojnë se fëmijët që janë më të vegjël për klasën e tyre në shkollë kanë më shumë gjasa të marrin trajtim për ADHD – një tregues se kur diagnostikohet ADHD mund të ndikohet nga faktorë mjedisorë, edhe pse kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se ata janë shkaku i çrregullimit.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook