Lidhu me ne

Radar

Agron Shehaj nuk përjashton kandidimin për Bashkinë e Tiranës

Agron Shehaj, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për rezultatin e zgjedhjeve dhe të ardhmen e partisë “Mundësia”.

Ai u pyet nga analisti Baton Haxhiu, lidhur me kandidimit për Bashkinë e Tiranës. Shehaj e la këtë mundësi të hapur dhe shtoi se projekti politik që ka nisur ka qëllime afatgjata.

Baton Haxhiu: Përcaktimi i pavarësimit është një guxim dhe kush merr guximin për të bërë parti, e kanë një qëllim dhe realisht e kanë synimin e vet. Guximi është brenda saj, dije, infrastrukturë, lekë, gjithë ato që ke përjetuar. Tani bën një betejë me një koncept, me një parti. Përcaktimi i pavarësimit është gjëja më e rëndësishme te njeriu pastaj te koncepti. Kur ke dalë nga PD, ke patur disa çështje rrugës, më së pari krijimin e besimit, ke dalë në një fazë kur PD ishte në shkapërdredhje… Ajo faza e krijimit të luajalitetit, ngritja e infrastrukturës, arritja deri në periferi. Beteja ka qenë në kryeqytet, ose në Durrës, Elbasan, Tiranë plus Vlora. Hyrja në Parlament është mbi këto karakteristika, tash është betejë tjetër. Kjo do një diskurs dhe betejë pa kompromis. Ku është vija e kuqe e kompromiseve për shtetin dhe ku është për Partinë Socialiste. Ku mbaron lufta kundër PS dhe kur fillon e drejta për ti shërbyer shtetit edhe me PS?

Agron Shehaj: Betejat që kam bërë në Parlament kanë patur qëllim vetëm interesin publik. Kufiri i kornizës për të cilin kam vepruar ka qenë interesi publik. Kjo mbetet vija e kuqe për mua. Edhe kur ka qenë kundër interesit tim e kam bërë betejën për interesin publik. Kam bërë beteja me ministra dhe kryeministrin. Janë interpretuar si beteja personale, por nuk kanë qenë të tilla, kanë qenë në favor dhe interes të publikut. Brenda kësaj kornize do të veproj. E kam të qartë.

Baton Haxhiu: A jeni në gjendje të konkuroni vetë në një betejë për Tiranën? Kur them këtë, ç’ka mund, meqenëse e djathta që është në opozitë nuk do të rritet por do të shkërmoqet, ju keni një hambar të votave, edhe të papërcaktuar, edhe të djathtë, cila është beteja jote e ardhme politike, duke përfshirë diskursin në Parlament dhe beteja në kryeqytet?

Agron Shehaj: Sa i përket betejës për Tiranën, është herët, nuk e kemi diskutuar ende këtë, është vendim që merret brenda strukturave. Kjo duhet diskutuar brenda strukturave, do të ishte mungesë respekti nëse unë jap një mendim që pastaj interpretohet si vendim. Por, edhe kjo, pavarësisht vendimit, është një vendim i rëndësishëm, por në i qëndrojmë vizionit tonë për një projekt politik afatgjatë. Opozita në Parlament që do të bëjmë si dy deputetë.

Baton Haxhiu: 40 e ca mijë njerëz janë shumë.

Agron Shehaj: Ata që nuk kishin besim se do ia dilnim, është e pamohueshme, që ne si forcë politike kemi patur rezultat të jashtëzakonshëm, sidomos në Tiranë, në qendër të Tiranës, degët 5, 7 dhe 10, rezultat thuajse 8%. Është inkurajues dhe na bën të mendojmë se vizioni ynë përqafohet nga një pjesë e mirë e shoqërisë, edhe nga pjesa më e zhvilluar. Duhet të vazhdojmë të punojmë në të njëjtën mënyrë, të vetëdijshëm që na pret një rrugëtim i gjatë.

Baton Haxhiu: Përparësia jote si lider i ri është në dy pika, dy liderët e partive të mëdha janë në shkuarje e sipër. Momenti i parë është përparësia juaj për një garë të ardhshme. Prandaj thashë ç’do të bësh. Pse humbe mandatin e tretë? Në të gjithë sondazhet e ke patur mandatin e tretë. Ku i keni patur defektet?

Agron Shehaj: Ku mund ta kemi humbur? Ju e dini shumë mirë, të parashikosh në sondazhe forcat e reja është gjëja më e vështirë, sepse votuesi ndikohet në momentin e fundit.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook