Lidhu me ne

Mix

Nicola Peltz prish raportin edhe me mikeshën e ngushtë, Selena Gomez

Selena Gomez ka realizuar një festë beqarie me mikeshat e saj, pak ditë para martesës me producentin Benny Blanco. Në postimet e saj, Gomez shihej duke festuar buzë detit, me bikini të bardha dhe vello nuseje, si dhe duke kaluar kohë me shoqet në një vilë luksoze.

Por fansat vunë re menjëherë mungesën e dukshme të Nicola Peltz, 30 vjeç, e cila jo vetëm që nuk ishte e pranishme në festë, por nuk i pëlqeu dhe as komentoi postimin e Gomez në Instagram.

Mungesa e Peltz vjen vetëm pak javë pasi edhe vetë Gomez nuk mori pjesë në ceremoninë e rinovimit të betimeve martesore të Peltz me Brooklyn Beckham, pavarësisht se dikur deklaronte se ishin aq të afërta, sa i quanin veten një “treshe”. Sipas burimeve, marrëdhëniet mes dyshes janë ftohur pasi Selena është ndjerë e zhgënjyer nga sjellja “si divë” e Nicole-s.

Megjithatë, miqtë e Peltz dolën në mbrojtje të saj, duke i thënë The Standard: “Shumë nga shoqet e Selena-s nuk ishin të pranishme. Nuk është e drejtë që gjithçka të bëhet rreth Nicola-s, kur vëmendja duhet të jetë te Selena dhe dita e saj e madhe.”

Në të njëjtën ditë që Gomez publikoi fotot e festës, Peltz shpërndau në Instagram Story imazhe nga një mbrëmje romantike me bashkëshortin e saj, Brooklyn, 26 vjeç.

Burime pranë çiftit kanë thënë më herët se Gomez dhe Peltz janë distancuar pas disa “momenteve të tensionuara”. Sipas një të afërmi që foli për The Sun: “Vitin e kaluar, Selena vuri re që sjellja e Nicola-s ndaj saj dhe Benny-t ishte një garë e vazhdueshme për vëmendje. Gjatë darkave apo drekave, ajo mundohej të ulej gjithmonë aty ku fotografët mund ta kapnin më mirë, dhe nuk ishte shumë e sjellshme me Selena-n kur nuk ishte në qendër të vëmendjes.”

Sipas tij, rrethi shoqëror i Nicola-s dhe Brooklyn-it është ngushtuar gjithnjë e më shumë: “Disa miq u janë larguar sepse kanë kuptuar si sillet Nicola, dhe Brooklyn nuk po bën shumë për ta ndryshuar këtë dinamikë.”

Mungesa e Selena-s në rinovimin e betimeve në Florida më 2 gusht ngjalli edhe më shumë dyshime, sidomos pasi në listën e të ftuarve ishin miq të tjerë të afërt të saj, si aktori Dominic West dhe ish-asistentja Theresa Mingus. Kujtojmë se vitin e kaluar Gomez e kishte quajtur veten me shaka pjesë të një “treshe” me çiftin Beckham-Peltz, pasi kaluan së bashku festën e Vitit të Ri në Meksikë.

Fansat vunë re gjithashtu mungesën e prindërve të Brooklyn-it, David dhe Victoria Beckham, si dhe të vëllezërve e motrës së tij, në ceremoni. Marrëdhëniet mes çiftit dhe familjes Beckham janë përfolur prej kohësh si të tensionuara – një klimë që është përkeqësuar pas dasmës luksoze tre vite më parë, dhe që u vu re sërish kur ata munguan edhe në 50-vjetorin e David Beckham.

Sot, thuhet se Nicola dhe Brooklyn nuk kanë më kontakt me një numër të madh miqsh të famshëm nga koha kur jetonin në Londër, mes tyre Rocco Ritchie (djali i Madonna-s dhe Guy Ritchie-t), si dhe binjakët e Gordon Ramsay-t, Jack dhe Holly.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook