Lidhu me ne

Mix

Selena Gomez flet për ofendimet mbi trupin dhe sfidat personale

Selena Gomez ka folur për sulmet e vazhdueshme ndaj trupit të saj dhe se si këto komente kanë shkaktuar vite pasigurie.

“Jam përballur me shumë probleme peshe në jetën time dhe kjo është diçka ndaj së cilës jam shumë e ndjeshme” tha këngëtarja 33-vjeçare në një intervistë për Allure. Gomez shpjegoi se përballet me këto mendime dhe pasiguri përmes terapisë dialektike të sjelljes (DBT), një lloj terapie për njerëzit që përjetojnë emocionet e tyre në mënyrë shumë intensive”

“Një person më tha se isha e shëndoshë dhe më lëndoi. Pse po ndjej këtë emocion?” shpjegoi ajo, duke analizuar pse disa komente e prekin kaq shumë. Terapia DBT, sipas Gomez, ndihmon në “heqjen e shtresave” dhe lidhjen e pikave për të kuptuar emocionet e brendshme.

Ajo gjithashtu foli për ndikimin e ilaçeve që merr për lupus, gjendje me të cilën është diagnostikuar në 2014 dhe pas së cilës ka kaluar një transplant veshke dhe kimioterapi. Medikamenti e bën që pesha e saj të ndryshojë, por kritikat ndaj pamjes së saj nuk mungojnë.

“Kur i marr ilaçet, trupi ka tendencë të mbajë shumë lëngje dhe kjo është diçka shumë normale. Kur i ndërpres, zakonisht humbas peshë,” tha Selena në një video në TikTok në shkurt të vitit 2023.

“Po, kam ditë kur ndoshta ndihem keq, por unë do të preferoja shumë më tepër të jem e shëndetshme dhe të kujdesem për veten time. Ilaçet e mia janë të rëndësishme dhe besoj se janë ato që më ndihmojnë,” u shpreh artistja.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook