Lidhu me ne

Gatime

17 ushqimet më të mira dhe më të këqija për stinën e verës

Nga Rebecca Toback
Është një lloj miti që vera do të thotë më shumë gjimnastikë dhe zgjedhje ushqimesh të shëndetshme për këdo. Një studim arriti në përfundimin se fëmijët shtonin në peshë 3 herë më shpejt gjatë verës se sa gjatë vitit shkollor, në sajë të ushqimeve që konsumojnë dhe video lojërave. Këtu janë disa nga ushqimet e verës që ju duhet të shmangni, dhe disa mundësi të shëndetshme që jeni të lirë t’i shijoni.
woman-eating-watermelon-vert
USHQIMET E KEQIJA
-Akullorja sanduiç
Çfarë është më mirë se një akullore me vanilje dhe dy biskota si sanduiç, veçanërisht kur biskotat janë prej çokollate? Në fakt çdo gjë tjetër është më e mirë, sepse kjo akullore përmban rreth 500 kalori dhe 60% e asaj që shkrihet në gojën tuaj është yndyrë. Një ide më e mirë: Bëni vetë një akullore duke përdorur lëngje frutash, e cila është jo e pasur me yndyrë. Dhe për më mirë akoma, shmangni biskotat.
 
-Petullat e skuqura
Një nga ushqimet më të përdorshme nëpër dyqanet verore dhe karnavalet, petullat e skuqura bëjnë pjesë në 50 ushqimet më me yndyrë. Mielli i skuqur, gjalpi dhe sheqeri janë elementët dhe burimet më të këqija që ndikojnë në rritjen e peshës. Kjo yndyrë ngre kolesterolin e keq, dhe ul nivelin e kolesterolit të mirë. Gjithashtu mund të rrisë inflamacionin e trupit tuaj. Me pak fjalë petullat e skuqura nuk duhet të bëjnë pjesë në listën e dietës suaj.
-Salsiçe misri
Cili shtet e shpiku salsiçen e misrit? Qyteti i Teksasit pretendon se është ai që e zbuloi këtë ‘bombë’ yndyrore në vitin 1942, por Minesota gjithashtu kërkon kreditet e saj. Por asnjë nga qytetet nuk duhet të lavdërohet me zbulimin sepse çdo ushqim i skuqur që përmban yndyrë duhet shmangur. Ky ushqim përmban 20 gramë yndyrë dhe sasi të madhe sodiumi. Një ide më e mirë : më mirë zgjidhni një hot-dog që përmban më pak se 150 kalori dhe 14 gramë yndyrë, dhe kështu limitoni sasinë e sodiumit nën 450 miligramë.
-Karavidhet e gatuara
Nëse karavidhet e gatuara tingëllojnë si një alternativë e shëndetshme për një hamburger, kujtoni njëherë se si këto produkte bregdetare janë mbledhur. Karavidhja është e miksuar me majonezë, pastaj është futur brenda një buke të bardhë me gjalpë duke formuar kështu një sanduiç që përmban më shumë se 400 kalori, më shumë se sa gjysma e kalorive që vjen nga yndyra. Një ide më e mirë: Provoni të gatuani karavidhet në shtëpi duke përdorur majonezë që nuk përmban shumë yndyrë, gatuajini me grurë dhe përpiquni të eliminoni gjalpin.
-Midhjet e skuqura
Disa midhje të skuqura është mirë t’i ndash me miqtë, por nuk ia vlen të konsumohen si një vakt i plotë. Tre çerek filxhani me këto ushqime deti përmban afro 500 kalori dhe 26 gramë yndyrë. Është më mirë që ato të konsumohen të gatuara, se sa të skuqura. Të gatuara ato përmbajnë proteina dhe janë një ndër burimet më të mira të vitaminës B12 që është jetësore për shëndetin e sistemit nervor.
-Brinjë
Brinjët sipas të gjitha formave dhe madhësive, pavarësisht se si janë të prera, duhet të qëndrojnë jashtë menusë tuaj verore. Një çerek kilogram biftek ose brinjë derri përmbajnë më shumë se 288 kalori dhe janë të ngopura me yndyrë. Kur i gatuani brinjët në shtëpi, anashkaloni mustardin, hudhrat dhe piperin djegës.
-Dakiri
Dakiri tingëllon i lehtë dhe i freskët, por profili i tyre ushqyes është shumë i madh. Një dakiri me luleshtrydhe, për shembull, përmban më shumë kalori se sa një hamburger dhe është plot me yndyrë e sheqer. Por ka lloje të tjera pijesh të shëndetshme që mund t’i shijoni kur qëndroni në pishinë, me ose pa alkool.
-Makarona dhe sallatë patatesh
Ndërsa ne akoma na pëlqen të hamë makarona dhe sallatë patatesh gjatë verës, është pikërisht majoneza e yndyrosur që i bën ato të kenë shije të mirë. Më mirë është të përdoret majoneza me pak përqindje yndyre ose vaji i ullirit, që është edhe i shëndetshëm për organizmin tonë.
-Qepët e skuqura
Ndërsa qepët e skuqura nuk tingëllojnë si zgjedhja më e keqe për shëndetin tuaj, kur ato gatuhen me miell dhe me vezë, e më pas u hidhet kripë përfundimi është i tmerrshëm. Një ide më e mirë: Prijeni qepën në feta dhe gatuajeni sëbashku me të bardhën e vezës, djathë, miell gruri. Mëpas piqini në furrë në 450 gradë për rreth 15 minuta.
Faqe 19
USHQIMET E MIRA
–    Misri me kalli
Misri pa gjalpë dhe kripë është i pasur me fibra dhe përmban pak kalori. Ne na pëlqen ta hedhim misrin në sallatë, ose ta përdorim për salca të shëndetshme – por gjithmonë duhet të kemi kujdes me përdorimin e gjalpit. Gjithmonë zgjidhni misrin e verdhë përpara atij të bardhë pasi ka sasi të mëdha vitamine A.
–    Shalqiri
Ngrënia e shalqirit është një mënyrë e shkëlqyer për t’u rihidratuar pas një dite të gjatë me diell. Shalqiri përmban më shumë se 90% ujë. Ai është gjithashtu një burim i lëndës “likopenë” që lufton kancerin.
–    Çaji i freskët me akull
Çaji ka zero kalori, sasi të madhe antioksidantësh dhe ndihmon për të rënë nga pesha. Për të marrë benefitet ushqimore të çajit, duhet ta përgatisni vetë dhe jo ta merrni të gatshëm nëpër shishet e dyqanit. I zi apo jeshil, nuk ka rëndësi.
-Sallatë frutash
Vera është sezoni kur frutat duhet përdorur më shumë. Ngrënësit e frutave kanë tendencën të peshojnë më pak se ata që nuk konsumojnë fruta. Frutat vjollcë, të kuqe apo blu janë burime të fuqishme antioksidantësh dhe vitaminash, veçanërisht manaferrat që janë të pasura me fibra
-Supa e ftohtë
Gjatë muajve të verës, gjëja e fundit që doni të bëni është të konsumoni një supë të nxehtë. Supat e ftohta janë një zgjidhje perfekte – për shumë nga recetat tona, çfarë ju nevojitet është vetëm një tas për të përgatitur supën. Supa e ftohtë pikante është e pasur me përbërës të shëndetshëm si domatet, kastraveci dhe specat. Një tas me supë të ftohtë përmban vetëm 88 kalori, 4 gramë yndyrë dhe 0 kolesterol.
-Pulë e pjekur në skarë
E lehtë për t’u vënë në barbekju, pula e pjekur është e pasur me proteina dhe përmban pak kalori, yndyrë dhe karbohidrate. Kur i shtoni perime si kungull ose speca, do t’i shtoni shijen, aromën verore dhe antioksidantët. Specat e kuq janë një element tjetër i mirë për t’u shtuar pasi përmbajnë Vitaminë C. Ato e ëmbëlsojnë pulën në skarë. Një tjetër mundësi është edhe salca e kosit.
-Kungulli
I pjekur, në skarë, i mbështjellë, me feta ose në kubikë, kungulli është perimja perfekte për stinën e verës. Me vetëm 20 kalori për filxhan, ajo përmban 0 sasi yndyre dhe kolesteroli. Kungulli është i pasur me vitaminë C.
-Karkalecat
Të shkëlqyeshme për një ushqim të shpejtë pasditeve, si një meze për festa, apo për një drekë të lehtë, karkalecat janë të pasura me proteina dhe përmbajnë pak kalori. Ato përmbajnë hekur, dhe shpesh përdoren nëpër sallatra, mund të konsumohen të thjeshta ose të pjekura.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook