Lidhu me ne

Gatime

Ja cilat janë ushqimet më të mira për fëmijët

Ja cilat janë ushqimet më të mira për fëmijët
Fëmijës së sapolindura, ju si prindër, duhet t’i krijoni prirje për ushqim të drejtë dhe me këtë t’i krijoni kulturë të jetesës. Fëmija i juaj do të jetë i shëndosh në çdo kohë nëse ka ushqim optimal të pasuruar me nutritivë të llojllojshëm.
Ushqimi për fëmijët e moshës 0-3 vjet
Te foshnjat, hapat e parë të ushqimit janë me qumështin e nënës. Qumështi i nënës është opsioni më i mirë i ushqimit, veçanërisht kur nëna ushqehet në mënyrë të shëndoshë. Produktet e balancuara ushqimore brenda qumështit të nënës janë ushqim ideal për çdo bebe. Një nga faktorët kryesorë është niveli i lartë i acideve të yndyrshme esenciale që është i domosdoshëm për zhvillimin intelektual. Qumështi i nënës është përzierja ideale e proteinave, karbohidrateve, mineraleve dhe vitaminave. Me anë të qumështit të nënës përmirësohet sistemi imunologjik.
Të gjitha foshnjat që ushqehen me qumësht të lopës para se të mbushin 6 muaj mund të kenë probleme me sistemin digjestiv dhe atë imunologjik për shkak të proteinave komplekse që përmban qumështi i lopës. Shpeshherë rezultati është alergjia. Zbulimet e fundit tregojnë se diabeti tek fëmijët paraqitet për arsye se sistemi imunologjik i fëmijëve bëhet alergjik në proteinat që përmban qumështi i lopës. Për këtë arsye si pediatret ashtu edhe nutricionistët u rekomandojnë dhe i këshillojnë prindërit që të mos u jepet foshnjave qumësht lope para muajit të gjashtë.
Nuk ka ushqim më të mirë se qumështi i nënës. Që foshnja të mësohet me shije të ndryshme është e domosdoshme që pasi të mbush pesë muaj në ushqimin e saj të shtohet një deri në dy lugë lëng të shtrydhur të mollës e më pas lëng të shtrydhur të karotës, por nuk duhet të jepen të dyja së bashku në fillim.
Kur foshnja nuk mund të flejë në mënyrë të qetë pasi që ushqimi i gjirit nuk është mjaftueshëm, kjo është shenjë e parë se në ushqimin e saj duhet të shtohet ushqimi i fortë. Procesi i përtypjes është një proces shumë i rëndësishëm. Me paraqitjen e dhëmbëve të parë, mësojeni fëmijën tuaj të hajë edhe ushqim tjetër, e sipas mundësisë të jetë i freskët. Për fillim mund të jetë karota dhe trangulli.
Fëmijëve të shëndoshë si edhe të rriturve të shëndoshë u nevojitet ushqim i freskët, ushqim i papërpunuar i cili nuk përmban aditivë, sheqer (pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për sakarozë, glukozë, dekstrozë, maltozë ose fruktozë), kripë dhe ushqim që është i varfër me yndyra. Me fjala të tjera bebja duhet të ushqehet me nutritive (ushqim) të cilët jenë më të përafërt me gjendjen e tyre natyrore. Pas muajit të gjashtë foshnja do të fillojë ta hajë të njëjtën ushqim si ju. Vetëm në situata incidente do t’ju rekomandoja të përdorni qullin si ushqim dhe nëse shfrytëzoni ushqimet e prodhuara për bebe, do të jetë më mirë nëse lexoni përmbajtjen e tyre në ambalazh. Pasi do të filloni të ushqeni foshnjën me ushqim të fortë, kujdesuni që ai të përbëhet nga nutritivë që zihen lehtë dhe që kanë mundësi të vogla për ndonjë reaksion alergjik.
Nëse pemët dhe perimet mund t’i hajë të freskëta, atëherë ia jepni. Si për shembull: banane, mollë, dardhë, karotë, trangull. Çdo produkt të ri ia jepni në sasi të vogël dhe të dozuar. Në këtë mënyrë do t’i shmangeni ndonjë reaksioni alergjik mundësisë potenciale të paraqitjes së ndonjë alergjie nga ndonjë nutritivi më vonë. Në listën e mëposhtme janë paraqitur nutritivët dhe atë në bazë të probabilitetit të paraqitjes së reaksionit alergjik prej mundësisë më të ulët deri tek mundësia më e madhe.
Pra, bebes suaj si parë filloni t’ia jepni ushqim sipas radhës duke lëvizur nga fillimi i deri në fund:
* Perime
* Pemë (me përjashtim të portokallit)
* Fruta thelbore dhe fara të freskëta
* Mashurka dhe groshë
* Oriz
* Mish
* Elb, tërshërë, thekër
* Grurë
* Prodhimet e qumështit
* Vezë
Çdo ditë shtoni në ushqimin nga një apo dy produkte të reja dhe shënojini ndryshimet eventuale, siç mund të jenë përgjumësia e tepërt ose rrjedhja e hundës, ngërçe, etja e tepërt, deri tek shqetësimi i zmadhuar apo frymëmarrja astmatike.
Nëse vëreni reaksion prej ndonjë ushqim të caktuar, ndërpriteni përdorimin e këtij ushqimi derisa nuk kalon ky reaksioni dhe në të njëjtën kohë mos provoni ndonjë ushqim të ri për një kohë. Pas muajit te nëntë dhe dhjetë në ushqimin e foshnjës mund të filloni të përdorni portokall, grurë, prodhime të qumështit dhe vezë.
Në rast se njëri prej prindërve është alergjik në ndonjë ushqim të caktuar, i njëjti ushqim nuk duhet të i jepet deri sa fëmija të mbush një vit. Edhe pse keni filluar të ushqeni fëmijën me ushqim të fortë rekomandohet që të vazhdoni edhe më tutje t’i jepet gji.
Me supozimin se bebja juaj shumica e proteinave, yndyrave dhe karbohidrateve i merr nëpërmjet qumështit tuaj rekomandohet që ushqimi i fortë të jepet në formë të pemëve dhe perimeve të cilat janë shumë të pasura me vitamina. Në mënyrë të thjeshtë kombinojini perimet dhe pemët duke bërë një lloj qulli, megjithatë mos shtoni sheqer dhe në fund shtypeni me lugë.
Ja disa kombinime të mira:
* Vetëm karotë
* Lulelakër dhe trupka e bardhë
* Karotë, spinaq dhe lulelakër
* Lulelakër, karotë dhe pak selino
* Patate, karotë dhe spinaq
Por, mos u kufizoni vetëm në këto kombinime – eksperimentoni. Mos u zhgënjeni nëse fëmija juaj refuzon disa prej shijeve. Vazhdoni me insistim. Pas zierjes shtoni në qull pak vaj të parafinuar të lulediellit apo ullirit të kulluar në mënyrë të ftohtë dhe shumë pak kripë. Gradualisht në qull shtoni edhe produkte të tjera. Provoni me thjerrëz të kuq, fasule të re të zier, oriz integral të zier mirë, pak qumësht, jogurt ose qumësht soje.
Pasi do ta mësoni beben tuaj që të hajë ushqim të llojllojshëm, bëni përpjekje që vaktet t’i marrë rregullisht dhe të njëjtat të jenë të ndryshme. Pas mbushjes së vitit të parë të jetës së saj mund ta mësoni ta hajë ushqimin e përditshëm të kuzhinës suaj, vetëm duhet të ndahet në 5 vakte: 3 themelore dhe 2 mes shujta (zamra). Kini kënaqësi gjatë rritjes së fëmijës suaj me ushqim të drejt dhe të shëndosh. Fëmijët janë pasuria më e madhe e jetës.
***
Pesë ushqimet më të këqija për foshnjat
 Nga ëmbëlsirat me 500 kalori të maskuara si kafe e deri tek patatet e skuqura plot yndyrë e kripë, ne të rriturit zakonisht e dimë që bëjmë zgjedhje jo të mençura të ushqimeve. Por shpesh ne nuk e kuptojmë se shumë nga ushqimet që ne rëndom ua japim foshnjave janë në thelb ushqime për në hedhurina, me shumë kalori, sheqer ose kripë dhe me pak vlerë ushqyese.
Ngrënia e ushqimit të keq është më e dëmshme për foshnjat se sa për të rriturit. Kjo sepse foshnjat nuk kanë nevojë për shumë kalori, por ata kanë shumë nevojë për shumë ushqim. Është e lehtë për ata të ngopen me shpejtësi me ushqime të këqija duke mos lënë vend për ushqime të shëndetshme të pasura me lëndë ushqyese.
Pra, çfarë duhet të bëjë një prind? Të fillojë duke mësuar se nga cilat ushqime të qëndrojë larg. Këtu është një listë e ushqimeve më të këqija për foshnjat:
Lëngjet e gazuar
Duket shumë evidente të përmendet, por besoni apo jo, disa foshnjave u jepen pije freskuese qysh kur janë në moshën 7 muajsh, sipas një studimi të më shumë se 3 000 familjeve, të paraqitur në konferencën e Shoqatës Dietetike Amerikane në vitin 2009.
Qofshin të rregullta apo dietetike, pijet freskuese me gaz nuk kanë absolutisht asnjë ushqyes. Një pije freskuese e rregullt, përmban shumë sheqer dhe mund të dëmtojë dhëmbët e foshnjës tuaj. Dhe ngopja me këto pije do të thotë që foshnjat hanë e pinë më pak ushqim të shëndetshëm nga sa ata kanë nevojë.
Lëngu i frutave
Sigurisht që ai e ka prejardhjen nga frutat, por kjo nuk do të thotë që ai është i shëndetshëm. Fibrat në frutat e freskëta humbasin në procesin e shtrydhjes dhe ajo që mbetet është plot me sheqer.
Përdorimi i disa lloj lëngjesh të frutave, veçanërisht të dardhës dhe mollës për të ëmbëlsuar ushqimin e foshnjës tuaj nuk është një ide e mirë. Sheqernat në këto lëngje mund ta shpejtojnë kalimin e ushqimit në sistemin tretës. Kur ushqimi kalon shumë shpejt, trupi nuk ka kohë të absorbojë të gjithë lëndët ushqyese. Gjithashtu ai mund të shkaktojë diarre tek disa foshnja.
Çfarë mund të thuhet për pretendimet e disa reklamuesve se lëngu i frutave e furnizon foshnjën me vitaminën C të domosdoshme? Mos u mashtroni. Foshnjat mund ta marrin lehtësisht vitaminën C nga një sasi e vogël frutash.
Çfarë duhet të pijë një foshnjë në vend të tyre?  Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon që foshnjat më të vegjël se sa 6 muajsh të mos pinë gjë tjetër veç qumështit të gjirit apo qumështit për fëmijë që shitet në farmaci. Foshnjat 6 deri 12 muaj mund të marrin sasi të vogla uji, por qumështi i gjirit ose qumështi i pasuruar që shitet në farmaci duhet të jetë ende pija e tyre kryesore. pas ditëlindjes së parë rekomandohet qumështi i lopës.
Biskotat
Ato përbëjnë vakte të përshtatshme ushqimi sapo që foshnja juaj të mund të kafshojë e të përtypë, por nuk duhet shumë për të kënaqur oreksin e të voglit tuaj, duke mos lënë vend për ushqime më të shëndetshme. Një studim i kohëve të fundit ka gjetur që pothuaj tre të katërtat e fëmijëve të vegjël dhe të moshës parashkollore marrin më shumë se sasia e rekomanduar e natriumit.
Feta të vogla frutash janë një zgjedhje shumë më e mirë. Dhe në qoftë se kërkoni një ushqim të shpejtë, drithërat me pak sheqer kanë më shumë vlerë ushqyese se biskotat.
Ushqimet e përpunuara
Njerëzit i përkufizojnë ushqimet e përpunuara në mënyra të ndryshme, por në përgjithësi, sa më shumë që është modifikuar ushqimi nga çfarë ka qenë në origjinal dhe sa më e gjatë të jetë lista e përbërësve, aq më i përpunuar është ushqimi.
Me përpunim të fortë, ushqimet humbasin një vlerë të konsiderueshme ushqimore dhe fitojnë shtesa jo të shëndetshme. Sa më i përpunuar të jetë ushqimi aq më të ulëta i ka vlerat ushqimore dhe aq më shumë rritet përmbajtja e sheqerit dhe kripës në të.
Ëmbëlsirat me xhelatinë
Ju do të habiteni se si shumë njerëz mendojnë që një ëmbëlsirë me xhelatinë është një ushqim i plotë për foshnjat. Përse ndodh ky keqkuptim? Shumë vetë mendojnë se xhelatina përmban proteina, ndoshta sepse ajo prodhohet nga kërc-et dhe kockat e kafshëve. Por nuk është kështu, të paktën jo në një sasi të konsiderueshme. Kur foshnja e mbaron së ngrëni, mbetet pothuaj vetëm sheqer, ngjyra dhe aroma artificiale dhe një gjurmë xhelatine.
Në të vërtetë, xhelatina është e lehtë të gëlltitet por ajo mund të zëvendësohet me një ëmbëlsirë më të shëndetshme, një mollë e pjekur, e grirë dhe e spërkatur me pak kanellë. Ajo është me një ëmbëlsi natyrale dhe ka fibra të mira, vitamina dhe një strukturë të butë e të shijshme.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook