Lidhu me ne

Kryesore

Në pesë vjet nuk foli asnjëherë për shqiptarët në Greqi

Pak ditë më parë në media qarkulloi një deklaratë e kryeministrit grek, Alexis Tsipras që kërcënonte Shqipërinë me veto në procesin e anëtarësimit në BE, nëse qeveria shqiptare vazhdon me problemet me pronat e zonës së Himarës. Në fakt Tsipras ka luajtur të njëjtën lojë që kanë bërë edhe kryeministra të tjerë dhe kjo ka vlerë tani që në Greqi pritet të nisë fushata elektorale.

Nga ana tjetër, qëndrimi i kryeministri grek është një sinjal real dhe mbështet banorët e zonës së Himarës që nuk po marrin dot pronat e tyre. Qeveria shqiptare u tha se hoqi nga Fletorja Zyrtare një vendim që kishte të bënte me këtë çështje dhe e kaloi pa ndonjë reagim paralajmërimin e Tsipras. Pak ditë pasi kryeminstri grek bëri këtë paralajmërim, në mediat greke u publikua vrasja në burgun e Koridhalos të shtetasit shqiptar Arbër Bako. Nga pamjet duket qartë se rojet e burgut nuk lëvizin gishtin për të ndërhyrë, çka jep të dyshosh se Bako është lënë të vritet.

Politikisht ky ishte një rast konvenient që qeveria shqiptare e z. Edi Rama të reagonte duke kërkuar siguri për shtetasit shqiptarë që vuajnë dënimin në burgjet greke. Dhe siguria nuk po kërkohet të jetë e posaçme, por konform standardeve të gjithëpranuara. Kjo mund të kundërbalanconte mesazhin e Tsipras. Por qeveria e z. Rama dhe Ministria e z. Cakaj, nuk bënë asgjë.

Në fund shqiptarët mbeten rrugëve të botës me dy duart për një kokë dhe me hallin më të madh shtetin shqiptar.

Është një tjetër rast që ilustron sesi politika në këtë vend nuk udhëhiqet nga programe, por nga perceptime personale. Nga momente emotive dhe nga intuita e Skënderbeut të shekullit të 21-të. Ndoshta zoti Rama ndjen se nuk duhet të acarojë marrëdhëniet me Greqinë dhe gëlltit çdo gjë, çka në fakt e ka si cilësi kryesore karakteriale. Ndonëse në mënyrë komike ai paraqitet edhe në Rrajcë të Librazhdit I shoqëruar nga tre ambasadorët kryesorë në Tiranë, që bëjnë shamatë të madhe lart e poshtë për reformën në Drejtësi, kryeministri i Shqipërisë nuk ka kohë që të flasë diçka për shqiptarët në Greqi. As ka shkuar madje ndonjëherë në këtë vend, të takojë emigrantët. Dhe është e qartë – kush e njeh e di mirë – se nuk ndodh kjo vetëm për zgjedhjet dhe kapriçot personale të z. Rama që bën politikë përmes komplekseve të veta. Ai shmangu një takim edhe me ish-kryeministrin Andonis Samaras vetëm e vetëm se ky I fundit nuk e begeniste gjeniun e Tiranës.

Nuk po shtyhemi më tutje në koniunkturat personale që krijon z. Rama me Erdoganin, apo me pretendimin mendjemadh se ai do të takohej me një kryeministër grek vetëm kur të nënshkruhej heqja e ligjit të luftës dhe të vendosej barazia mes palëve. Sepse këto rezultuan politikë në hava. Por po nënvizojmë se heshtja e qeverisë së Shqipërisë për ngjarje të tilla konfirmon edhe njëherë se përse atë nuk e merr kush seriozisht gjëkundi. Se pse ajo nuk është asgjë më shumë se një bandë e armatosur, e specializuar në trafik hashashi, koncesione, prishjen e kishave natën, prishje banesash dhe në shitjen e lirë të qytetarëve të vet./Respublica

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook