Lidhu me ne

Kryesore

Shqipëria ofron pagat më të ulëta për stafet mjekësore në Europë

Shqipëria ka një infrastrukturë të dobët mjekësore, sidomos në burimet njerëzore, me numrin më të ulët të mjekëve dhe infermierëve për banorë. Por edhe pse Shqipëria ka pa mjekë në raport me popullsinë në krahasim me rajonin ata përfitojnë pagat më të ulëta në Europë.

Instituti Ndërkombëtar për Studime Ekonomike në Vjenë përllogariti pagat e mjekëve, duke i krahasuar me mesataren e 15 vendeve të BE-së. Nga kjo përllogaritje, ekspertët e Vjenës gjetën se Shqipëria ofron nivelin më të ulët të pagave në raport me mesatare e BE-se, ndërsa Luksemburgu ofron pagat më të larta në raport me mesataren e BE-së.

Pagat e ulëta dhe ngarkesa e madhe në punë bëhet shkak për emigracionin e trupës mjekësore – pohuan ekspertët, të cilët ndërtuan edhe një hartë të gravitetit për emigracionin e trupës mjekësore.

Historia e ndryshimit të pagave të mjekëve tregon një lidhje të ngushtë me emigrimin.

Pagat për mjekët në Britani u përkeqësuan gjatë dekadës së kaluar dhe tani janë nën nivelin e BE-së. Ky ishte faktori kryesor që gati 4% e mjekëve të largohen nga Britania e Madhe dhe të shkojnë në Zelandën e Re, SHBA dhe Kanada.

Nga ana tjetër, Britania është bërë tërheqëse për mjekët nga jugu i Europës, si Italia, Greqia dhe Ballkani ku pagat e mjekëve janë më të ulëta se në Britani.

Norvegjia dhe Zvicra arrijnë të thithin stafet mjekësore nga vendet e BE-së pasi ofrojnë pagat më të larta. Ky faktor mund të jetë një nga përcaktuesit kryesorë pse këto dy vende “importojnë” mjekë të huaj të trajnuar.

Veçanërisht Zvicra, e cila ofron paga shumë më të larta se vendet e BE-së, gati dy herë më e lartë se mesatarja e BE-se, duke u shndërruar në magnet për mjekët dhe infermierët nga Gjermania, por gjithashtu nga Italia, Franca dhe Austria, ndërsa Norvegjia ka qenë tërheqëse për profesionistët e shëndetësisë veçanërisht nga Suedia, Danimarka dhe Spanja, por edhe nga Polonia, Lituania dhe Hungaria.

Ndërsa vetë Gjermania është kthyer në importuese të mjekëve nga vendet e Ballkanit, sidomos nga Shqipëria.

Austria ka një nga rezervat më të larta të stafit mjekësor, në drejtim të numrit të mjekëve për banorë. Por numri i mjekëve të diplomuar në Austri po vjen në rënie, teksa lëvizjet e mjekëve janë të mëdha. Në krahun tjetër, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë numrin më të ulët të mjekëve për banorë dhe numri i të diplomuarve është nga më të ulëtit.

Pagat e sistemit shëndetësor në rajon

Shqipëria renditet ndër shtetet me më pak mjekë (1.2 mjekë për 1000 banorë), numër që po reduktohet për shkak të eksodit masiv të bluzave të bardha. Vendi ynë, jo vetëm që ka më pak mjekë, por ata janë dhe më të keqpaguarit.

Paga mesatare në aktivitetin e “Shëndetësia dhe veprimtari të tjera sociale” në Shqipëri është 435 euro, është afërsisht sa gjysma e mesatares rajonale. Mjekët paguhen më shumë në Bosnjë (901 euro) dhe Mal të Zi (833 euro), ndërsa në Serbi e Maqedoni me mbi 700 euro.

Vitin e kaluar, edhe Kosova i rriti ndjeshëm pagat e mjekëve dhe infermierëve, me synim ndalimin e eksodit të bluzave të bardha. Mjekët specialistë paguhen 1195 euro (nga 661 euro më parë); mjeku i përgjithshëm 836 euro (nga 566), kryeinfermierët 621 euro (nga 472) dhe infermierët e parë 537 euro (nga 425 më parë). /Monitor

t31-768x468
t31-768x468

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook