Lidhu me ne

Gatime

Hurmat dhe diabeti / Kur ne konsumojmë ushqime me përmbajtje karbohidratesh ato gjatë tretjes kthehen në sheqer i cili hyn në gjak

آموزش خشک کردن خرمالو

Blerina Bombaj, dietologe

Kur ne konsumojmë ushqime me përmbajtje karbohidratesh ato gjatë tretjes kthehen në sheqer i cili hyn në gjak. Ndërkohë që niveli i sheqerit në gjak rritet, pankreasi prodhon insulinë , hormoni që çel dyert e qelizave për të pranuar sheqerin për ta përdorur si energji ose për ta depozituar. Kur qelizat pranojnë sheqerin në brendësi të tyre, ai ulet në gjak. Kur kjo ndodh, pankreasi prodhon glikogjenin, hormoni që sinjalizon mëlçinë të çlirojë në gjak sheqerin e depozituar. Kjo loje midis insulinës dhe glikogjenit siguron furnizimin e qëndrueshëm me sheqer si ushqim për qelizat e gjakut dhe sidomos të trurit. Metabolizmi i karbohidrateve është i rëndësishëm në zhvillimin e diabetit te tipit 2, i cili ndodh kur trupi nuk arrin te prodhoje mjaftueshëm insulinë ose nuk e përdor dot atë siç duhet.

Indeksi Glicemik

Indeksi glicemik i vendos ushqimet me përmbajtje karbohidratesh në një shkallë nga 0-100 që tregon se sa shpejt dhe sa shumë këto ushqime rrisin nivelin e sheqerit në gjak. Ushqimet me indeks glicemik të lartë, si buka e bardhë, treten shpejt dhe shkaktojnë luhatje të mëdha të sheqerit në gjak. Ushqimet me indeks glicemik të ulët, si tërshëra përthithen më ngadalë dhe e rrisin gradualisht sheqerin në gjak.

Faktorët që ndikojnë indeksin glicemik:

·        Përpunimi: drithërat e bluara kanë indeks glicemik më të lartë se sa drithërat e plotë.

  • Forma fizike: drithërat e bluar imët kane indeks më të lartë se sa drithërat e bluara me copëza më të mëdha.
  • Fibrat: ushqimet e pasura në fibra kanë indeks më të ulët sepse treten me ngadalë.
  • Pjekja: sa më të pjekura të jenë frutat, aq me indeks të lartë kanë në krahasim me frutat e papjekura mirë.
  • Yndyra dhe aciditeti: Vaktet me përmbajtje yndyre dhe ushqimesh acide si për shembull uthulla e mollës, kane ritëm më të ngadaltë të kthimit në sheqer.

Ngarkesa Glicemike

Ngarkesa glicemike tregon sa shumë rritet sheqeri si pasojë e konsumit të një ushqimi me përmbajtje karbohidratesh.
Për një kontroll më të mirë të sheqerit në gjak, zgjidhni ushqime me ngarkesë të ulët glicemike.

Ushqimet me ngarkësë të ulët glicemike

  • Himet e drithërave
  • Mollët me lëkurë
  • Portokalli
  • Fasulet e zeza
  • Fasulet
  • Thjerrëzat
  • Qumështi i skremuar
  • Kikirikët
  • Karotat

Ushqime me ngarkesë glicemike mesatar

  1. Orizi i egër
  2. Orizi integral
  3. Tërshëra
  4. Elbi
  5. Bullguri
  6. Makaronat integrale
  7. Buka integrale
  8. Patatja e ëmbël

Ushqimet me ngarkesë tëlarte glicemike

  • Patate të pjekura
  • Patate të skuqura
  • Lëngje frutash me sheqer
  • Rrush i thatë
  • Cous Cous
  • Orizi i bardhë
  • Makaronat e bardha

Diabeti tipi 2

I thoni –PO-:

  • Salmonit, sardeleve, merlucit, tonit në konserve uji, kocës e levrekut të egër (ulin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Diabeti i tipit 2 ndodh shumë më rrallë në popullata që konsumojnë shumë shpesh këto peshq).
  • Zarzavateve me gjethe jeshile: spinaq, pazi, gjethe panxhari dhe patate të ëmbël (të pasura në antioksidues, vitaminë C, vitaminë E. Patatja e ëmbël mendohet të ketë përbërës specifike që ndihmojnë ekuilibrimin e glicemisë).
  • Hudhrave (parandalon sëmundje të zemrës, një nga komplikacionet kryesore të diabetit).
  • Qepëve (të pasura në krom, ndihmojnë metabolizmin e sheqerit).
  • Domateve ( të pasura në krom dhe antioksidues, lëngu i tyre ul tendencën e mpiksjes së gjakut).
  • Kanellës (jo vetëm stimulon receptorët e i nsulinës, gjithashtu rrit në mënyrë të ndjeshme aftësinë e qelizës në përdorimin e glukozës).
  • Frutave të freskëta (duke u konsumuar në sasi të kontrolluara ato ofrojnë antioksidues dhe kanëefekt stabilizues të glicemisë).
  • Frutave te kuqe & vishnje (thanat, manaferrat, boronicat, kumbullat, shegët etj, ulin sheqerin ne gjak ne personat me diabet).

I thoni PO por –ME MASË-

  • Arrave (burim i shkëlqyer i yndyrave esenciale)
  • Drithërave te plota (përmbajnë fibra beneficiale)
  • Vajit të ullirit ekstra të virgjër (vaktet që përmbajnë vaj ulliri kanë efekt pozitiv në nivelin e sheqerit në gjak që i pason ato)

I thoni –JO-

Sheqerit të tavolinës

Frutave te thara (fiq, kajsi, kumbulla, hurma të thara)

Ushqimeve me përmbajtje të lartë hekuri sidomos mishit të kuq (disa individë që vuajnë nga diabeti, sidomos meshkujt, mund të kenë nivele të larta të hekurit ne gjak, gjë që lidhet me rrezikun për komplikacione si pasojë e problemeve të sheqerit ne gjak.

Tepricës së yndyrës totale në dietë (dietat e pasura në yndyrë lidhen me shfaqjen e diabetit dhe sëmundje kardiovaskulare).

Yndyrave të ngurta (gjalpi, dhjami, ajka e qumështit, rrisin rezistencën e insulinës dhe shkaktojnë rritje të nivelit të insulinës në gjak).

Yndyrat trans (margarina vegjetale, vajrat e skuqjes, vajrat e përpunuar, rrisin rezistencën ndaj insulinës dhe rrezikun për formimin e pllakave në muret e arterieve).

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook