Lidhu me ne

Temporal

Belind Këlliçi: Është instaluar një regjim ku prevalon shitblerja e votës, programi i PS-së ishte “50, 100, apo 150 euro vota”…



Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, ku ka folur për zgjedhjet e 25 prillit dhe pretendimet e Partisë Demokratike, se zgjedhjet janë manipuluar dhe blerë nga PS.

Këlliçi tha se PS nuk kishte program, por ofronte vetëm para në këmbim të votës. Ai u shpreh se e ka konstatuar këtë fakt, në zonat ku ka bërë fushatv në Qarkun e Tiranës.

Belind Këlliçi: Është instaluar një regjim ku prevalon shitblerja e votës. Vlera e një kandidati është sa vota është i aftë të blejë. Nuk kanë qenë të pakta rastet që dilja në zonat ku isha kandidat. Kishte kritika edhe për programin tonë, pyesnin ku do të gjenden paratë, por nuk ka bërë vaki që pala përballë të mos kishte program. E vetmja aleternativë ishte 50, 100, apo 150 euro euro vota…

Artur Zheji: Kishte portin e Durrësit si Dubai. Aeroportin e Vlorës, të Kukësit…

Belind Këlliçi: Janë të gjitha mashtirme, 3D! E gjithë fushata u bazua në blerje masive të votave.

Artur Zheji: Ky popull është ëndërrimtar. Shitini ëndrra. Berisha tha do të bëhemi superfuqi energjitike e rajonit…

Ylli Rakipi: Ju thoni Rama-Toma-Qifja. Dy zgjedhje më parë Aqifi ishte tek PDIU. Ju la ju dhe aty mbeti vetëm Shpëtimi. Ju i dhatë 2 mandate të sigurta. Po të them si fitoi Toma, kishte tre ish drejtorë të rëndësishëm të PS. Ishte strategji. Është e vështirë ta kapësh sot.

Artur Zheji: Ka edhe element tjetër, si ka mundësi zoti Doshi me 33 mijë vota ka 3 mandate, LSI me 107 mijë ka 4. Si mund të hysh në zgjedhje të vrasësh veten?

Belind Këlliçi: Ka punuar për vota me target në çdo kuti. Kanë qenë të gjtihë për të marrë x mandate. Po flisni për zotin Doshi, që ka marrë 3 mandate, por harroni të përmendni që është i designuar në listën e Departamentit të Shtetit.

MË TEPËR

Kryesore3 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix4 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix4 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix4 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix4 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix4 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix4 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook