Lidhu me ne

Kioske

Na i dhanë si hashash cilësor. Akoma s’po na del gjumi.

Nga Agim Xhafka

Hajde ballokume Elbasani- Nga Agim Xhafka

Dyshoj që në Shqipëri ka pasur forca partizane të mirëorganizuara dhe është bërë Luftë e ashpër Nacional-Çlirimtare.

Thjesht ne u çliruam nga lufta e Amerikës dhe e Rusisë kundër nazizmit. Pra ishim rrjedhojë.Kam disa arsye e fakte,por po sjell më kryesoren.

Populli ynë nuk lëviz qimen për lirinë. Në se do e kishim shporrur me pushkë fashizmin e do derdhnim gjak për lirinë,atëhere në shpirtin e brezave do ishte gdhendur revolta ndaj çdo shtypje e çdo poshtërimi.

Por ndodhi e kundërta. Heshtëm për 50 vjet kur njeriut iu hoq çdo e drejtë. Nuk lëshuam një zanore kur internohej për bindje fqinji ynë me pleq e fëmijë. Shihnim si hiqeshin zvarrë në qytete ata që mendonin ndryshe e nuk lëvizëm as gishtin. U ushqyem me tallon e jetuam në uri e heshtje….Reagim i një populli luftëtar është ky?

Vazhdojmë sot kur qeverisemi nga fëmijët e nipat e pushtetit të diktatorit. Na rrejnë dhe ne duartrokasim,u japin drogë fëmijëve dhe ne qeshim,na rrahin e ne trembemi,rrëmbejnë copa të atdheut e ne nuk ulërijmë,por marrim arratinë si popull.

Ja pse provohet që lufta jonë partizane ka qënë hiperbolë komuniste,një ëndërr e frikacakëve. Se popujt antifashistë gjakun e kanë me leukocite lirie,me shkëndija proteste e zjarr përvëlues ndaj çdo shtypje e mashtrimi.

Ja, në këmbë evopianë kudo në se qeveria i gënjen,e gjithë Franca,Italia,Holanda etj bëhen trup për të drejtat e njeriut. Shqiptari tundet nëpër kafe.Fle dhe pandeh se ka pasur trima e partizanë kjo tokë e begatë me njerëz apatikë,dembela e frikacakë.

Nanuriset në gënjeshtra e në kotësi…Siç u provua Lufta është bërë nga Kinostudioja komuniste. Me skenar nga historianët e leshit. Na i dhanë si hashash cilësor. Akoma s’po na del gjumi. Gërhasim e gërhasim. Flemë e flemë…

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook