Lidhu me ne

Kioske

Pse Vladimir Putin ka kaq shumë frikë nga Aleksei Navalny?

“The Economist”

Lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalni, është shndërruar në problemin nr.1 për Vladimir Putinin. Vitin që shkoi, forcat ruse të sigurisë u përpoqën por nuk arritën që ta vrisnin duke e helmuar me një agjent nervor. Më pas, autoritetet e arrestuan sapo zbarkoi në aeroportin e Moskës në janar të këtij viti.

Më 9 qershor – vetëm disa ditë përpara takimit me presidentin amerikan Joe Biden – një gjykatë ruse nxori jashtë ligjit grupimet e lidhura me zotin Navalni, duke i konsideruar ato si “organizata ekstremiste”. Po pse presidenti i Rusisë ka kaq shumë frikë nga Navalni?

Për të marrë një përgjigje, duhet të kthehemi një dekadë pas në kohë. Në vitin 2011, kur partia e Vladimir Putinit, Rusia e Bashkuar, fitoi zgjedhjet e manipuluar parlamentare, Aleksei Navalni, atëherë një bloger shumë popullor dhe kritik i ashpër i Kremlinit, udhëhoqi dhjetëra mijëra protestues në rrugë për të kërkuar një “Rusi pa Putinin”.

Ata nuk ia arritën qëllimit. Por që nga ajo kohë Putin është përpjekur (dhe deri më tani ka dështuar) të ketë një Rusi pa Navalnin dhe shumë prej mbështetësve të tij. Aleksei Navalni, është politikani i parë i opozitës që nga shembja e Bashkimit Sovjetik, që ka arritur të mobilizojë një lëvizje të fuqishme opozitare, e cila bashkon shumë fije të shoqërisë ruse, nga lagjet e klasës punëtore nëpër rajone, deri tek inteligjenca urbane në Moskë.

Ai përdor internetin(ende relativisht i lirë), për t’iu shmangur monopolit të televizionit shtetëror, dhe për të mobilizuar protesta të mëdha në rrugë. Navalni përfaqëson një ndryshim brezash, i cili ka qenë shpesh motori i ndryshimit politik në Rusi, dhe që ka nxjerr në pah dobësinë kryesore të regjimit të Putinit:korrupsionin e tij moral dhe financiar, si dhe mungesën e vizionit për të ardhmen e Rusisë.

Edhe pse Navalni nuk është lejuar asnjëherë që të garojë për president- Kremlini e ka ndaluar zyrtarisht atë dhe partinë e tij – aktivizmi dhe lufta e tij kundër korrupsionit kanë tërhequr miliona mbështetës në Rusi.

Ai e ka bërë këtë pjesërisht përmes përdorimit të mediave sociale (ka 2.6 milion ndjekës në Twitter dhe 6.5 milion abonentë në kanalin e tij në YouTube), ku ai tallet me Kremlinin dhe ekspozon dështimet e tij.

Navalni u ka bërë thirrje mbështetësve të tij të votojnë për këdo që është më i përshtatshëm për të mposhtur kandidatët e caktuar nga Kremlini, pavarësisht se cilën parti përfaqësojnë ata, një taktikë që ai e quan “votim i zgjuar”. Kjo qasje bëri që partia në pushtet të humbasë pothuajse gjysmën e vendeve të këshillit të qytetit të Moskës në zgjedhjet lokale të vitit 2019.

Marsin e vitit 2020, Putin hoqi kufizimet kushtetuese të mandatit presidenciale, që e detyronin atë të dorëzonte postin në vitin 2024. Por aftësia e tij për të qeverisur, varet ende nga partia në pushtet që mban ende shumicën. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në shtator të këtij viti.

Në një sondazh të pavarur të kryer në mars të këtij viti, vlerësimet për të dhe partinë e tij ishin vetëm 27 për qind. Edhe besimi tek presidenti ruse po zbehet. Oreksi për protesta është rritur ndjeshëm për shkak të ngecjes së rritjes ekonomike dhe rënies së të ardhurave përgjatë 6 viteve të fundit.

Shqetësimi i vetëm i Putinit është mbijetesa e tij në pushtet. Frika e Kremlinit ndaj Aleksei Navalnit që drejton një lëvizje masive proteste, si ajo që shpërtheu në Bjellorusinë fqinje vitin e kaluar, e ka nxitur Kremlinin të ndërmarrë veprimin më ekstrem, siç është përpjekja për të eliminuar Navalnin  duke e helmuar atë me një agjent nervor në gushtin e vitit të kaluar.

Navalni i mbijetoi sulmit dhe u evakuua në Gjermani për t’u mjekuar. Putin shpresonte që ai të qëndronte aty dhe të harrohej. Por në vend të kësaj, Navalni i identifikoi helmuesit e tij, dhe u kthye në vendlindje, për t‘u përballur me presidentin rus.

Zyrtarisht ai ndodhet sot në burg për shkeljen e lirimit me kusht (të lidhur me një dënim të mëparshëm të montuar politikisht për mashtrim) gjatë kohës që po kurohej në Gjermani. Tani shërbimet ruse të sigurisë, kanë mobilizuar të gjitha burimet e tyre për të shtypur lëvizjen e Navalnit, dhe për ta spastruar politikën ruse nga opozita e fortë dhe e vërtetë kundër regjimit.

Ato kanë nxjerrë jashtë ligjit fondacionin anti-korrupsion të zotit Navalni, së bashku me rrjetin e tij rajonal, duke i barazuar anëtarët e tij me terroristët, dhe duke i ndaluar ata të garojnë në zgjedhje. Një gjykatë ruse, servile e regjimit, që i kreu në fshehtësi procedurat e saj, e vulosi vendimin.

“Kur korrupsioni shndërrohet në themelin e një shteti, ata që luftojnë kundër tij bëhen ekstremistë”- shkroi Navalni në një postim në Instagram, përmes avokatëve të tij. Por ndalimi i organizatës së Navalnit, nuk ka të ngjarë që të ndalojë një ndryshim historik, për të cilin ai ka punuar. Siç shtoi në Instagram Navanlni: “E çfarë ndryshimi ka sesi do të quhemi? … Ne jemi miliona dhe jemi po këtu përballë regjimit”.

Burimi i lajmit: “The Economist”

MË TEPËR

Radar11 orë më herët

Rama i dhuron 16 mijë m2 tokë dhe ndërtim Arbër Hajdarit të “Fundjavë Ndryshe”

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij herë pas herë tallen me ligjin e krijuar vite më parë nga qeveria...

Mix11 orë më herët

Fakte interesante/ 100 vjet Hugo Boss!

Hugo Boss ishte një stilist dhe biznesmen gjerman, i cili themeloi kompaninë me të njëjtin emër plot 100 vjet më...

Mix11 orë më herët

A ju ndihmon vërtet të humbni peshë, pirja e 2 litra ujë në ditë?

A ju bën vërtet të humbni peshë pirja e ujit? Hulumtime të ndryshme konfirmojnë lidhjen mes ujit dhe humbjes së...

Aktualitet11 orë më herët

Çmenden Tatimet/ Masakër me profesionet e lira, u llogarisin tatimin mbi 30 për qind të xhiros

Nga Klodian Tomorri Mijëra profesionistë të lirë po përballen këto ditë me një masakër të vërtetë fiskale, teksa në adresat...

Kryesore11 orë më herët

A është çmendur Ilir Meta? – Koment nga Armand Shkullaku

Nga Armand Shkullaku Peisazhi mediatik i ditëve të fundit është përmbytur nga titujt e komentet e një çështje, e cila...

Mix11 orë më herët

Çdo dhimbje koke sinjalizon një problem shëndetësor – Çfarë duhet të dini

Në shumë raste, dhimbjet e kokës rrëfejnë mesazhe të fshehura të organizmit. Ato mund të paralajmërojnë edhe praninë e një...

Mix11 orë më herët

6 lodrat e seksit që do i aprovonte edhe ikonikja Samantha Jones

NETFLIX Nëse ka një mësim që e morëm nga “Sex & The City”, është ai i të jetuarit seksin dhe...

Radar11 orë më herët

Shitet investimi i parë strategjik/ Mentor Mezini shet Drymades Beach Resort për 12 milionë euro

Bluebay shpk, kompania që po realizon investimin strategjik Drymades Beach Resort në Gjilek të Himarës, ka ndërruar pronar. Mentor Mezini...

Mix12 orë më herët

50% e sëmundjeve vdekjeprurëse parandalohen nga dieta mesdhetare

E kuqe, jeshile, e bardhë, portokalli dhe lejla: këto janë pesë ngjyrat që nuk duhet t’i mungojnë asnjëherë tryezës. Në...

Temporal12 orë më herët

I vetmi geg mes toskëve! Çfarë shkruante New York Times për udhëheqësin e ri shqiptar, Ramiz Alia

Si u ngjit në karrierë Ramiz Alia nën udhëheqjen e Enver Hoxhës derisa iu besua detyra e lartë në prillin...

Facebook