Lidhu me ne

Sport

Ronaldo në histori, i vetmi futbollist që luan në pesë Europianë


Cristiano Ronaldo në sfidën ndaj Hungarisë u bë lojtari i parë që ka luajtur në pesë kampionate europiane. Sulmuesi i Juventusit ka përfaqësuar vendin e tij në çdo Europian që kur Portugalia organizoi turneun në vitin 2004, 17 vjet më parë.

Ronaldo gjithashtu do të shpresojë të shtojë një rekord tjetër në koleksionin e tij individual: synon të bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Kampionatit Europianit.

Ish-sulmuesi i Manchester United dhe Real Madridit e nisi rrugëtimin në këtë kompeticion në vitin 2004, por shpresat për ta ngritur trofenë në vendlindje u shuan në finale, pasi Portugalia u shtang nga Greqia, me adoleshentin e atëhershëm Ronaldo që nuk i përmbajti dot lotët e hidhërimit.

CR7 shpresoi të bënte më shumë katër vjet më vonë, në Austri dhe Zvicër, por Portugalia, pasi kryesoi grupin, u mund nga Gjermania në çerekfinale.

Në vitin 2012, Ronaldo ishte frymëzues i Portugalisë deri në gjysmëfinale, ku u eliminua nga Spanja pas goditjes së 11-metërshave (4-2), me Ronaldon që nuk iu dha mundësia ta ezkekutonte penalltinë në serinë e pestë.

Suksesi i shumëpritur erdhi në “Francë 2016”, ku Portugalia, pas një fillimi të ngadaltë (barazoi të tria ndeshjet në grupe) shkoi deri në finale dhe mundi vendin organizator më në Paris. Ronaldo u detyrua të dilte nga loja i dëmtuar, por me pasion e udhëzoi ekipin e tij pranë vijës anësore, derisa Eder shënoi në kohën shtesë golin e fitores, që i dha trofenë Portugalisë.

Ronaldo, fitues i pesë “Topave të Artë”, mund të shkruajë historinë, pasi aktualisht është në kuotën e 9 golave në Europian, aq sa ka shënuar edhe Platini.

Ai gjithashtu ka realizuar 104 gola në 175 ndeshje për Portugalinë, pesë më pak se rekordi i të gjitha kohërave, shënuar nga iraniani Ali Daei.

MË TEPËR

Mix5 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix5 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix5 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix5 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix5 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix5 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix6 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook