Lidhu me ne

Gatime

Sheqeri, doza ditore që nuk duhet tejkaluar

Sheqeri, doza ditore që nuk duhet tejkaluar

T’i rezistosh sheqerit do të ishte me të vërtetë keq, por meqë duket përgjegjës për ndonjë sëmundje, është më mirë të dini më shumë rreth tij.

Studimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO), të Agjencisë Ndërkombëtare për Hulumtimin e Kancerit (Airc) dhe “rishikimet” më të fundit në revistat më prestigjioze shkencore, kanë vërtetuar se konsumimi i tepruar është shkaku i një serie të gjatë problemesh. 

Por, kur është “e tepruar”? Pas studimeve të shumta që janë rreth kësaj teme, ja një përmbledhje. Kur është fjala për karies, e dimë që nga fëmijëria. 80% e parandalimit do të bëhej duke ngrënë më pak ëmbëlsira dhe karamele. Pjesa tjetër lidhet me higjienën e duhur orale.

Tumore, diabet dhe i bën keq zemrës?

Nuk shkakton kancer: asnjë studim nuk tregon një lidhje të drejtpërdrejtë. Hulumtimet që tregojnë sesi qelizat e kancerit ushqehen me glukozë dhe vdesin pa të, thekson një fenomen që lidhet me eksperimentet laboratorike: qelizat thahen sepse nuk mund të sintetizojnë sheqerin. Në një organizëm njerëzor kompleks, megjithatë, nëse heqim sheqernat, trupi i krijon menjëherë (për të mbrojtur trurin), duke i prodhuar ato nëpërmjet proteinave, duke e varfëruar masën e dobët. Pra, pacienti, i cili tashmë është duke testuar rëndë muskujt, çfarë duhet të bëjë? Shkollat e mendimit nuk janë të gjitha njësoj, por mbizotëron ajo që këshillon të pezullohet konsumi i sheqernave “të këqija” (ëmbëlsirat), në dobi të atyre “të mira” të pranishme te frutat, drithërat dhe karbohidratet. Me pak fjalë: një dietë rreptësisht e shëndetshme.

Nuk shkakton diabetin e tipit 2, që është rezultat i një diete të pabalancuar si një e tërë. Ju bëheni diabetik nëse jeni në një kategori të rrezikshme (për moshën, yndyrën e barkut, familjarizimin e fortë), bëni një jetë sedentare dhe hani shumë ëmbëlsira çdo ditë. Nuk i bën keq zemrës. Por, nëse keni disa kile më shumë, hani keq, lëvizni pak, pini dhe tymosni, atëherë ëmbëlsirat dhe pijet me sheqer japin kontributin përfundimtar në oksidimin e arterieve dhe mikroqarkullimin.

Sheqeri jep varësi

Kjo sigurisht ju bën shëndosh dhe obeziteti (por mjaftojnë edhe disa kile shtesë) – është treguar – shkakton forma të ndryshme të kancerit, diabet tip 2 dhe favorizon sëmundjet kardiovaskulare. Sheqeri duke dhënë varësi, gjithashtu ju shëndosh: konsumi shkakton shenja të insulinës dhe sheqerit në gjak që bien brenda një ore dhe ju rrisin dëshirën për të ngrënë sërish. Te pijet me sheqer, megjithatë, “kurthi” përfaqësohet nga kaloritë e lëngshme, të cilat nuk japin një ndjenjë të ngopjes (receptorët tanë janë të lidhur me vëllimin), por rrjedhin pa lënë gjurmë të të “ngrënit”. Prodhimet e lehta nuk janë një alternativë, sepse ata kanë një shije të ëmbël, por nëse nuk ia jepni trupit tuaj, trupi e mbledh atë diku tjetër dhe pastaj ju stimulon të hani më shumë. Për më tepër, ëmbëlsuesit nuk na largojnë nga shija e sheqerit, dhe kështu bëhet e vështirë “të qëndrojmë brenda kufijve”.

Cila është doza e përditshme që nuk duhet tejkaluar?

Sipas OBSH-së, nëse doni të jeni “të blinduar”, doza e duhur është 25 g në ditë, ose 5 lugë çaji, për të rriturit dhe për fëmijët. Këtu përfshihet sheqeri i zakonshëm i tryezës, ai që u shtohet ushqimeve, snacks dhe pijeve, por edhe mjaltë, shurup, lëngje frutash dhe marmelata. Por, si mund të numërohen “lugët e çajit”, duke pasur parasysh se sheqeri është i fshehur edhe në salcat e domates? Ai “zbulohet” në etiketat nën titullin ‘karbohidratet, prej të cilave sheqerna’ ose “përbërës”, ku thuhet: sukroza, sheqer kafe, sheqer i përmbysur, shurup glukozë, fruktoza, maltozë, niseshte, dekstrin. Për shembull, në një fetë të tortës margherita ka 34 g, në një pije të konservuar 35 g.

SHBA ishte në kuotën 117 për të rriturit dhe 131 për fëmijët.

E befasishme është që nëse ne do të shikojmë se çfarë hanim në vitet ’60, rezulton se konsumimi i ëmbëlsirave ishte 25 g në ditë, pikërisht ajo që këshillohet sot pas viteve të studimit! Gjysma e produkteve të qumështit dhe mishit janë konsumuar gjithashtu, dhe dy herë më shumë se drithërat, patatet dhe bishtajoret. Pa e ditur, kemi pasur një dietë të shëndetshme.

Në mjedisin “obezogjenik”, diçka lëviz

Sa u përket të rinjve, ka të dhëna se në vitin 2016, 36% e fëmijëve konsumonin pije me sheqer çdo ditë. Janë shumë, edhe pse është më mirë se në vitin 2010 kur shifra ishte 48%. Kjo do të thotë se një vetëdije e vogël ka arritur te prindërit. Megjithatë, jetojmë në një mjedis që nutricionistët e quajnë “obezitet”, i cili na shtyn të hamë edhe kur nuk jemi të uritur. Fushatat modeste të ministrive nuk lënë shenjën e tyre dhe në fund të përballen me marketingun e egër që po përhapet në kanalet e YouTube të shumë të rinjve, mbeten disa projekte pilot. Në lidhje me nevojën për të ndërhyrë shpejt, “Shoqata Amerikane e Zemrës” në përfundim të një studimi gjithëpërfshirës mbi rreziqet e tejkalimit të sheqernave rekomandon: “Mos u jepni fëmijëve nën dy vjeç ushqime me sheqer brenda, dhe për adoleshentët jo më shumë se një pije me sheqer në javë”.

MË TEPËR

Mix17 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix17 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix17 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix17 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix17 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix17 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix17 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix17 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix18 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar18 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook