Lidhu me ne

Kryesore

Becchetti fillon ekzekutimin e gjobës, konfiskon miliona euro në Eurocontrol

Ndonëse kryeministri Edi Rama zotohet publikisht se Shqipëria nuk do ta paguajë gjobën 110 milionë euro për Becchetin, pagesa e saj tashmë ka nisur.

MCN zbulon ekskluzivisht se biznesmeni italian ka bllokuar llogaritë e Shqipërisë në Eurocontrol duke konfiskuar miliona euro të ardhura që duhet të vinin në Albcontrol. Megjithëse lajmi në Tiranë mbahet sekret shtetëror nga qeveria, MCN arriti ta konfirmojë atë nga tre burime të pavarura në nivelet më të larta, njëri prej të cilëve pjesë e Eurocontrol.

Por si po merren paratë?

Çdo vend që bën pjesë në hapësirën e përbashkët ajrore europiane, pra që është pjesë e Eurocontrol, fiton të ardhura nga përdorimi i hapësirës së tij ajrore. E thënë me qarta, çdo avion që kalon në hapësirën ajrore të Shqipërisë, paguan një tarifë të caktuar, e cila në termin teknik njihet si en-route charge.

Këto tarifa, shoqëritë e fluturimit ja paguajnë Eurocontrolit në Bruksel. Më pas, Eurocontrol i shpërndan ato te vendet përkatëse në mënyrë periodike. Në rastin e Shqipërisë, Eurocontrol i derdh paratë në arkën e Albcontrol, shoqërisë shqiptare të shërbimeve të navigimit ajror.

Në vitin 2019, Shqipëria fitoi 25.3 milionë euro nga tarifa e përdorimit të hapësirës ajrore. Në vitin 2020, kur trafiku ajror u reduktua ndjeshëm për shkak të pandemisë shumë ra në 11 milionë euro. Por këtë vit, me rimëkëmbjen e industrisë ajrore, fluturimet kanë shënuar një rritje të ndjeshme dhe të ardhurat po ashtu duhet të rriteshin. Megjithatë, në arkat e Albcontrol nuk po hyn më asnjë e ardhur nga tarifa e përdorimit të hapësirës ajrore.

Llogaria e Albcontrol në Eurocontrol është e bllokuar dhe prej muajsh të ardhurat që duhet t’i derdheshin Shqipërisë kalojnë direkt në llogarinë e biznesmenit italian.

MCN ka mësuar se deri më tani, Becchetti ka konfiskuar minimalisht 3 deri në 4 milionë euro.

Llogaria e Shqipërisë në Eurocontrol do të vazhdojë të qëndrojë e bllokuar derisa biznesmeni italian të konfiskojë të gjithë shumën e gjobës 110 milionë euro, e cila bashkë me interesat tashmë ka arritur në 120 milionë euro.

Pra Shqipëria ka nisur tashmë të paguajë haraçin e rëndë të gjyqit me Becchetin, ndërkohë që qeveria në Tiranë zotohet se Beccheti nuk do të marrë asnjë lek.

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore1 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook