Lidhu me ne

Mix

Sa kafe duhet të pini në ditë që të mbroheni nga skleroza

Skleroza e shumëfishtë shkaktohet si pasojë e “plagëve” që pësojnë neuronet. Dëmtimi i shtresës izoluese të tyre, mielinës, i bën neuronet të mos përcjellin normalisht mesazhet nëpërmjet potencialeve elektrike. Kjo pason çrregullim të funksionit të sistemeve përkatëse që kontrollohen nga këto neurone, si: lëvizjet, ecja, përqendrimi, ekuilibri dhe të folurit. Një ushqim i pasur në proteina, kalori dhe antioksidues është i nevojshëm për të luftuar infeksionet dhe shëruar plagët.

Një studim i ri ka zbuluar se njerëzit që konsumojnë deri në gjashtë filxhanë kafe në ditë janë më pak të rrezikuar që të preken nga skleroza e shumëfishtë. Kërkuesit shkencorë nga Instituti Karolinska në Stokholm, Universiteti Johns Hopkins në Maryland dhe Universiteti i Kalifornisë, Berkeley, shqyrtuan dy studime: njëri i kryer në Suedi ku u përfshinë mbi 1600 të rritur që vuanin nga skleroza e shumëfishtë dhe një grup tjetër me mbi 2 mijë persona që nuk vuanin nga asnjë sëmundje, ndërsa studimi tjetër ishte kryer në SHBA me mbi 1 mijë persona me sklerozë të shumëfishtë dhe mbi 1 mijë të tjerë të shëndetshëm.

Në të dyja studimet njerëzit u pyetën se sa kafe konsumonin në ditë dhe sa kohë kanë që konsumojnë kafe. Studiuesit më pas llogaritën konsumimin e kafes para se të shfaqeshin simptomat e sklerozës së shumëfishtë tek njerëzit me këtë sëmundje krahasuar me grupet e tjera të shëndetshme

Rezultatet treguan se rreziku ishte më i lartë tek njerëzit që kishin konsumuar më pak kafe në ditë, pasi u morën parasysh edhe faktorë të tjerë që shkaktojnë këtë sëmundje.

Tek studimi suedez, konsumimi i kafes është lidhur me uljen e rrezikut për t’u prekur nga skleroza e shumëfishtë si në fillim të shfaqjes së simptomave ashtu edhe pas 5 apo 10 vitesh.

Tek njerëzit që konsumonin më shumë se 900 ml (6 filxhanë të vegjël) kafe në ditë rreziku ishte 28% deri në 30% më i ulët krahasuar me personat që konsumonin shumë pak kafe.

Të njëjta rezultate u arritën edhe në studimin amerikan, ku personat që konsumonin më shumë se 948 ml kafe në ditë ishin 26% deri 31% më pak të rrezikuar për t’ prekur nga skleroza e shumëfishtë.

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix7 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix7 orë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix7 orë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix7 orë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix7 orë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar8 orë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport8 orë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix8 orë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix8 orë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook