Lidhu me ne

Mix

Sa hapa në ditë duhet të bëjmë për të jetuar më gjatë?

Nëse jeni një nga ata që duhet të përmbushni me çdo kusht objektivin e 10 mijë hapave në ditë, për të ruajtur shëndetin tuaj, ka një lajm të mirë.

Hulumtimi i publikuar në revistën “JAMA Netvork Open” zbulon se nuk është e nevojshme të ecësh kaq shumë çdo ditë.

Ata sugjerojnë se ecja vetëm 8.000 hapa një ose dy herë në javë mund të jetë e mjaftueshme për të zvogëluar rrezikun e vdekjes.

“Për personat që nuk arrijnë të ushtrojnë rregullisht për shkak të punës apo detyrimeve familjare, ecja është ideale, për të ruajtur shëndetin”, tha autori i studimit Dr. Kosuke Inoue, transmeton Telegrafi.

Ja çfarë duhet të dini për numrin e hapave që duhet të ndërmerrni çdo ditë për të përmirësuar shëndetin tuaj:
Ajo që studiuesit zbuluan ishte se njerëzit që bënin 8000 ose më shumë hapa në ditë një ose dy herë në javë kishin shkallë më të ulët të vdekjes gati sa ata që bënin të njëjtin numër hapash çdo ditë. Me fjalë të tjera, ata zbuluan se njerëzit që bënin 8,000 hapa një deri në dy ditë në javë kishin një rrezik 15% më të ulët për të vdekur gjatë 10 viteve të ardhshme, ndërsa njerëzit që arritën pikën 8,000 hapa tre deri në shtatë ditë në javë kishin 16, 5% rrezik më të ulët.

“Studimi ynë sugjeron se ecja, edhe disa herë në javë, ka përfitime të rëndësishme shëndetësore. Çelësi është të lëvizësh. Nëse jeni këmbëngulës, numri i hapave që mund të bëni do të rritet me kalimin e kohës.”

Si ndikon numri i hapave në shëndetin tuaj?
Numërimi i hapave është bërë i zakonshëm për njerëzit që përpiqen të përmirësojnë shëndetin e tyre. Hulumtimet kanë treguar se është shumë më tepër sesa thjesht një frazë e përdorur nga entuziastët e fitnesit – numri i hapave që ndërmerrni në fakt mund të ketë një ndikim të madh në shëndetin dhe mirëqenien tuaj të përgjithshme.

Sa hapa duhet të bëjmë në ditë për të qëndruar të shëndetshëm?
Studimi tregon gjithashtu se ecja vetëm është e dobishme, ndërsa shpejtësia me të cilën ecim nuk është e rëndësishme.

Disa studime kanë shqyrtuar lidhjen midis numrit të hapave dhe rrezikut të demencës, kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

“Edhe 2000 hapa në ditë mund të zvogëlojnë rrezikun e vdekjes së parakohshme me pothuajse 10% sipas një studimi të JAMA Internal Medicine”, thotë kardiologu Bradley Server.

“Një studim i Neurologjisë JAMA që shqyrtoi më shumë se 78,000 pacientë të moshës 40 deri në 79 vjeç, të cilët mbanin pedometra dore, zbuloi se ata që ishin në gjendje të bënin gati 10,000 hapa në ditë kishin një rrezik dukshëm më të ulët të demencës sesa grupmosha e tyre, tha Dr. Server.

Ecja e rregullt zvogëlon rrezikun e:
sëmundjeve kardiovaskulare
diabetit
obezitetit
shtypjes së lartë

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix7 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix7 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix7 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix7 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook