Lidhu me ne

Mix

Ushqyerja e bebeve, cilat janë ushqimet e para

Baby behaviour & awareness: a guide | Raising Children Network

Kur duhet ta nisim ushqyerjen e bebeve, përveç qumështit?Cilat janë ushqimet e para dhe si t’i përgatisim? Këto janë dilemat që ka çdo nënë e re sot, kur bota teknologjike na ofron shumë informacion.

Ushqimi i fëmijës duhet të nisë që nga muaji i 6-të, një fëmijë nuk duhet ngarkuar më herët sepse mund të ketë efekte anësore që mund të sjellin një shëndet jo të mirë dhe gjithashtu në fillim fëmija nuk duhet të mbingarkohet me një pjatë të stërmbushur.Të kujtojmë që fëmija duhet të mësohet me tretjen, me shijet dhe kërkon kohën e tij!

Sa i përket asaj nëse duhet të fillohet ushqimi më herët, unë mendoj që JO, përderisa një fëmijë shton peshë mirë me qumësht gjiri apo në raste tëveçanta kur fëmija ushqehet me qumësht formulë, vazhdohet me qumësht deri në 6 muaj, në raste të veçanta mund të caktojë pediatri që fëmija të fillojë pak më herët se muaji i 6-të, përndryshe qumështi i gjirit apo ai formulë mjafton deri në muajin e 6-të.

Nga studimet e bëra ka një tendencë të lartë të nisjes së ushqyerjes para muajit të 6-të që është dhe rekomandim i OBSH-së. Çfarë këshillash keni për nënat e reja në këtë drejtim? Cilat janë ushqimet e para me të cilat duhet të prezantohet një bebe dhe si duhet t’i prezantohet ushqimi e në çfarë sasie; pra nëse mund të sugjeroni disa rregulla bazë për këtë fazë?

Ushqimi është një pjesë e bukur,emocionuese, si për nënën ashtu edhe për fëmijën. Mirëpo, nga emocionet nuk duhet kaluar në diçka të tepruar, vetëm nëse fëmija dëshiron një pjatë p.sh. sa një i rritur sepse thjesht e mbingarkon dhe nuk kemi bërë asgjë. Fëmija duhet në fillim vetëm të njihet me shijet, jo të mbingarkohet, duke filluar me pure të lëngshme me disa lugë të vogla, dukë testuar ushqimin nga tri ditë radhazi për të parë ndonjë shenjë alergjie. Rekomandohet tëfillohet me shijë më neutrale dhe duke kaluar pastaj te frutat që japin shije më tëëmbël. Mund të fillohet, p.sh., me disa lugëavokado, e cila radhitet tesuperushqimet për vlerat që përmban, dukë vazhduar karotën, kungulleshkën etj.

Në kulturën shqiptare ka një tendencë për ta ushqyer në sasi të mëdha fëmijën dhe me ushqime të tilla që mund të jenë edhe të rrezikshme për të, si sheqeri apo kripa. Çfarë këshillojnë nutricionistët për këtë aspekt?

Po,realisht e kanë njëshprehje: unë kam një fëmijë me radhë, një fëmijë me radhë e të shëndoshë, nuk është qëllimi tëarrihet më mirëështë një fëmijëelegant, mirëpo me kocka të forta e i shëndetshëm. Edhe ushqimi i shëndetshëm nuk duhet tëteprohet në sasi,sepseçdo gjë e tepruar ka dhe efektetanësore. Sa i përket kripës,ndonjëherë prindërit mendojnë që ushqimi duhet t’u pëlqejëvetëm kur shtojnë kripë dhe sheqer, mirëpo jo,nëseneve na pëlqen, nuk do të thotë që fëmijëve duhet t’u serviret ashtu. Fëmijët mësohen me shije që ne u shërbejmë, mund të mos e pëlqejnë disa herë, por vjen një kohë qëmësohenedhe me ato shije dhe pastaj mund të mos e pëlqejnë kripën fare.

Nuk ka nevojë të shtoni kripë në ushqimin e fëmijës suaj. Fëmijët kanë nevojë për një sasi shumë të vogël kripe: më pak së 1g (0,4g natrium) në ditë derisa të mbushin 12 muaj. Veshkat e fëmijës tuaj nuk mund të përballojnë më shumë kripë se kjo.

Kështuqë, nuk kanë farenevojë për shtimin e kripës në ushqim,sasinë e kripës e marrin nga qumështi i gjirit apo formulë.Kujdesuni për veshkat e fëmijës suaj!

Sa i përketsheqerit,sheqeri i rafinuar nuk sjelldiçka të mirë as për në të rriturit e për fëmijët hiç së hiç, andaj sa ma larg sheqerit.Sheqeri nuk rekomandohet para moshës 2-vjeçare dhe më e miraedhe tutje duke e zëvendësuar meëmbëltues të tjerë, si p.sh. hurmë arabe, mjaltë apo ndonjë shurup tëshëndetshëm.

Sipas jush, si mund të krijohet një kulturë ushqyerjeje e shëndetshme te fëmijët? A duhen lënë të lirë të hanë më dorën e tyre?

Fëmijët kanë botën e tyre dhe dëshirat e tyre.Asnjë fëmijë nuk është i njëjtë,secili nga ata janë tëveçantë dhe të bukur në mënyrën e vet, ashtu janë dhe tepjesa e ushqimit.

Disa fëmijëpëlqejnë ushqimin e dorës që 6 muaj dhe pëlqejnë“privatësinë”, disa fëmijëpëlqejnë tëushqehen me ushqim të bluar edhe 10 muajsh, disa fëmijë qajnëmenjëherë nëmomentin qëbëhen pis, ndaj nuk pëlqejnë tëushqehenvetë. Kështuqë, nëna duhet tëjetë e gatshme për faza tëndryshme, duke e ndjekur ritmin e fëmijës dhe njëkohësisht duke tentuar ta pavarësojë nëaspektin e ushqimit me kohë,sepse fëmijët, kur fitojnëshprehinë e tëushqyeritvetë, e shijojnë ushqimin edhe më shumë.Lëreni tëeksplorojnë në ushqim me kohë dhe nën kujdesin tuaj.

Një tjetërshqetësim i nënave janë alergjitë ushqimore ose ndjeshmëria ndaj glutenit. Cilat janë shenjat që tregojnë për alergjinë dhe çfarë duhet të bëjë nëna në këtë rast?

Alergjitë janë tëndryshme, prandaj dhe rekomandohet qëçdo ushqim i ri te fëmija tëtestohet nga tri ditë.Simptomat mund tëjenë tëndryshme, më tëshpeshtat janëskuqjet në trup te pjesa e pampersit apo e gojës, diarre, të vjella. Nënat duhet tëshkojnë te mjeku pas çdo simptome që mund t’i paraqitët fëmijës.

Ju menaxhoniedhe një grup të madh në “Facebook”,“Kuzhina e bebit”, ku nënat ndajnë receta apo kërkojnë këshilla. Sipas jush, a po rritet përgjegjësia e tyre në ushqyerjen e shëndetshme dhe cilat janë dukuritë që ju kanë bërë më shumë përshtypje nga postimet e nënave në këtë grup?

Jam shumë e kënaqur nga grupi dhe nënat e mrekullishme që ka grupi.Po rritët në mënyrën më të mirë tëmundshme, kur njëpjesë e madhe e tyre janë aktive, kjo ështëpjesa që më së shumti mëpëlqen,sepse nëmomentin që janë aq aktive, janë që edhe gatuajnëshëndetshëm për fëmijët e tyre.

Grupi është rritur shumëdhe ka 25.000 ndjekës për vetëmbrenda 1 viti, gjë që jep njërezultat shumë të mirë. Mirëpo, ne nënat së bashku kemi akoma punë për të bërë për të ftuar dhe nëna tëreja te grupi. Përveç grupit, rezultat shumë të mirë shoh dhe te“Instagrami”,“Kuzhina e bebit” ku janë mbi 30mijëndjekës që janë aktivë me pyetjet rreth ushqimit tëshëndetshëm.

Te nënat në grup, ajo çfarë më bën përshtypjeështë që nëçdo ushqim që përgatisin, nëçdo kombinim dëshirojnë të dinë edhe vleratushqyese dhe kjo po qëështë një plus për çdonënë, duke e ditur sëçfarë po i shërben fëmijës te pjata, p.sh. nënat që i kanë fëmijët memungesë hekuri mundohen qëkombinimet t’i bëjnë meushqimet që kanë hekur, qoftëhekur, hem apo jo hem, por mundohen që t’i rrisin vlerat e hekurit te fëmijët e tyre edhe përmes ushqimit. Andaj i lumtëçdo nëne për përkushtimin ndaj fëmijëve tëtyre!

Zoti i ruajttë e i bekoftë gjithmonë!Dhe,në fund, ne vazhdojmë me fjalën motivuese të grupit: Nëna për nënat së bashku për fëmijët tanë. Një trup i shëndoshë, një mendje e ndritur.

Receta për fëmijë

Ëmbëlsirë me boronica

Kjo recetë është recetë e thjeshtë, e shpejtë, me një aromë të ëmbël.Është gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i kalciumit dhe ishte një nga ushqimet e preferuara të Arit,filloi me ushqimet e dorës. Një superdesert i shëndetshëm për fëmijët… Kalciumi, një mineral që luan një rol të rëndësishëm në aktivitetet e mëposhtme: • Zhvillimin e kockave dhe të dhëmbëve; • Koagulimin e gjakut; • Mirëmbajtjen e shëndetshme të nervave dhe muskujve. Thithja dhe përdorimi i kalciumit në trup ndikohet nga prezenca e ushqyesve të tjerë, të tilla si vitamina D, e cila duhet të jetë e disponueshme në trupin e një fëmije për të mbajtur dhe përdorur kalciumin e konsumuar… Copa jogurti me boronica Mosha/ 8muaj + Koha e përgatitjes 5 minuta Koha për servirje 1:30-3:00h (koha e ngrirjes).Përbërësit: 1 kupë Greek Yogurt (ose kos të shtëpisë) .1 kupëboronica (të ngrira)Procedura: 1. Në një tepsi të vogël vendosni një letër për pjekje. 2. Në një enë të thellë shtoni jogurtin dhe boronicat, shtypni boronicat.

Supë me brokoli

Supertopthat me spirulinë

Toptha të shëndetshëm që ne ndryshe i quajmë “supertopthat”, pasi përmbajtja e topthave është nga super ushqimet.Para ca ditëve postova vlerat e shumta të spirulinës, ku përveç asaj kërkuat recetë me spirulinë.Një recetë të ngjashme sikurse kjo sot e kam postuar edhe para disa muajve. Benefitet e spirulinës janë të shumta, e gjeni te postimi i plotë që e kam postuar ditë më parë, mirëpo që trupi t’i përthithë vlerat e spirulinës rekomandohet të kombinohet me vitaminë C ose mjaltë dhe në këtë recetë e kemi kombinuar me mjaltin manuka dhe një tjetër super ushqim, fikun e thatë.

Fëmijë me mungesë të hekurit = superrecetë; Fëmijë nën peshë = superrecetë;

Fëmijë me imunitet të ulët = superrecetë; Fëmijë duke u përballur me kollën dhe ftohjen = superrecetë.

Toptha me Spirulinë

Për 15-20 servime (varësisht nga forma)

Përbërësit (shih në foto –> ) mund t’i gjeni te Dyqani BIO

Procedura:

  1. Vendosim fiqtë e thatë në ujë të nxehtë për 20 minuta, pastaj i kalojmë në procesor, i bluajmë deri kur kthehet në teksturë kremoze (Pa ujin vetëm fiqtë).
  2. Kalojmë lajthitë dhe tërshërën në procesor, i bluajmë deri kur masa kthehet në miell (apo imët).
  3. Në një enë të thellë bashkojmë fikun e bluar së bashku me lajthitë dhe tërshërën e bluar. Shtojmë spirulinën dhe mjaltin manuka.
  4. Bashkojmë përbërësit duke i kthyer në “brumë” nga brumi në toptha. Në një pjatë të rrafshët vendosim flluska kokosi.
  5. Kalojmë topthat një nga një në kokos. I vendosim në frigorifer për 1-2 orë dhe të gatshme për servirje.

Ne i mbaruam, i vendosëm në gotat e vogla prakiket 100ml nga TwistshakeKosovo dhe dolëm për shëtitje së bashku me Arin.

  1. Një topth i tillë mjafton për fëmijën në ditë.
  2. Mjaltin mund ta zëvendësoni me mjaltin që keni në shtëpi.Kujdes për të gjithë që kërkoni ta blini mjaltin manuka, sigurohuni që mjalti manuka ka certifikatën e Zelandës së Re, sepse në treg po shitet mjaltë kinse mjaltë manuka e në brendësi – mjaltë gështenje.
  3. Kjo recetë serviret për fëmijët 2 vjeç e tutje.

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar16 orë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar16 orë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet16 orë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix17 orë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore17 orë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore1 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix1 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix1 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix1 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook