Lidhu me ne

Radar

Sekretari amerikan i Shtetit Blinken ka lidhje familjare me George Soros

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka lidhje me George Soros nga ana e prindërve të tij. Tani Blinken po sillet para një gjykate ndërkombëtare për veprimet e tij me Shqipërinë.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken është një fatkeqësi totale. Veprimet e tij në Afganistan për t’ia dorëzuar mbrojtjen e trupave amerikane në vend talebanëve dhe dorëzimin e 84 miliardë dollarëve në armë, pajisje ushtarake dhe aeroplanë, ishte dorëzimi më i keq në historinë e Shteteve të Bashkuara. Ajo që është më e keqja, është fakti që një gjë e tillë nuk ishte e nevojshme. E gjitha ishte një katastrofë totale.

Tani ne po presim një marrëveshje të tmerrshme me Iranin, marrëveshje e cila është arritur nga Blinken, por që mund të jetë edhe më e keqe. Marrëveshja më e keqe në historinë e SHBA-së po vjen ndoshta këtë javë.

Kufiri jugor është një rrëmujë. SHBA po futet në një situatë kaotike në Ukrainë falë Blinken.

Si ka mundësi që Blinken është kaq i tmerrshëm? Arsyeja është se gjithçka duket e qëllimshme. Nuk ka vërtet asnjë shpjegim tjetër. Së fundmi kemi zbuluar informacione se çfarë mund të ndihmojë në shpjegimin e veprimeve të Blinken, prindërit e tij janë të afërt me George Soros.

Ish-këshilltari i lartë i Presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare dhe Politikën e Jashtme, Richard Grenell, shkroi një artikull në nëntor të vitit 2021, i cili u botua nga ACLJ.

Kjo histori fillon me një postim nga Blinken në lidhje me ish kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.

“Veprimet korruptive të ish-presidentit të Shqipërisë Sali Berisha minuan demokracinë në Shqipëri. Unë publikisht po e shpall  Berishën dhe anëtarët e ngushtë të familjes së tij, si të papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi Të Bashkuar Kundër Korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, shkroi atëherë Blinken në një postim në Twitter.

Nuk kishte asnjë arsye për këtë akt nga Blinken. Aq më tepër që Berisha njihet si një njeri që u ngrit kundër komunizmit në vendin vendin e tij. Gjithsesi Berisha u kundërpërgjigj ndaj deklaratës së Blinkenit.

Rezulton se prindërit e Blinken janë mbështetës të “Open Society” të George Soros, fakt i cili është trajtuar edhe nga zoti Grenell.

“Berisha i ka kritikuar veprimet e Departamentit të Shtetit si vepër të miliarderit radikal të majtë George Soros dhe organizatës së tuj “Open Society”, një organizatë që pretendon se promovon transparencën dhe të drejtat e njeriut në Ballkan. American Center for Law and Justice dhe dega jonë ndërkombëtare, Qendra Evropiane për Ligjin dhe Drejtësinë (ECLJ), kanë ekspozuar ndikimin e jashtëzakonshëm, radikal – madje disa mund ta quajnë të korruptuar – të Soros në skenën botërore. Pretendimet e Berishës në lidhje me Sekretarin Blinken dhe Soros nuk duhet të hidhen poshtë kaq shpejt. Prindërit e Sekretarit amerikan të Shtetit, Vera dhe Donald Blinken, kanë dhuruar në mënyrë të përsëritur për “Open Society”, madje duke krijuar një fond të përhershëm në një arkiv të dhënash me bazë në Evropë që mban emrin e tyre – Arkivat e “Open Society” të Vera dhe Donald Blinken.

Kongresmeni Lee Zeldin (NY-1), një anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, së fundmi u përball me Sekretarin Blinken për sanksionimin e tij të papritur ndaj Berishës. Sekretari Blinken tregoi shumë pak vetëbesim kur iu kërkua sqarim, duke thënë “Unë nuk kam asgjë për të ndarë me ju”. Ndërkohë që Blinken nuk përcolli asnjë sqarim, asnjë informacion apo provë nuk është dorëzuar. Saga vazhdon.

Aktualisht, e vetmja provë  të cilën dimë është kundërshtimi i vendosur i Berishës ndaj ndërhyrjes politike të Soros, të cilën zoti Berisha e ka dënuar si anashkalim të shtetit ligjor dhe ndikimit informal në të gjithë rajonin e Ballkanit. Vetë zoti Berisha në vitin 2017 u bëri thirrje qeverive të shteteve të mëdha të hetonin rolin e Soros në politikën rajonale dhe shkoi aq larg sa të inkurajonte të tjerët që ta shpallnin Sorosin “non-grata”.

Sekretari Blinken tani përballet me një sfidë të re ndaj autoritetit të tij në formën e gjykatave ndërkombëtare. Javën e kaluar, Gjykata Korrektuese e Parisit njoftoi se do të organizonte një seancë dëgjimore ndaj zotit Berisha dhe pretendimin e tij se Blinken ka shpifur për të dëmtuar reputacionin e tij duke e shpallur atë persona non-grata.

Dhe Berisha ka një fakjt në dorë. Sanksionet të cilat ndalojnë udhëtimin në SHBA, që Blinken ka përdorur kundër Berishës, janë zakonisht një lëvizje e rezervuar për disa nga shkeljet më flagrante në botë, të mbështetura në prova të normave ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut, duke përfshirë për shembull rastet e oligarkëve rusë. Megjithatë Berisha ka qenë mik i SHBA-së dhe madje është pritur nga të dy presidentët Bush”, shkroi Grenell.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook