Lidhu me ne

Mix

Kafeja turke/ Sekretet e përgatitjes së kafesë turke me shijen perfekte

nga AgroWeb

Në kohën e sulltanëve, hiret dhe aftësia e bërjes së kafesë ishin çelësi i suksesit për humor të mirë. Foto: Flickr

Kafeja turke është e famshme në të gjithë botën jo vetëm për shijen dhe stilin e veçantë të përgatitjes por edhe aftësitë për të treguar të ardhmen, për ata që besojnë rrëfenjat e saj.

Nëse në botë besohet se dashuria kalon nga stomaku, në perandorinë Otomane e në Turqinë e ditëve të sotme, dashuria kalon në filxhanin e kafesë.

Në kohën e sulltanëve, hiret dhe aftësia e bërjes së kafesë ishin çelësi i suksesit për humor të mirë

Në ditë e sotme, një nuse e re arrin të befasojë bashkëshortin edhe falë cilësive në përgatitjen e një filxhani kafeje me kajmak.

Mjeshtëria në Përgatitjen e Kafesë Turke 

Përgatitja e një filxhani kafeje nuk është diçka që duhet bërë shkel e shko.

Përpara përgatitjes, një amvisë duhet të ketë pajisjet e duhura: kafenë pluhur, xhezvenë, filxhanin, lugën e drurit, sheqerin dhe ujin.

Bluarja e Kafesë

Kafeja e bluar e freskët është çelësi i suksesit të një filxhani të shijshëm.

Zakonisht, amvisat mbajnë në shtëpi mulli kafeje të përmasave të vogla për të prodhuar kafenë pluhur njësoj si kakaoja.

Sasitë e mëdha duhen ruajtur në një enë qelqi të mbyllur hermetikisht.

Servirja

Servirja është një aspekt i rëndësishëm i shijimit të kafesë turke.

Ajo serviret në filxhanë më të vegjël se ajo e kafesë espresso.

Çdo amvisë e di sa lezeton kafeja turke e servirur në filxhanë të bukur e të hijshëm.

Xhezveja

Xhezveja duhet të jetë prej bakri ose inoksi.

Ajo rekmandohet e vogël me të cilën mund të përgatisni një ose maksimumi dy filxhanë kafeje.

Sheqeri

Ekspertët thonë se sheqeri duhet hedhur në fillim të përgatitjes së kafesë.

Kjo është arsyeja përse pyetja e parë që bëhet në porosinë e kafesë është sa e ëmbël duhet të jetë ajo.

Amvisat shqiptare e pijnë kafenë ‘të mesme’ që do të thotë me një sasi mesatare sheqeri.

Kjo sasi përkthehet në një ose dy kubikë sheqeri ose një lugë e gjysmë çaji me sheqer.

Uji

Filxhani ku do të serviret kafeja përdoret si njësi matëse për ujin.

Nëse do të përgatisni dy filxhanë kafe, atëherë në xhezve duhet të hidhni dy filxhanë me ujë.

Përgatitja:

Një filxhan ujë kërkon një lugë druri kafeje me pluhurin e sapobluar.

Ekspertët rekomandojnë lugën e drurit sepse ajo metalike ndikon tek shija e kafesë.

Kafeja nuk duhet përzier kur hidhet në xhezve.

Ajo duhet lënë të tretet vetë në ujë.

Më pas shtohet sheqeri në varësi të ëmbëlsisë që dëshironi.

Kafeja duhet zier në një temperaturë të ulët e për këtë kërkon kohë dhe durim.

Kafesë i duhet qëndruar mbi kokë por nuk duhet përzier.

Me kalimin e sekondave, sheqeri dhe kafeja do të shkrihen me njëri tjetrin dhe do të formojnë pijen e shumëdëshiruar.

Kur kafja të nisë të formohet, mund t’i jepni një përzierje të lehtë me lugë druri por pa shpërqendruar bulëzat.

Shtresën e parë të kafesë të valuar mund ta hidhni menjëherë në filxhan dhe më pas xhezvenë ta ktheni sërish në zjarr.

Me valën e dytë dhe të tretë kafeja do të ketë një shije fantastike dhe servirja do të jetë e denjë si për një sulltaneshë./AgroWeb.org

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar10 orë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar10 orë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet10 orë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix10 orë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore10 orë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore1 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix1 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix1 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix1 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook