Lidhu me ne

Kryesore

Marrëzitë që ndodhin në Shqipërinë tonë tejkalojnë çdo kufi imagjinate

“Qeverisja e të marrëve!”/ Gazetari zbulon lidhjet: Autoriteti i Konkurrencës pjesë e kartelit për rritjen e çmimit të naftës

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gazetari Klodian Tomorri, ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku kritikon punën e  Autoritetit të Konkurrencës.

Duke iu referuar faktit se nga njëra anë dalin me deklarata se do të hetojnë tregun e karburanteve nëse ka marrëveshje për caktim çmimesh, dhe nga ana tjetër ulen bashkë me Ministrin e Financave të caktojnë çmimet.

Tomorri thekson se Autoriteti Konkurrencës është zyrtarisht pjesë në kartel, duke shtuar se marrëzitë në këtë vendin tonë nuk kanë fund.

“Qeverisja e te marreve

Autoriteti i Konkurrences thote se do te hetoje tregun e karburanteve per te zbuluar nese ka marreveshje mes shoqerive te karburanteve per caktim cmimesh. Shume mire deri ketu.

Por dy here ne jave Autoriteti i Konkurrences ulet ne nje bord bashke me Ministrine e Financave, ate te Energjise dhe tregtaret e karburanteve. Dhe cfare bejne keta tek bordi? Caktojne cmimin e naftes.

Ky i yni eshte Autoriteti i vetem i Konkurrences ne historine e njerezimit dhe ndoshta edhe Universit, po pati jete ne ndonje planet tjeter, i cili eshte zyrtarisht pjese ne kartel. Eshte njesoj sikur polica e shtetit te beje vrasje me pagese per llogari te bandave. Por zyrtarisht, se polic kriminele mund te kete plot.

Ky lajmerimi qe bordi vendosi cmimin x leke liter ne tre ditet e ardhshme eshte njesoj sikur policia te nxjerre nje deklarate ku te thote: forcat e policise kryen sot tre vrasje te suksesshme per llogari te bandes y. Cmenduri.

Tani puna eshte ke do hetoje Autoriteti i Konkurrences per fiksim cmimesh? Do hetoje veten?

Kujt do ia vere gjoben per kartel? Vetes, ministrise se financave apo asaj te energjise?

Marrezite qe ndodhin ne Shqiperine tone tejkalojne cdo kufi imagjinate.”

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook