Lidhu me ne

Kioske

Për të kuptuar gjeneral Begajn e së ardhmes, kujtoni gjeneral Lleshajn e së shkuarës

Për të kuptuar gjeneral Begajn e së ardhmes, kujtoni gjeneral

Alfred Lela

Të gjithë prisnin e flisnin që Edi Rama të zgjidhte një grua si President/e të vendit. Ai nuk i kënaqi parashikuesit e kësaj teze, por u bashkua me ta te fakti se zgjedhja do të ishte ekskluzivisht e tij. Siç prej një muaji jehon komentariati politik në Tiranë.

Rama, duke mos zgjedhur një grua, nuk është se iu largua shumë prirjeve të veta. Mos harroni se, edhe një President para Metës, ai kishte ofruar kandidaturën e një ushtaraku, gjeneralin Sandër Lleshaj, emri i të cilit kishte ardhur te ai nëpërmjet shkrimtarit Ismail Kadare.

Duhet të ndalemi te ky profil, ai i ushtarakut të lartë, të cilin e përfaqësonte deri dje Lleshaj në aulat e politikës socialiste dhe nga sot e për pesë vjet me radhë, Bajram Begaj. Skanimi i profilit profesional dhe njerëzor është i rëndësishëm për të kuptuar se deri ku do të jetë z. Begaj President i Edi Ramës dhe sa ‘përfaqësues i unitetit të kombit’ dhe mbi palët politike.

Statura e gjeneralit dhe uniforma e ushtarakut, në shikim të parë të çojnë drejt shtampës së një burri serioz, që nuk bën kompromise dhe që ka ‘nderin, detyrën dhe atdheun’ para çdo gjëje, siç tha edhe vetë dje gjenerali-në-pritje-të-Presidencës, në takim me Kryeministrin. Ne jemi të detyruar ta vëmë dyshimin në fre për Presidentin e propozuar, por nuk ka se si, të mos bëjmë një krahasim me gjeneralin tjetër, i cili mori dy favore nga Partia Socialiste dhe Edi Rama, Sandër Lleshajn.

Në fillim i rrëzuar nga Berisha për postin e Presidentit, ai u kthye në kohën e qeverisjes socialiste, në fillim si këshilltar ushtarak i kryeminsitrit Rama dhe më vonë si ministër i Brendshëm. Në këtë detyrë ai prodhoi disa prej momenteve më kundërthënëse në raport me opozitën, duke tejkaluar fort edhe socialistët 24 karatësh, paraaradhësit e tij, Sajmir Tahiri dhe Fatmri Xhafaj. Brutaliteti i ndërhyrjeve të Policisë së së tij në protestat e opozitës ishte i pashoq. Mbipesha e hedhur te përdorimi i gazit lotsjellës dhe dhunës policore mund të vinte me dy shpjegime: zelli prej shërbëtori për t’i hyrë në qejf shefit ose inati i  padalë me opozitën, e cila kur emri i tij ishte thirrur në apel nga historia për t’u bërë i pari i vendit, u prit me refuzim.

Cilido qoftë interpretimi, z. Lleshaj do të mbahet mend si nxënës i teprimit. Si të gjithë ata që e teprojnë me shërbime, ashtu përfundoi edhe ai. I dorëhequr pas vrasjes së Klodian Rashës ai tranzitoi drejt fundit si drejtues qarku i PS në Lezhë. Rivaliteti me figura të tjera të PS atje, e bënë Ramën që, mes tij dhe socialistëve të zgjidhte ata që u vlente lëkura politikisht dhe jo zejtarinë në zell të Lleshajt. Ai e pa veten jashtë listës së kandidatëve për deputetë, dhe kjo e hodhi andej nga erdhi, në margjinat e jetës publike.

Sot më shumë një kujtim i hidhur i opozitarëve se sa një kujtesë politike, Lleshajt i duhet të lëpijë plagët e zelltarit që mendon se shërbimi nuk i është shpërblyer. Leksioni që ai la si ministër i Brendshëm, dhe do të kish prodhuar edhe po të ishte zgjedhur President është se kandidaturat dhe profilet jopolitike apo jopublike, janë dëshmuar të papërshtatshme, në mos kundërproduktive në rolin e kreut të shtetit, apo dhe në ushtrime të tjera të pushtetit. Pa fibrën politike ata kthehen në profesionistë jashtë gravitetit të tyre. Të trysnuar nga fuqia e madhe e krerëve dhe mjedisit politik ata kërkojnë të plotësojnë me zell, atë që nuk e kanë në staturë politike.

Ky ishte hendeku në të cilin ra Sandër Lleshaj dhe i njëjti rrezik e prêt Bajram Begajn.  

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook