Lidhu me ne

Kryesore

Inceneratorët, Berisha thirrje qytetarëve: Koha për t’i bërë gjyqin publik Ramës dhe përgjegjësve të tjerë

Është koha, të dashur qytetarë, t’i bëjmë gjyqin publik Ramës, Agaçit, Ahmetajt dhe Velisë. Të cilët e ndjejnë se janë të pashpresë përpara jush dhe kanë filluar t’i përcjellin fajin njeri-tjetrit.

Inceneratorët, Berisha thirrje qytetarëve: Koha për t’i

Teksa ka hedhur akuza ndaj zyrtarëve të lartë të qeverisë për përfshirje në “vjedhjen” përmes inceneratorëve, kryedemokrati Sali Berisha iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bëjnë “gjyqin publik” qeverisë.

Duke e quajtur organizatë kriminale, Berisha tha se kanë nisur ta lënë fajin te njeri-tjetri. Sipas tij, SPAK është kthyer në mburojë të qytetarëve. Kryedemokrati i quajti përgjegjësit e të ashtëquajturës aferë e inceneratorëve, një ndër grupet më të rrezikshme kriminale në botë.

Është koha, të dashur qytetarë, t’i bëjmë gjyqin publik Ramës, Agaçit, Ahmetajt dhe Velisë. Të cilët e ndjejnë se janë të pashpresë përpara jush dhe kanë filluar t’i përcjellin fajin njeri-tjetrit.

Jam këtu për të dënuar edhe njëherë këtë organizatë kriminale qeveritare dhe qëndrimin e SKAP që u shërben atyre si mburojë. Për t’u bërë thirrje qytetarëve me thirrjet e Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë, për t’i bërë gjyqin publik kësaj organizate kriminale më të rrezikshme në Shqipëri, ndër më kriminalet në Europë dhe botë”, u shpreh kryedemokrati.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook