Lidhu me ne

Mix

Metoda japoneze: Ja si vihen foshnjat në gjumë për 13 minuta

Metoda japoneze: Ja si vihen foshnjat në gjumë për 13 minuta

Vënia në gjumë e një fëmije të vogël, është shpesh një detyrë shumë sfiduese. Kush është prind e di këtë. Ky problem është kaq shumë i përhapur nëpër botë, sa që një grup shkencëtarësh japonezë, të udhëhequr nga Kumi Kuroda, është munduar të gjejë një zgjidhje, duke publikuar “recetën për një gjumë të qetë” (për foshnjat dhe prindërit).

Studimi analizon në detaje se si ndikojnë lëvizjet në qetësimin e fëmijëve që qajnë. Shkencëtarët krahasuan reagimin e 21 të porsalindurve në 4 situata të ndryshme:në krahët e nënës që qëndron në këmbë, në krahët e nënës ulur, shtrirë në një krevat fëmijësh, dhe shtrirë në një djep që lëkundet.

Falë kamerave video dhe elektrokardiogramave, shkencëtarët ishin në gjendje të vëzhgonin reagimet fiziologjike dhe të sjelljes së fëmijëve. Dhe çfarë zbuluan ata? Kur nëna ecte me fëmijën e saj në krahë, foshnjat që qanin u qetësuan dhe rrahjet e tyre të zemrës u ngadalësuan brenda 30 sekondave.

Një efekt i ngjashëm u pa me vendosjen në djep. Por kjo gjë nuk ndodhte kur nënat e mbanin foshnjën në krahë ndërsa qëndronin ulur (në këtë rast rrahjet e zemrës u rritën), ose kur evendosën në krevatin që nuk lëkundet. Po për sa kohë duhet ecur? Shkenca thotë 5 minuta.

Të gjitha foshnjat që qanin ndaluan pas 5 minutash ecje, duke qenë në krahët e nënës së tyre,dhe gjysmën e tyre e zuri gjumi. Por kini kujdes:”Ecja për 5 minuta e nxit gjumin, por vetëm tek fëmijët që qajnë. Çuditërisht, teknika nuk funksionon tek foshnjat që janë të qetë dhe nuk qajnë”– thotë Kuroda.

Por kur nënat u përpoqën t’i vendosnin fëmijët e tyre në shtrat kur ishin përgjysmë në gjumë, më shumë se 1/3 e tyre u zgjuan plotësisht brenda 20 sekondave. Gjatë eksperimentit ndodhi pikërisht ajo që ndodh zakonisht në realitet. Ekipi i studiuesve zbuloi se të gjitha foshnjat kanë reaksione fiziologjike, përfshirë përshpejtimin e rrahjeve të zemrës, të cilat mund t’i zgjojnë kur trupat e tyre shkëputen nga trupat e nënave të tyre.

“Unë jam nënë e 4 fëmijëve, e megjithatë jam befasuar nga rezultati. Pasi deri më sot mendoja se zgjimi i fëmijës kur vendoset në shtrat lidhej me mënyrën se si është vendosur, delikatesën e lëvizjes dhe pozicionin e tij”– shton më tej Kuroda, drejtuese i grupit kërkimor. Atëherë si zgjidhet problemi i pozicionimit? Studiuesit bënë disa testime, dhe zbuluan se parametri kryesor për të qenë në gjendje të vendosësh në shtrat pa u zgjuar të porsalindurit ishte vonesa e vënies në gjumë. Në praktikë është parë se të vegjlit zgjoheshin nëse vendoseshin shumë shpejt në krevat:ata duhej të flinin në prehrin e nënës edhe për 8 minuta të tjera për të mos u zgjuar kur i vendosnin në djep.

Si përfundim, receta për t’i vënë në gjumë foshnjat që qajnë shumë dhe që s’mund të flenë është: Ecni me fëmijën në krahë për 5 minuta, duke shmangur lëvizjet e papritura. Qëndroni ulur me fëmijën në krahë për 8 minuta të tjera.

Më pas vendoseni fëmijën në krevatin e tij. Shkenca argumenton se kjo procedura është shumë efektive. Pavarësisht se e kanë kryer eksperimentin vetëm me nënat, studiuesit janë të bindur se teknika funksionon edhe me anëtarët e tjerë të familjes. Në këtë pikë, gjithçka që ju mbetet është ta provoni.

MË TEPËR

Mix5 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix5 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix5 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix5 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix5 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix5 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix5 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix5 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix5 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix5 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook